Për pakot e pavarura MaxADSL nuk ka nevojë për numër telefoni dhe nuk paguhet parapagesë mujore për linjë telefonike.
(1) Shpejtësia e linjës tregon qarkullimin total të të dhënave nëpërmjet linjës ADSL e cila mund të realizohet sipas cilës do bazë, përfshirë internetin, telefoninë dhe televizionin. Shpejtësia e qasjes të internet shërbimit mund të varet nga më shumë faktorë: shpejtësia e veb faqes që dëshirojmë të hapim, rëndesa e internet rrjetit global, konfigurimi i kompjutorit të përdoruesit, distance prej ADSL kyqjes deri te infrastruktura e rrjetit, numri i kanaleve që shikohen/inçizohen në MaxTV derisa të qasemi në internet dhe të tjerë. Nëse nuk mund të arrihet shpejtësia e linjës e definuar në pako, Makedonski Telekom AD Skopje obligohet të shpërndajë shpejtësinë më të lartë të mundur, me çrast shpejtësia minimale për transfer të të dhënave nuk do të jetë më e vogël se 4 Mbit/s / 384 Kbit/s (download/upload) në 95% të kohës gjatë një muaji, në rastet kur nuk është tejkaluar internet trafiku i përfshirë.