percentage icon

Vetëm me Magenta Moments deri në një Eko zbritje të pabesueshme prej 5000 denarë për celularin tuaj të ri T Phone ose T Phone Pro 2023

Përfitoni nga oferta e disponueshme për ju në Magenta Moments, zhbllokoni atë dhe tregoni atë për verifikim në një nga dyqanet tona të Telekomit. Ktheni një pajisje të vjetër dhe zgjidhni një celular të ri T Phone ose T Phone Pro, tani me një Eko zbritje të pabesueshme prej 5000 denarë.

percentage icon

Ktheni telefonin e vjetër celular dhe Përfitoni zbritje në smartfonin tuaj të ri Xiaomi Redmi

Të gjithë abonuesit privatë ekzistues dhe të rinj pospejd të cilët do të lënë pajisje të vjetër dhe do të zgjedhin Redmi 13C, Redmi Note 13, Redmi Note 13 Pro 5G apo Redmi Note 13 Pro+ 5G, do të fitojnë „Eko zbritje“ prej 2000 denarësh. Promocioni do të vlejë në periudhën nga 2.5.2024 deri më 23.5.2024, ndërsa dita e fundit për ndarje dhe shfrytëzim është 23.5.2024.

Së bashku për mbrojtjen e mjedisit jetësor

Ndryshimet klimatike prekin të gjithë botën dhe ne kemi një përgjegjësi të përbashkët për të reduktuar ndikimin negativ në natyrë. Le të veprojmë tani dhe të bëjmë një ndryshim për një të ardhme më të mirë për të gjithë, me ju, abonuesit tanë, si partnerë në arritjen e qëllimit të përbashkët - një mjedis jetësor më të pastër.

Prandaj, në Ditën Globale të Riciklimit – 18 Mars, ne filluam një iniciativë për të ricikluar celularët e vjetër.
Në të gjitha dyqanet tona, në partneritet me “Zero Mbetje”, do të mbledhim celularë të vjetër për të përmirësuar së bashku me ju procesin e reduktimit të mbetjeve elektronike.

Nisma "Eko zbritje" është shprehje e përkushtimit të Telekomit, si një kompani e ndërgjegjshme për mjedisin, për të kontribuar në uljen e ndikimit të dëmshëm në natyrë dhe krijimin e një mjedisi jetësor më të shëndetshëm. Kjo nismë mban vulën e cilësisë, përgjegjësisë dhe qëndrueshmërisë #GreenMagenta

Green Magenta

Kushtet dhe përfitimet

Kujt i takon Eko zbritja
Promocioni "Eko zbritje" vlen për të gjithë abonentët privatë ekzistues dhe të rinj me kontratë. Zbritja nga Magenta Moments mund të përdoret vetëm për blerjen e një T Phone të ri 5G dhe T Phone Pro 5G duke nënshkruar një kontratë të re ose duke rinovuar një kontratë në Besnik 24 ose me buxhet familjar, brenda një periudhe 30 ditore nga dita e kthimit të pajisjes së vjetër. Eko zbritja për T Phone 5G dhe T Phone Pro 5G ofrohet vetëm përmes ofertës Magenta Moments. Eko zbritja vlen edhe për abonentët që kanë një kontratë aktive të buxhetit familjar në momentin e porositjes së pajisjes së re.

Eko zbritja për T Tablet është 1000 denarë dhe mund të përdoret në afat prej 90 ditësh nga kthimi i pajisjes së vjetër.

icon eco

Me promocionin „Eko zbritje“ për modelet Xiaomi Redmi e plotësojmë procesin tashmë ekzistues të kthimit të telefonave të vjetër celularë në këmbim të zbritjes për të cilin mund të përdoret vetëm për blerjen e një telefoni të ri celular me kontraktimin e një kontrate të re ose me rinovimin e kontratës në Besnik 24 apo me Buxhetin familjar.

Periudha e vlaliditetit


Eko zbritja përmes Magenta Moments për T Phone 5G dhe T Phone Pro 5G vlen për 30 ditë nga kthimi i pajisjes së vjetër. Dita e fundit e dhënies dhe përdorimit është 31.5.2024.
Eko zbritja për T Tablet vlen për 90 ditë nga dita e kthimit të pajisjes së vjetër.

Zbritja eko është e vlefshme për 90 ditë nga dita e kthimit të pajisjes së vjetër.
Zbritja Eko mund të shfrytëzohet nga një abonues vetëm një herë në periudhë prej 18 muajsh.
Zbritja eko për modelet Xiaomi Redmi do të vlejë në periudhën nga 2.5.2024 deri më 23.5.2024. Dita e fundit për ndarje dhe shfrytëzim është 23.5.2024

Mënyra e aktivizimit

Eko zbritja prej 5000 denarë për T Phone 5G dhe T Phone Pro 5G është e disponueshme vetëm përmes ofertës Magenta Moments, duke e zhbllokuar dhe paraqitur ofertën te një përfaqësues i shitjes në cilindo dyqan të Telekomit.
Nëse nevojiten udhëzime për të zhbllokuar ofertën në Magenta Moments, ato mund të merren në dyqanin më të afërt të Telekomit ose në këtë lidhje.

Zbritja eko për T Tablet dhe Zbritja eko për modelet Xiaomi Redmi aktivizohen në mënyrë automatike gjatë blerjes së martonit të ri. Ndahet vetëm një Eko zbritje për një linjë.
Zbritja eko ndahet në nivel të Custcode, që do të thotë se, pavarësisht se sa linja i ka shfrytëzuesi i një Custcode, ai mund ta shfrytëzojë vetëm një Eko zbritje.

Përfitoni nga zbritja
promocionale Eko për të blerë telefonin tuaj të ri T Phone 5G dhe modele të caktuara Xiaomi Redmi!
Shikojeni listën e plotë këtu.

T Phone

T Phone

Rendit
T Phone Pro

T Phone Pro

Rendit
T Phone

Samsung S24

Нарачај
T Phone Pro

Samsung S24+

Нарачај
T Phone

Samsung S24 Ultra

Нарачај

* Lista e pajisjeve për të cilat vlen zbritja Eko është subjekt i ndryshimeve dhe plotësimeve. Promocioni zgjat për një periudhë të kufizuar kohore.

Nula otpad logo
Verzioni desktop