Sistem për vetëshërbim

Shfrytëzuesit tanë janë motivimi ynë për lëvizje përpara. Për këtë arsye me shumë mund punojmë të mbesim lider në inovacionet teknike, duke implementuar risi dhe sisteme që ju mundësojnë shfrytëzim më të lehtë të shërbimeve tona.

Thirrni *122# dhe në ekranin e telefonit tuaj mobil do të paraqitet listë e numëruar me shërbime të disponueshme. Shkruani numrin që gjendet para shërbimit që dëshironi të aktivizoni në fushën e zbrazët në fund të ekranit ose në SMS porosi, varësisht nga telefoni juaj, dhe e njejta menjëherë do të aktivizohet.

Automati vizuel është në dispozicion në çdo kohë. Navigimi është falas, si nga Maqedonis ashtu edhe nga cili do shtet në roaming.

Nëpërmjet Automatit vizuel mundeni:

  • Të rimbushni preipejd llogari
  • Të aktivizoni dhe të deaktivizoni shërbime
  • Ta konfiguroni telefonin tuaj për internet dhe MMS
  • Ti ndryshoni numrat në Rrethi Im
  • Ta kontrolloni gjendjen e llogarisë

Përveç kësaj, ofrojmë dy shërbime tërësisht të reja, të disponueshme vetëm nëpërmjet këtij kanali:

  • Më rimbush kredi
    Dërgoni kërkesë falas deri te shfrytëzuesi postpejd për rimbushje të kredisë në pripejd llogarinë tuaj. Deri te shërbimi mund të qaseni më së shumti deri tre herë gjatë një ditë.
  • Rekomando miqve
    Pasiqë të aktivizoni shërbimin Biseda falas në Rrethi Im, mundeni të dërgoni SMS porosi automatike deri te numrat në rrethin tuaj me informacion dhe rekomandim që edhe ata të aktivizojnë shërbimin.
Verzioni desktop