![]() |
| Makedonski Telekom - Përgjegjësi korporative publike - Kulturë dhe jetë private |
Kulturë dhe jetë private
Mbështetja e ngjarjeve kulturore e pasuron jetën e të gjithëve në bashkësi. Nga koncertet në park përmes artit publik nëpër rrugë, artet i bëjnë jetët tona më të këndshme dhe më interesante. Në bashkësitë me art dhe kulturë të fuqishme dëshirojnë të jetojnë punëtorët, shfrytëzuesit, aksionarët, furnizuesit, anëtarët e talentuar dhe kreativ të bashkësive lokale.
Ngjarjet kulturore krijojnë momente për t’u mbajtur mend ! Ne i mbështesin ngjarjet muzikore dhe artistike pasi që besojmë në lidhshmërinë e njerëzve. Kultura, muzika dhe argëtimi janë gjuhë universale e cila e bën pikërisht këtë gjë, lidhshmërinë midis njerëzve. “Shiko muzikë – dëgjo fotografi – fito libër” – ky është manifestim tradicional multimedial në të cilin gjithçka sillet rreth muzikës dhe artit. Gjatë kësaj ngjarje, arti, muzika dhe letërsia popullarizohen me pjesëmarrjen e emrave të mëdha dhe të famshëm – artistë nga e gjithë e Evropa. Në vitin 2011, festivali “Vera e Shkupit” e shënoi jubileun e 32-të. Ai përfshin program të pasur i cili e rrit interesimin e opinionit nga viti në vit si dhe më shumë i afron artistët dhe institucionet e ndryshme kulturore. „Mollëkuqja e artë e popullaritetit“, e cila ekziston 15 vjet, i shpërblen të suksesshmit në sferën e mediave, kulturës, muzikës dhe sportit në Maqedoni dhe në Ballkan”. Një prej ngjarjeve më të mëdha muzikore dhe artistike që e shënon jubileun e tij të 51-ët është festivali “Vera e Ohrit”. Këtu promovohen emra të rinj, marrin pjesë emra të mëdha, ndodhin momente të shkëlqyera, ndërsa T brendi është pjesë e gjithë kësaj si mbështetës më i madh tradicional. Ky manifestim zgjat më shumë se një muaj në Ohër, me rreth 50 ngjarje nga fusha e muzikës klasike, artit të baletit, teatrit, ekspozitave artistike dhe programit shtesë. Krahas kësaj, festivali arriti ta mbajë hapin me trendet kulturore evropiane dhe globale, duke u futur në mesin e festivaleve të privilegjuara dhe më të rëndësishme në botë. Ky fakt gjithashtu konfirmohet edhe me anëtarësimin e “Verës së Ohrit” në Asociacionin e festivaleve evropiane elite për 15 vite me radhë. Duke e shënuar jubileun e tij 30-vjeçar, Xhaz festivali Shkupit u shfaq në dritën më të mirë dhe e meritoi epitetin xhaz festival botëror. Pati mijëra vizitorë të cilët erdhën të kënaqen në muzikën e Pet Metini, Vejn Shorter dhe të tjerëve, për ta ndjekur programin e pasur dhe ta shohin ekspozitën e rastit. Roman i vitit është një brend i njohur në Maqedoni. Ky është manifestim prestigjioz i cili e prezanton letërsinë maqedonase për të 12 radhë, me më shumë se 300 romane të cilat garojnë për epitetin romani më i mirë. Mbrëmjet strugane të poezisë për herë të parë janë mbajtur në vitin 1962 dhe konsiderohen nëna e poezisë moderne të Maqedonisë. Duke e mbështetur këtë ngjarje të rëndësishme vjetore, T brendi mbështet shumë poetë jo vetëm nga Maqedonia por edhe më gjerë. Gjithmonë duke i pasur në mendje fëmijët, si grup pune i cili ka kërkesa të veçanta dhe është mjaft i ëmbël, gjatë vitit 2011 janë mbajtur dhe janë mbështetur më shumë aktivitete, të cilat u sollën më shumë argëtim fëmijëve dhe të cilat ua pasuruan çastet atyre. Një prej tyre është festivali “Bilbili i artë” i cili ka traditë shumëvjeçare. Ky është festival ndërkombëtar për fëmijë i cili deri më tani u ka dhuruar fëmijëve më shumë se 800 këngë. Me traditë më të vogël, por me reputacion të madh te target grupi i tij – fëmijët, festivali “Vjelësi i rrushit” në vitin 2011, shënoi 15 vjet nga ekzistimi i tij. Ai është ndjekur nga ana e 6000 vizitorëve, ndërsa pati më shumë se 1700 pjesëmarrës si solistë, vallëzues, pjesë të korit dhe udhëheqës. Shou shumë i njohur për fëmijë është festivali Super Ylli, i cili për herë të parë u mbajt në vitin 1999, i cili zakonisht në vit promovon më shumë se 50 kënë dhe emeton në TV, në këtë mënyrë duke arritur edhe deri te ata fëmijë të cilët nuk mund ta ndjekin drejtpërdrejt. Shou më i madh për vitin 2011 i dedikuar për të rinjtë është projekti M2. ky projekt, ishte i pranishëm në mbarë vendin dhe tërhoqi shumë të rinj dhe të talentuar. U mbajt në 6 qytete në Maqedoni, ndërsa finalja e madhe ndodhi në Shkup. Fituesi është quajtur ylli M2 dhe bëhet person ekskluziv i shtëpisë produktive M2. Kjo është mundësi unikate, me ekip të shkëlqyer për mbështetjen e yllit, për gëzimin e përfitimeve të cilat dalin nga shou biznesi. T brendi kontribuon që të sigurohet më shumë argëtim për qytetarët e Maqedonisë. Dëshmia më e mirë për këtë është mbështetja e festivalit të gjashtë ndërkombëtar i artistëve dhe muzikantëve të rrugës “Baskerfest 2011”, i cili zakonisht mbahet në sheshin Maqedonia në Shkup. Vizitorët e kësaj ngjarje kënaqen me performancat rrugore të artistëve të shumtë vendorë dhe të huaj, muzikantëve, magjistarëve dhe akrobatëve. Entuziastët e për art rrugor gjithashtu patën mundësi të kënaqen edhe në prezantimet interaktive dhe interesante të televizionit të vetëm digjital MaxTV, si dhe të marrin pjesë në ndeshjet e njohura të rrotullimit të hulla-hopit. |
Kërko
Informata nga berza
Linqe
qasje e shpejtë deri:
shërbimi i shfrytëzueyve
Libri i telefonave
portali idividi
|
|||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||