Çka është BlejKurs?

Kurse të specializuara në dispozicion për secilin!

BlejKurs është platformë për mësim elektronik në të cilën mund ti gjeni të gjithë trajnimet e nevojshme për zhvillimin dhe përparimin tuaj profesional. Lidership, komunikim, shitje, marketing, teknologji informatike, punë zyre... BlejKurs ju ofron listë të gjatë të trajnimeve me kualitet të lartë nga të gjitha fushat, të dedikuara për të gjithë ata që dëshirojnë të shpërblejnë diturinë e tyre, nga studentë deri te profesionistët.

Pa ligjërata monotone! Kurset janë interaktive, të përcjellura me diskutime dhe ushtrime, testime, video konferenca dhe materiale për mësim të vendosura në vetë platformën, me qëllim që tju sigurojmë mësim efektiv nga komfori i shtëpisë suaj ose nga cili do lokacion dhe në çdo kohë.

Thjeshtë dhe shpejtë, me BlejKurs bëhuni me dituritë e nevojshme, të cilat do ju sigurojnë sukses në karrierën tuaj!

Ofertën e plotë të trajnimeve mund ta shikoni në kupikurs.mk.

Si të blej kurs?

Me BlejKurs mësimi është i thjeshtë si asnjëherë deri tash!

Gjithçka që duhet të bëni është të regjistroheni në këtë link, të kërkoni trajnimin që ju duhet nga oferta momentale në platformë dhe të kryeni pagesën elektronike me kartelën tuaj pagesore. Çdo trajnim mund ta shikoni dhe ta dëgjoni në mënyrë të pakufizuar në afat prej 30 ditëve nga dita e blerjes, kurse gjithashtu, në pajtim me karakteristikat e tij, mund të plotësoni teste dhe kuize, të parashtroni pyetje dhe të keni qasje deri te materialet që janë vendosur.

Si të bëhem Autor i kursit?

Bëhuni pjesë e revolucionit E- Learning! Me BlejKurs ekipi i iVote dhe Makedonski Telekom diturinë dhe përvojën tuaj do ta përcillni në platformë moderne dhe do ta bëjë të disponueshme si asnjëherë më parë.

Më mirë se klasa e vërtetë! BlejKurs do ju sigurojë veb solucion të bazuar për trajnimet tuaja me mundësi për interaksion me dësgjuesit, vendosje të videove dhe fotografive, materialeve, video konferencave, testeve dhe kuizeve elektronike, si dhe lëshimin e certifikatave. Gjithçka sipas nevojave tuaja dhe sipas stilit tuaj të ligjërimit!

Për informacione më të detajuara rreth mundësive ose konfigurimin e aplikacionit për Autor të kursit, ju lutemi të klikoni në këtë link.

Verzioni desktop