Fleet Management

Fleet Management paraqet solucion të integruar, kualitativ dhe lehtë të adaptueshëm për ndërmarrjet për lokalizimin, përcjelljen, drejtimin dhe kontrollin e parkut vozitës. Në rast se menaxhoni me ndërmarrje që posedon automjete ose punoni me shpedicion, transport të udhëtarëve si dhe transport të materialeve të llojllojshme, atëherë keni nevojë edhe për menaxhim të drejtë të shpenzimeve të parkut vozitës.

Si funksionon

Me Fleet Management, të gjithë automjetet janë të pajisura me GPS aparate të integruara, të cilët e përcjellin pozitën dhe parametrat e automjetit (psh: shpejtësia, kilometrazhi, karburanti etj.) dhe dërgojnë të dhëna deri te serveri i Fleet Management-it nëpërmjet GRPS rrjetit më të shpejtë në Maqedoni. Serveri kryen analizë të dhënave të pranuara dhe mundëson paraqitjen e tyre në hartën digjitale ose nëpërmjet llojeve të raporteve të ndryshme. Qasja deri te të dhënat është nëpërmjet aplikacioneve të Fleet Management-it në mënyrë të thjeshtë për çka përdoruesit i duhet vetëm kompjutor personal me internet lidhje. Sistemi mundëson racionalizim të operacioneve si dhe përmirësim dhe rritje të kapaciteteve të resurseve mobile (vozitës dhe automjete), duke ju falëmnderuar teknologjisë së avancuar, siç është GPS (Global Positioning System), rrjetit mobil komunikativ dhe hartave digjitale, të integruara në një solucion.

Shembuj praktik për efektet nga përdorimi i Fleet Management-it

  • Ulje e konsumit të karburantit 
  • Ulje të shpenzimeve për mirëmbajtje 
  • Rritje të optimizimit të parkut vozitës të ndërmarrjes 
  • Ulje të numrit të vozitjeve të joautorizuara 
  • Rritje të optimizimit të fuqisë puntore.

Beneficione shtesë

  • Përmirësim të sigurisë të të punësuarve dhe automjeteve 
  • Vendimmarrje më kualitative 
  • Realizim më kualitativ të obligimeve të punës 
  • Përmirësim të imazhit të ndërmarrjes.

Çmimet për shfrytëzimin e shërbimit Fleet Management

Për shfrytëzimin e shërbimit Fleet Management faturohet parapagesë mujore në pajtim me pakon e zgjedhur të pajisjeve dhe funksionaliteteve. Në tabelat më poshtë janë të dhëna modelet tarifore për Pakon bazike dhe Pakon e avancuar të pajisjeve.

Fleet Bazik (çmimet janë pa 18% TVSH) 
Parapagesa mujore599 den.
Fleet i Avancuar (çmimet janë pa 18% TVSH) 
Parapagesa mujore 699 den.

Vërejtje:

  • Internet (GPRS) komunikacioni në rrjetin nacional i nevojshëm për funksionimin normal të shërbimit është i përfshirë në parapagesë. 
  • Parapagesa mujore përllogaritet prporcionalisht  për ditët e muajit gjatë të cilave shërbimi përdoret (SIM kartela është aktive për Fleet management modelin tarifor përkatës).
  • Që të shfrytëzohet shërbimi Fleet Management nevojitet njësi speciale hardverike e cila instalohet në automjet / automjetet e Shfrytëzuesit.
Solucioni bazikSolucioni bazik me uogradeSolucioni i avancuar
GPS pajisje dhe SIM kartelë (me instalim të përfshirë në automjet)
24 muaj garancion
Pajisje për navigim dhe harta me mundësi për komunikim dykahësh me vozitësin
Veb aplikacion për përcjellje të automjeteve (track & trace)
Aplikacion klienti për kontroll automatik operativ
Lidhje me senzorin e fabrikës për karburant
Mbështetje teknike reaktive
Mbështetje teknike proaktive
Çmimi i pajisjes pa 18% TVSH 9.930 den. 13.015 den. 28.972 den.
Kësti mujor i pajisjes pa 18% TVSH (kontratë në 24 muaj) 460 den. 603 den. 1.345 den.
Modeli tarifor Fleet Bazik Fleet i avancuar Fleet i avancuar

Në çmimet e kësteve mujore janë përfshirë edhe 11% normë vjetore interesi.

Aplikacioni për klientë për kontroll operativ automatik

  • Automatizim të shpejtësisë së automjeteve nëpërmjet krijimit të regjioneve gjeografike personale në harta dhe kontroll automatik të shpejtësisë në kuadër të këtyre regjioneve me limite të ndryshme të shpejtësisë. Kur tejkalohet shpejtësia, sistemi ju dërgon alarme dhe krijon raporte.
  • Automatizim të kontrollit të orarit të punës nëpërmjet vendosjes së rregullave për automjetet në kuadër të kohës së punës/jashtë saj ose gjatë kohës së vikendeve.
  • Automatizim të vendeve të lejuara për vizitë dhe kontroll të parkimit gjatë natës nëpërmjet krijimit të regjioneve gjeografike specifike (vende tuaja të shitjes, magazina, pika të karburantit, vende për distribuim të mallrave etj.) me rregulla për hyrje, dalje, ndalim në kuadër të këtyre regjioneve. Përveç kësaj, sistemi ju dërgon alarme gjatë thyerjes së rregullave dhe krijon raporte.

Kontroll të plotë të konsumit të karburantit

Vlen për Solucionin bazik me upgrade dhe për Solucionin e avancuar.

Aplikacioni Fleet Management nëpërmjet raporteve të tij, mundëson që me ndihmëne të dhënave që i pranon nga senzori për karburant, të kini dijeni se sa karburant është futur dhe sa karburant është shpenzuar, në të gjithë automjetet tuaja.

Identifikimi i vozitësit

Vlen për Solucionin bazik me upgrade dhe për Solucionin e avancuar.

Lloji i pajisjesÇmimi pa 18% TVSH
Pajisje për identifikimin e vozitësit – RFID lexues 125 KHz
(instalimi i përfshirë)
2.511 den.
RFID kartelë e personalizuar(nëse nuk keni kartelë tuaj të kompanisë për identifikim)
183 den.

Pajisje shtesë dhe senzorë

Vlen për Solucionin bazik me upgrade dhe për Solucionin e avancuar.

Fleet Management-i mundëson integrimin e pajisjeve dhe senzorëve shtesë në automjete, të cilët dërgojnë të dhëna deri te serveri i Fleet Management-it, siç janë: senzor personal për karburant (për automjetet që nuk posedojnë senzorë nga fabrika), senzor për temperaturën e motorit, aparat për fikjen nga largë të motorit dhe shumë të tjera. Shfrytëzimi i pajisjeve shtesë ose bashkangjitja /instalimi i senzorëve me pajisjen e ofruar hardverike varen nga lloji, modeli dhe viti i prodhimit të automjeteve dhe duhet në mënyrë shtesë të shqyrtohen.

Qasje kudo dhe në çdo kohë

Shërbimi Fleet Management është i hostuar në Data qendrën tonë, me qasje të nivelit të lartë, standarde të përmbushura të sigurisë dhe back-up të vazhdueshëm të dhënave. Shërbimi është në dispozicion nëpërmjet Internetit nga cili do Internet provajder dhe siguron instalim inicial të pajisjeve në automjete me garancion prej 24 muaj dhe servis përkrahje, edukim të përdoruesve të sistemit, përkrahje për përdoruesit si dhe mirëmbajtje të sistemit.

Servisi është i mundësuar me ndihmën e rrjetit GSM/GPRS i cili ka mbulueshmëri me sinjal kualitativ në më shumë se 98,5% të territorit të tërë të Republikës së Maqedonisë. Makedonski Telekom, njëashtu mundëson qasje deri te rrjeti GPRS në më shumë se 120 shtete nëpërmjet 260 roaming partnerëve të saj.

Për këtë arsye, mos u brengosni, automjetet tuaja do ju jenë në dispozicion kudo dhe në çdo kohë. Rrjeti mobil më i mirë në Maqedoni e garanton këtë.

Me inkorporimin e Fleet Management-it, ndërmarrja juaj përfiton kontroll të plotë mbi parkun vozitës, ulje të shpenzimeve dhe mundësi për optimizimin e resurseve.

Investimi në mënyra më efikase të punës gjithmonë është investim i pagueshëm. Sillni vendimin e vërtetë.

Solucioni i avancuar

Është dedikuar për ndërmarrje me numër të madh automjetesh ose për ndërmarrje me automjete nga segmente të specializuara industriale, psh. për ndërmarrje të ndërtimit, ndërmarrje bujqësore, ndërmarrje që kryejnë distribuim të karburanteve etj.

Informacione shtesë:

Për të gjithë informacionet shtesë, dërgoni e-porosi në  supportfleetmanagement@telekom.mk dhe rezervoni prezantim personal në ndërmarrjen tuaj.


Verzioni desktop