Paketa e internetit roaming fillon të jetë e vlefshme që nga momenti i aktivizimit.
Sapo të përdoret trafiku i përfshirë në paketë, qasja në internet bllokohet dhe ju jeni plotësisht të mbrojtur nga kostot e paparashikuara. Për të vazhduar shfletimin, zgjidhni dhe aktivizoni një paketë të re interneti Roaming, sipas nevojave tuaja.
Nëse keni një paketë aktive roaming Internet Ballkan dhe ndodheni në një nga vendet e Ballkanit Perëndimor, përparësia e konsumit ka trafikun roaming të përfshirë në vendet e Ballkanit Perëndimor në tarifën tuaj.
Intervali i tarifimit është 10 KB.
Opsioni Speak Out mundëson trafik të pakufizuar interneti për përdorimin e rrjeteve sociale Facebook, Messenger, Instagram, WhatsApp, Tinder, Snapchat, TikTok dhe Twitter përmes rrjetit mobil të Telekomit, pa shfrytëzuar internetin mobil që është i përfshirë në paketë.
Nëse përdoruesi e harxhon internetin mobil të përfshirë në paketë, opsioni Speak Out do të ndalojë së funksionuari derisa përdoruesi të aktivizojë një paketë të re javore të internetit Speak Out.