Makedonski Telekom - Profil i kompanisë
 

Profil i kompanisë

Si operator udhëheqës nacional për komunikime elektronike, Telekomi i Maqedonisë SHA-Shkup shfrytëzuesve të vet u ofron spektër të gjerë të shërbimeve telekomunikuese dhe përmbajtjeve argëtuese, edhe atë në domenin e rrjetit fiks, shërbimeve të gjera dhe zgjidhjeve të integruara, përfshirë edhe televizion përmes internet protokollit (IPTV). Në portfolion produktive të kompanisë për shërbime të bazuara në Internet protokollin, bartjen e të dhënave, shitjen dhe huazimin e pajisjes dhe shërbimeve për integrim sistematik.

Duke siguruar shërbime inovative me kualitet të lartë dhe efikasitet në të gjitha sferat e veprimit, kompania ka pozitë dhe rol kyç në modernizimin dhe zhvillimin e tregut telekomunikues në Republikën e Maqedonisë. Me zhvillimin e prodhimeve inovative dhe shërbimeve, kompania e promovon rrjetëzimin personal dhe social në mesin e njerëzve në shoqërinë e Maqedonisë, me çka bëhet bartës kryesor nacional i ndërtimit të shoqërisë informatike në shtet.

Një pjesë e grupacionit ndërkombëtar Dojçe Telekom

Nga viti 2001, kompania si anëtare e grupacionit Magjar Telekom, bëhet pjesë e grupacionit ndërkombëtar Dojçe Telekom. Me brend strukturën e re dhe vazhdimisht në hap me arritjet më të reja botërore nga domeni i komunikimeve elektronike, kompania në vazhdimësi fokusohet në plotësimin e kërkesave dhe nevojave të shfrytëzuesve në kohën moderne, pastaj gjithmonë duke i shfrytëzuar mënyrat më të mira të punës së grupacionit Dojçe Telekom me qëllim të përfitimeve maksimale për shfrytëzuesit.

Zhvillimi i vazhdueshëm i rrjetit komunikues në territorin e Republikës së Maqedonisë dhe vendosja e shërbimeve të reja telekomunikuese dhe zgjidhjeve është fokusi kryesor i kompanisë. Në atë drejtim Telekomi i Maqedonisë do të shkojë edhe gjatë vitit 2009. Me rëndësi esenciale është implementimi i projektit “Optikë deri tek shtëpia” që do të ndihmojë ndërtimin e rrjetit më të shpejtë telekomunikues, me shpejtësi deri në 100 Mbps me qasje për çdo shtëpi.

 
Kërko

Informata nga berza
Makedonski Telekom AD Skopje

Linqe
Deutsche Telekom
Magyar Telekom

qasje e shpejtë deri:
Shfrytëzues privat
Shfrytëzues Biznesi
Operatorët vendas
T-Mobile Makedonija
Lista e informatave me karakter publik

shërbimi i shfrytëzueyve
Kontakt Qendra: 122
171@telekom.mk

Libri i telefonave
Libri I Telekomit të Maqedonisë

Certifikata ISO


portali idividi
idividi.com.mk

 
   
meparshem Vërejtje juridike Kodi I sjelljes për mbrojtjen e të drejtës për privatësi personale © Makedonski Telekom