Lajmërime për mediumet

20.04.2017

Një dimension i ri në muzikë: Telekom e vendos aplikacionin e ri Lenz i cili e paralajmëron bisedën e parë të drejtpërdrejtë me Gorillaz

Pas koncertit i cili u mbajt muajin e kaluar në Londër, ku Gorillaz për herë të parë e prezentuan albumin e ri Humanz, Telekom Electronic Beats paralajmëron edhe një ngjarje e cila do të mbahet për herë të parë: bisedë e drejtpërdrejtë me bendin, e cila ekskluzivisht do të emitohet në kanalin YouTube të Electronic Beats, të enjten, më 20 prill në orën 16:00.

19.04.2017

Hapet dyqani i renovuar i Telekomit në Çair

Mekdonski Telekom sot e hapi dyqanin e rinovuar në Çair. Me rinovimin në tërësi është ndryshuar pamja e dyqanit të Telekomit i cili fitoi dizajn të ri bashkëkohor, ndërsa gjatë rregullimit të brendësisë është përcjellur fryma lokale përmes shfaqjes së momenteve historike, objekteve, personaliteteve dhe motiveve bashkëkohore karakteristike për nënqiellin tonë. Tani dyqani ofron ambient atraktiv, modern dhe para së gjithash të këndshëm për abonuesit.

18.04.2017

Promovimi i Huawei P10 në dyqanin e Telekomit në City Mall

Makedonski Telekom më 20 prill organizon promovim special të Huawei P10 në dyqanin e Telekomit në City Mall. Gjatë tërë ditës, gjatë promovimit, janë paraparë një numër i madh i befasive për abonuesit të cilët me padurim e presin modelin më të ri të Huawei.

24.03.2017

Dojçe Telekom dhe Gorillaz do të hapin një dimension të ri në muzikë

Përmes programit të saj ndërkombëtar të muzikës, Electronic Beats,, Dojçe Telekom i bashkon forcat me Gorillaz për të hapur një dimension të ri në muzikë në gjithë Evropën. Plani është që të përdorin teknologjitë e reja për të krijuar përvojë krejtësisht të re muzikore.

23.03.2017

Makedonski Telekom përsëri pjesë e aksionit “Ora e planetit Tokë” 2017

Makedonski Telekom sivjet përsëri do të kyçet në aksionin më të madh vullnetar “Ora e planetit Tokë”, përmes së ciit me fikjen simbolike të dritave do të dërgohet mesazhi për shpëtimin e planetit. Më 25 mars (e shtunë) me fillim prej orës 20:30 deri në orën 21:30 Makedonski Telekom do t’i fik dritat në ndërtesën administrative në qendër të Shkupit.

1343536 ... 89
Verzioni desktop