Makedonski Telekom - Profil i kompanisë - Përcaktim strategjik
 

Përcaktim strategjik

Mirëmbaj - Transformo – Shpik

 

Misioni: Lider në tregun e lidhshmërisë të jetës dhe punës

Aspirata: Kompani me vlerësime më të larta për shërbime

Që të mundemi ta jetësojmë vizionin dhe të arrijmë aspiratën për kompani me vlerësime më të larta për shërbime, menaxhmenti i Makedonski Telekom dhe T-Mobile e zhvilloi strategjinë e re të kompanisë, e cila përfshin tri mesazhe të reja “Mirëmbaj – Transformo – Shpik” dhe është në pajtim me strategjinë e Dojçe Telekom “Fikso-Transformo- Shpik”.

Shkaku kryesor për ndryshime në strategjinë e kompanisë janë shfrytëzuesit, kërkesat e tyre, si dhe lëvizjet tregtare. Në kushte të tregut i cili vazhdimisht zhvillohet dhe ka konkurrencë të lartë, shfrytëzuesit privatë dhe afaristë kërkojnë shërbim “gjithçka në një vend”, i cili ju mundëson në çdo kohë, prej kudo qasje të vazhdueshme deri tek informacionet përmes pajisjeve dhe platformave të ndryshme. Makedonski Telekom dhe T-Mobile Maqedoni i ndjekin trendet globale në biznes, dhe që këtu fushat në të cilat locohet strategjia 2010-2015 janë:

  1. Mbajtja e bazës së shfrytëzuesve me përvojë të lartë shfrytëzuese
    Në tregun i cili vazhdimisht zhvillohet, dhe në të cilin ka konkurrencë rritëse, qëllimi ynë është të mbetemi liderë duke ofruar Premium kualitet dhe shërbime të cilat na dallojnë nga konkurrenca. Përmes përmirësimit të shërbimeve tradicionale dhe promovimit të të rejave, obligimi ynë është shfrytëzuesve ekzistues t’ju sigurojmë shërbime më kualitative dhe më të vlefshme.

  2. Transformimi i rrjeteve dhe proceseve për shoqëri gigabite
    Jeta dhe puna të lidhura si koncept i ri i kompanive, vetvetiu imponon IT platforma të reja të integruara dhe aplikacione si dhe rrjete të reja, të integruara gigabite, optike dhe pa tel.

  3. Transformimi i proceseve dhe i kulturës korporative
    Transformimi është sinonim për lidership në industrinë tonë, e cila do të thotë edhe ndryshim i kulturës në punën e përditshme të të gjithë të punësuarve, përmes transformimit dhe optimizmit të proceseve dhe transformimit të infrastrukturës.

  4. Aktivitete inovative nëpër gjithë zinxhirin e vlerave
    Inovacioni si mënyrë për diferencimin e tregjeve, i siguron rritje kompanisë përmes ndryshimit të strukturës së të ardhurave dhe hyrje në biznese të reja. Inovacioni si stil i ri i punës në qendër të së cilës janë shpikjet e reja teknologjike është e vetmja rrugë e drejtë në këtë moment e cila shpie drejt suksesit dhe kontributit permanent.

  5. Qasje inovative deri tek përmbajtjet atraktive dhe aplikacionet
    Zhvillimi i produkteve dhe ofrimi i shërbimeve të dixhitalizuara dhe të personalizuara me qasje për shfrytëzuesit pa dallim se a janë në shtëpi, në punë apo në lëvizje.

Vizioni ynë, aspirata, bendi, organizimi dhe kultura korporative ndryshojnë dhe kanë tendencë të jenë në hap me nevojat rritëse të shfrytëzuesve, ndërsa njëherit, t’i përgjigjen sfidave të reja.

 

 

 
Kërko

Informata nga berza
Makedonski Telekom AD Skopje

Linqe
Deutsche Telekom
Magyar Telekom

qasje e shpejtë deri:
Shfrytëzues privat
Shfrytëzues Biznesi
Operatorët vendas
T-Mobile Makedonija
Lista e informatave me karakter publik

shërbimi i shfrytëzueyve
Kontakt Qendra: 122
171@telekom.mk

Libri i telefonave
Libri I Telekomit të Maqedonisë

Certifikata ISO


portali idividi
idividi.com.mk

 
   
meparshem Vërejtje juridike Kodi I sjelljes për mbrojtjen e të drejtës për privatësi personale © Makedonski Telekom