Çkyqje

Në rast të ndërprerjes së linjës telefonike, lajmërohuni në numrin e telefonit për mbështetje për shfrytëzues 177.

Nëse linja është ndërprerë për shkak të fajit të Makedonski Telekom (ndërprerje e kabllos, ngecje afatgjate të komutacionit dhe bartjes, rikonstruim të rrjetit dhe tjera) parapagesa mujore do të reduktohet proporcionalisht me periudhën kur linja nuk ka funksionuar.

Nëse për periudhë të gjatë kohore mungoni, keni mundësinë që përkohësisht të çkyqni linjën telefonike, për të cilën mund të dorëzoni kërkesë për lënie në pritje në ndonjërën prej shitoreve tona. Periudha për të cilën mund ta lini linjën në pritje është prej 1 deri 3 muaj, njëherë në vit. Për këtë mundësi paguhet shumë e vetme (një herë) edhe atë:

Përshkrimi Shuma
Për linjë telefonike me 1 kanal folës 300 den.
Për linjë telefonike me 2 kanale folëse 400 den.