![]() |
| Makedonski Telekom - Profil i kompanisë - Historiku |
Historiku
Para 1 Janarit të vitit 1997, paraprakisht Kompania siguronte shërbime të telekomunikacionit, shërbime postare dhe bankare si dhe shërbime të tjera në Republikën e Maqedonisë nën emrin PTT Maqedonia. Sipas vendimit të Qeverisë së RM-së nga viti 1996, PTT Maqedonia ishte e ndarë në dy entitete juridike – SHA Telekomunikacioni i Maqedonisë dhe AD Postat e Maqedonisë, e cila hyri në fuqi që nga 1 Janari i vitit 1997. Kjo rezultonte me ndarjen e punëve postare nga punët e telekomunikacionit dhe telegrafit, si dhe me ndarjen e mjeteve dhe përgjegjësive përkatëse. Në mars të vitit 1998 Kompania regjistrohet si shoqëri aksionare me pronësi shtetërore, me qëllim që të përgatitet për privatizim. Më 15 Janar të vitit 2001 Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe Konzorciumi i paraprirë nga operatori i telekomunikacionit Hungarez MATAV nënshkruan kontratë për shitblerje të aksioneve të SHA Telekomunikacionit të Maqedonisë, me çka “MATAV” hyn në regjistrin e aksionarëve të SHA Telekomit të Maqedonisë, si pronar i 51% të aksioneve, me çka bëhet pronar dominues i Kompanisë. MATAV i dikurshëm sot është Magyar Telekom Grupacioni dhe është pjesë e Grupacionit ndërkombëtar Deutsche Telekom. Në periudhën pas privatizimit, kompania ndërmori hapa domethënëse në drejtim të zhvillimit dhe ballafaqimit në konkurrencën e tregut. Me qëllim që të arrihet fleksibilitet më i mirë dhe përshtatje e nevojave të shfrytëzuesve, Kompania vazhdimisht punon në drejtim të hyrjes në teknologjitë e reja botërore dhe zmadhimin e besimit të shfrytëzuesve. Dhënia e shërbimeve me masë të secilit shfrytëzues për gjetjen e zgjedhjeve për të gjitha kërkesat dhe nevojat e komunikacionit janë përcaktimi ynë bazë dhe në drejtim të saj zhvillohemi në kompani të afërt me shfrytëzuesit e saj. |
Kërko
Informata nga berza
Linqe
qasje e shpejtë deri:
shërbimi i shfrytëzueyve
Libri i telefonave
portali idividi
|
|||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||