Lajmërime për mediumet

16.12.2016

Filloi Karvani i Vitit të Ri i Fondacionit Telekom për Maqedoninë

Në vigjilje të festave të Vitit të Ri, sot në Kavadar, Kumanovë, Manastir, Negotinë dhe Shtip filloi Karvani tradicional i Vitit të Ri i Fondacionit Telekom për Maqedoninë. Karavni i cili mbahet për herën e katërmbëdhjetë, sivjet do ti gëzojë mbi 2000 fëmijë në mbarë Maqedoninë.

07.12.2016

Makedonski Telekom neutrale ndaj karbonit edhe në vitin 2016

Grupacioni Magjar Telekom në të cilën bëjnë pjesë Makedonski Telekom dhe Telekomi i Malit të Zi, janë plotësisht neutrale në pikëpamje të emetimeve të dëmshme të dyoksid karbonit në vitin 2016. Vitin e kaluar, Grupacioni Magjar Telekom ishte kompania e parë telekomunikuese në Evropë e cila u bë tërësisht neutrale ndaj karbonit.

22.11.2016

Magenta 1 e re – dhuratë nga zemra për tërë familjen

Magenta 1 i bashkon shërbimet më të mira për të komunikuar dhe për TV, në një vend dhe për tërë familjen. Në pritje të festave të fundvitit, oferta është pasuruar me përmbajtje dhe zbritje të reja.

21.11.2016

Kumtesë për opinionin

Pas reagimeve të fundit në opinion dhe mediat sociale, Makedonski Telekom njofton se në pajtim me Ligjin për komunikime elektronike dhe Ligjin për ndjekjen e komunikimeve e ka obligim ligjor të furnizojë pajisje për ndjekjen e komunikimeve dhe të vihen në dispozicion të Ministrisë së Punëve të Brendshme, me ç’rast Makedonski Telekom nuk ka kontroll dhe as mundësi për shfrytëzimin e së njëjtave.

18.11.2016

Loja për telefona celularë solli zbulime epokale për dementien

Loja për telefona celularë, e vendosur nga Dojçe Telekom në maj të këtij viti, “Sea Hero Quest” vendos standarde të reja në hulumtimin e dementies. Loja është zhvilluar në bashkëpunim me University College London, University of East Anglia, Qendrën për hulumtimin e sëmundjes së Alchajmerit dhe siejnuesit e lojës Glitchers. Deri më tani përafërsisht 2,5 milionë persona e kanë luajtur lojën „Sea Hero Quest“,në këtë mënyrë duke e krijuar standardin e parë global për navigacionin e njerëzve në hapësirë.

123 ... 7
Verzioni desktop