![]() |
| Makedonski Telekom - Përgjegjësi korporative publike - Shëndetësi dhe mbrojtje shëndetësore |
Shëndetësi dhe mbrojtje shëndetësore
Njëra prej sferave kryesore për të cilën është i nevojshëm angazhimi i një kompanie përgjegjëse është përforcimi dhe thellimi i marrëdhënieve në bashkësi me ndihmesën e përmirësimit të kualitetit të jetës përmes dhënies së kontributit me mjete dhe resurse të ofruesve të shërbimeve shëndetësore dhe organizatave të tjera. Kompanitë duhet të japin kontribut për përforcimin e kapaciteteve të këtyre institucioneve me qëllim që ta zhvillojnë qëndrueshmërinë e përpjekjeve të drejtuara nga çështjet lidhur me shëndetin dhe sigurinë.
Telekomi i Maqedonisë SHA – Shkup i ka treguar përpjekjet e veta në pikëpamje të aktiviteteve lidhur me shëndetin dhe sigurinë përmes bashkëpunimit interaktiv dhe aktiv me ofruesit e shërbimeve shëndetësore, institucionet joqeveritare të cilat punojnë në krijimin e ndërgjegjshmërisë, parandalimit dhe ndihmës gjatë ballafaqimit me sëmundje të caktuara, si dhe organizatat puna e së cilëve është drejtuar nga përmirësimi i gjendjes së mirë të anëve të interesuara në bashkësinë tonë, veçanërisht të atyre të cilët merren me të drejtat e grupeve të margjinalizuara. Në vitin 2011 i janë dhuruar automjete Shkollës shtetërore për rehabilitimin e fëmijëve dhe të rinjve me pamje të dëmtuar “Dimitar Vllahov” dhe Federatës për skijim të Maqedonisë. Me këtë donacion, Makedonski Telekom kontribuoi drejt përmirësimit të kushteve për punë dhe drejt lehtësimit të kryerjes së detyrave të përditshme të këtyre dy institucioneve. Vullnetari Korperative Një ndër mbështetësit më të mëdhenj të strategjisë për përgjegjësi korporatave shoqërore të kompanive janë punonjësit. Ata janë gjithmonë të gatshëm për të marrë pjesë në mënyrë aktive në aktivitete humanitare dhe me përgjegjësi shoqërore. Punonjësit e Makedonski Telekom dhe T- Mobile kanë dhuruar gjak gjatë aksionit dyditor për dhurimin e gjakut. Në kuadër të aksionit humanitar nën moton “Dhuro gjak – bëhu human” janë dhuruar 160 njësi të gjakut. Makedosnki Telekom dhe T- Mobile kanë organizuar aksion për dhurimin e gjakut në bashkëpunim me Kryqin e kuq të Republikës së Maqedonisë dhe institutin Republikan për transfuziologji. Ky është aksion tradicional për dhurimin e gjakut i cili zhvillohet çdo vit. Në këtë mënyrë, punonjësit e Makedonski Telekom dhe T – Mobile treguan humanitetin dhe frymën e tyre vullnetare, duke kontribuar kështu përmirësimin e shëndetit dhe jetën e qytetarëve në shoqëri. |
Kërko
Informata nga berza
Linqe
qasje e shpejtë deri:
shërbimi i shfrytëzueyve
Libri i telefonave
portali idividi
|
|||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||