Të dashur klientë, partnerë dhe miq, Me krenari ju prezantojmë raportin mbi rezultatet e jashtëzakonshme, inovacionet dhe aktivitetet shoqërore të Makedonski Telekom në vitin 2024. Këtë vit, ne konfirmuam rolin tonë si lider në sektorin e telekomunikimeve, inovator në teknologji dhe një urë drejt së ardhmes dixhitale, mbase çdo hap i yni ishte drejtuar kah ofrimi i përvojës më të mirë për përdoruesit, si dhe kujdesi për shoqërinë dhe mjedisin. Në vitin 2024, arritëm rritje të qëndrueshme në të gjithë treguesit kryesorë, kurse investimet kapitale (CAPEX) në fund të vitit arritën në 2,286 milionë denarë, duke konfirmuar përkushtimin tonë për modernizim dhe zhvillim të vazhdueshëm.
Ne vazhduam me investime masive për modernizimin dhe zgjerimin e rrjetit. Infrastruktura jonë është më e mira në vend, gjë që u konfirmua me fitimin e çmimit prestigjioz Ookla® për rrjetin më të shpejtë celular dhe fiks, si dhe cilësinë më të mirë të rrjetit celular. Përveç zhvillimit të rrjetit tonë 5G dhe rrjetit optik (fibra), ne kemi ndërmarrë gjithashtu një hap pionier në zhvillimin e infrastrukturës së telekomunikacionit në vend duke vendosur kabllon e parë nënujore me fibra optike në Maqedoni. Strategjia jonë synon të nxisë teknologjitë e reja për të ofruar përvojën më të mirë të përdoruesit. Prandaj, pozicioni numër një në treg u konfirmua nga indeksi i kënaqësisë së klientit TRI*M si dhe nga indeksi Love Brand.
Ne mbetemi një lider në transformimin dixhital të shoqërisë. Qendra jonë e zhvillimit të zgjidhjeve të avancuara ka përmirësuar të gjitha zgjidhjet inteligjente, duke përfshirë ato për një sistem inovativ telemjekësie, ndriçim inteligjent, matës inteligjentë, kontroll IoT për energjinë elektrike dhe ujin, si dhe shërbime të sigurisë kibernetike. Në vitin 2024, morëm certifikatën prestigjioze rajonale Employer Partner nga SELECTIO Group, si dhe çmimin për punëdhënësin më të parapalqyer në sektorin e telekomunikimeve sipas "Vrabotuvanje.com". Në vitin 2024, ne vazhduam të mbështesim sportin, kulturën dhe filantropinë maqedonase, me një fokus të veçantë tek të rinjtë dhe grupet vulnerabël. Përmes projekteve për të zvogëluar hendekun dixhital dhe për të krijuar një shoqëri dixhitale të barabartë, arritëm pothuajse 33,500 përdorues. Këtë vit, lëshuam në përdorim platformën e komunikimit #BëjVend, me të cilën hapëm temën e lidhjes së vërtetë dhe kapërcimit të sfidave me të cilat përballemi si shoqëri. Si pjesë e Grupit Deutsche Telekom, ne jemi të përkushtuar për të reduktuar ndikimin e dëmshëm në natyrë. Prandaj, me aktivitete ekologjike dhe përmes ekonomisë rrethore, ne po ndikojmë gjithnjë e më shumë në reduktimin e mbeturinave elektronike, kurse zgjidhjet tona për qytetet inteligjente po e bëjnë jetën urbane më të qëndrueshme.
Ne do të vazhdojmë të ndjekim strategjinë tonë afatgjatë në vitet në vijim. Ne mbetemi të përkushtuar ndaj rritjes, zhvillimit, inovacionit të vazhdueshëm dhe ofrimit të vlerës maksimale për klientët, punonjësit, partnerët dhe shoqërinë në tërësi. Makedonski Telekom nuk është vetëm një rrjet - ne jemi urë lidhëse drejt së ardhmes digjitale dhe partner në çdo moment tuajin.
Me respekt, Nikolla Ljushev, Sllavko Projkoski, Emilija Andonovska, Marjan Bogatinovski dhe Maja Milosavlevska Naumovska.
Kemi përfunduar një vit tjetër të suksesshëm, të shënuar nga rritje dhe zhvillim, zgjidhje inovative dhe revolucionare, rezultate rekord të cilësisë së rrjetit dhe teknologji të reja që do të ofrojnë një përvojë edhe më të mirë për përdoruesit.
Në vitin 2024, morëm një tjetër konfirmim të cilësisë dhe shpejtësisë së rrjetit - morëm çmimin prestigjioz Ookla® për rrjetin më të mirë në territorin e Maqedonisë. Rezultatet treguan shpejtësinë më të lartë të rrjetit celular dhe fiks dhe cilësinë më të mirë të rrjetit celular në gjysmën e parë të vitit 2024. Statusi superior i rrjetit u vërtetua edhe me një njohje të dytë të madhe, këtë herë të marrë në nivel lokal. Sipas matjeve të cilësisë së rrjeteve celulare nga Agjencia për Komunikime Elektronike (AKE), rrjeti i Makedonski Telekom doli në vendin e parë me 637,7 pikë, që është rezultati më i lartë në Maqedoni për vitin e kaluar.
Me ardhjen e teknologjive të reja, të vjetrat dalin jashtë përdorimit dhe shkojnë në histori. Telekomi është operatori i parë maqedonas, i cili në prill të vitit të kaluar çaktivizoi teknologjinë 3G. Ne e bëmë këtë me qëllim që të ripërdornim spektrin e frekuencave për teknologji më të përparuara si 4G dhe 5G, duke mbajtur kështu një hap me trendet globale të industrisë dhe duke ofruar një rrjet me cilësi më të lartë, më të qëndrueshëm dhe më të shpejtë. Ne vazhdimisht e kemi zgjeruar rrjetin 5G, i cili është në dispozicion të 92% të popullsisë në Maqedoni, me shpejtësi gigabit pothuajse në të gjitha qytetet e vendit. Përmirësimi i rrjetit dhe forcimi i infrastrukturës së rrjetit optik kanë vazhduar gjithashtu, dhe sot kemi pothuajse 3 herë më shumë familje të mbuluara me infrastrukturë optike krahasuar me të gjithë operatorët e tjerë në treg së bashku.
Ne jemi duke punuar vazhdimisht në zhvillimin e zgjidhjeve moderne inovative, duke prezantuar teknologji dhe mjete të reja. Një fokus i madh i është kushtuar përdorimit të inteligjencës artificiale (IA) në operacione, si dhe zgjidhjeve të reja të bazuara në inteligjencën artificiale. Përveç të gjitha risive, softuerëve dhe përmirësimeve teknologjike në rrjet, në vitin 2024 patëm edhe punë të konsiderueshme në terren, duke ngritur infrastrukturën për rrjetin e së ardhmes. Në korrik të vitit të kaluar, ne hodhëm një hap pionier në zhvillimin e infrastrukturës së telekomunikacionit në vend, duke vendosur kabllon e parë optike nënujore nën sipërfaqen e liqenit të Dibrës. Kablloja shtrihet në një gjatësi prej një kilometër dhe siguron stabilitet më të mirë të rrjetit në rajon.
Në përgjithësi, viti 2024 i kaluar ishte një vit shumë i rëndësishëm në aspektin e arritjes së objektivave të modernizimit dhe përmirësimit të rrjetit. Ne vazhduam të investojmë në kapacitetet tona dhe forcuam pozicionin tonë si lider në zbatimin e teknologjive të reja për të ofruar shërbimet më të mira telekomunikuese në Maqedoni.
kënaqësia e përdoruesve TRI*M dhe Love Brand
Teknologjia është në zhvillim të vazhdueshëm dhe për këtë arsye ne duhet të përshtatemi shpejt me zgjidhjet moderne për t'u ofruar shërbimin më të mirë përdoruesve tanë. Qasja në rrjet dhe lidhje të shpejtë dhe të qëndrueshme është përparësia jonë kryesore, por ne jemi të përkushtuar të ofrojmë shumë më tepër sesa shërbime telekomunikacioni, të ofrojmë vlerë të vërtetë, një nivel krejt të ri përvojash, një kapitull të ri në të cilin përvojat jetësore dhe kënaqësia e përdoruesve tanë janë në qendër të vëmendjes sonë.
Prandaj, ne jemi duke punuar vazhdimisht për shërbime, produkte dhe mjete dixhitale të reja, si aplikacionet dhe chatbot-et, që e bëjnë më të lehtë përdorimin e shërbimeve tona. Por ne do të shkojmë një hap më tej.
Në vitin 2024, festuam një vit që nga lëshimi në përdorim i Magenta Moments, programit tonë dixhital të shpërblimeve dhe përfitimeve për klientët, i cili ofron një gamë përfitimesh tërheqëse nga marka lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare në shumë kategori. Sot kemi më shumë se 280,000 përdorues, dhe vetëm në një vit kemi arritur më shumë se 100 milionë përshtypje dhe kemi shpërblyer mbi 950 milionë zemra. Përkushtimi ynë ndaj shërbimit dhe përvojës më të mirë të përdoruesit ka rezultuar edhe një herë në një vlerësim jashtëzakonisht të lartë në indeksin TRI*M, i cili mat kënaqësinë e përdoruesve dhe sipas të cilit ne jemi numri 1 në Maqedoni. Në vitin 2024, arritëm një vlerë prej 94, ndërsa standardi i industrisë është midis 50 dhe 70, dhe gjithashtu u renditëm të parët sipas Indeksit Love Brand. Kjo na tregon se kemi përdorues besnikë që i besojnë markës sonë, por gjithashtu na motivon të jemi edhe më të mirë.
Vitin e kaluar, ne prezantuam gjithashtu konceptin inovativ Magenta Home, i cili u ofron përdoruesve internet super të qëndrueshëm kudo në shtëpi, menaxhim të thjeshtë të pajisjeve të lidhura, mbrojtje të plotë sigurie dhe kushte për një përvojë të shkëlqyer lojërash. Gjithashtu prezantuam një brez të ri të televizionit dixhital - MagentaTV, një shërbim që është i disponueshëm në çdo kohë, kudo, në të gjitha ekranet, me imazh dhe zë me cilësi të lartë, një ndërfaqe interaktive moderne, qasje në aplikacione, një bibliotekë televizive, regjistrim, ndërprerje të përmbajtjes dhe shumë opsione të tjera të avancuara. Kurse për përdoruesit e aplikacionit celular Telekom MK, ne kemi ofruar gjithashtu një mjet të ri modern të bazuar në inteligjencën artificiale, i projektuar për të ofruar përgjigje të shpejta, të sakta dhe relevante për pyetjet e tyre. Aplikacioni Perplexity AI mundëson kërkim në kohë reale, kërkim mbi tema komplekse dhe krijimin e përmbajtjes së gjeneruar. Përdoruesve të Makedonski Telekom u është dhënë mundësia të aktivizojnë versionin e tij premium, Perplexity Pro, dhe ta përdorin atë falas për 12 muajt e ardhshëm.
Ne mbetemi të përqendruar në ofrimin e vlerës maksimale për përvojën më të mirë të përdoruesit.
Ne mbetemi të përkushtuar ndaj rolit tonë në udhëheqjen e transformimit digjital të shoqërisë përmes inovacionit të vazhdueshëm dhe futjes së zgjidhjeve bashkëkohore teknologjike.
Portofoli i zgjidhjeve inteligjente që kemi prezantuar vitet e fundit tani është përmirësuar në Qendrën tonë të zhvillimit të zgjidhjeve të avancuara. Ne jemi të përqendruar në krijimin e një rezultati, jo vetëm të një shërbimi dhe kjo është arsyeja pse zgjidhjet tona janë gjithëpërfshirëse, kanë vlerë të matshme dhe janë të adaptueshme.
Zgjidhja jonë inovative e telemjekësisë, një sistem për monitorimin në distancë të gjendjes së pacientëve, është e vetmja zgjidhje e këtij lloji jo vetëm në vend, por edhe në rajon. Në vitin 2024, u zbatua në pesë institucione shëndetësore në komunën pilot të Dellçevës, me rezultate të jashtëzakonshme. Me zbatimin më të gjerë të kësaj zgjidhjeje, e cila mund të përshtatet dhe ka zbatime të shumëfishta, kujdesi shëndetësor dhe cilësia e jetës së popullsisë së moshuar të vendit do të përmirësohen dukshëm.
Transformimi në qytete inteligjente është në progres të vazhdueshëm, me zgjidhje të reja inteligjente që po zbatohen në disa komuna në Maqedoni. Gjatë vitit 2024, ne zbatuam projekte duke përdorur zgjidhjen e ndriçimit inteligjent, e cila e kontrollon dhe e rregullon statusin dhe intensitetin e dritës sipas nevojave. Në kombinim me matësit inteligjentë, arrihet efikasitet edhe më i madh, si dhe mirëmbajtje më e lehtë e infrastrukturës së ndriçimit publik.
Përmes zgjidhjes të matjes inteligjente dhe menaxhimit të energjisë elektrike me kontroll IoT dhe lidhje celulare, ne mundësojmë matjen dhe menaxhimin e automatizuar të konsumit të energjisë elektrike. Me zgjidhjen inteligjente të menaxhimit të ujit, jo vetëm që reduktohen humbjet e ujit, por mbrohen edhe burimet natyrore dhe kjo përfaqëson ekologjinë digjitale në kuptimin e vërtetë të fjalës.
Ne jemi gjithashtu të përkushtuar për të punuar në zgjidhjet e sigurisë kibernetike, të cilat janë me rëndësi të jashtëzakonshme në hapësirën digjitale. Kjo është arsyeja pse ne ofrojmë zgjidhje të përshtatura për klientët e mëdhenj, por kemi krijuar edhe një shërbim për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që pothuajse nuk kanë staf IT. Kjo është zgjidhja e Qendrës operative të sigurisë, e cila funksionon si një pikë e centralizuar për mbikëqyrje, analizë dhe reagim në kohë reale ndaj incidenteve të sigurisë dhe gjithashtu përmban një komponent të avancuar për monitorimin dhe zbulimin e kërcënimeve të mundshme kibernetike. Të gjitha zgjidhjet tona të reja, inovative dhe të përballueshme inteligjente u prezantuan gjithashtu në konferenca biznesi në të gjithë Maqedoninë për vizitorë të shumtë nga sektori i biznesit dhe përdoruesit institucionalë. Qëllimi i këtyre konferencave është promovimi, edukimi dhe aktivitetet këshilluese për përdoruesit tanë.
Ne vazhdojmë të jemi një partner i besuar për digjitalizimin e bizneseve dhe institucioneve, përmes zgjidhjeve tona digjitale inteligjente, por edhe me angazhimin tonë për të siguruar që teknologjia të funksionojë në dobi të shoqërisë dhe për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët.
Edhe një herë, kemi konfirmuar se jemi liderë jo vetëm në transformimin digjital, por edhe në vendosjen e standardeve më të larta në kujdesin për punonjësit tanë. Ne bëmë një ndryshim në mënyrën se si punojmë dhe filluam të punojmë në mënyrë ndërfunksionale, duke qëndruar pas motos sonë "T si ekip". Në zemër të mënyrës së re të punës është puna në grup, përkatësisht, puna zhvillohet brenda ekipeve të fuqizuara dhe të përgjegjshme ku të gjithë marrin përgjegjësi. Qëllimi i proceseve të reja është të krijojnë një mjedis besimi, transparence dhe zhvillimi. Koncepti ynë i ri e promovon punën në grup, marrjen e përgjegjësisë për detyrat individuale dhe përgjegjësinë për zhvillimin personal.
Vitin e kaluar, ne u bëmë kompania e parë në Maqedoni që e mori certifikatën prestigjioze rajonale të Employer Partner, një njohje e dhënë nga SELECTIO Group për përsosmëri në praktikat e burimeve njerëzore. Kjo certifikatë është provë se ne i përmbushim standardet më të larta në fushën e menaxhimit të burimeve njerëzore. Është pikërisht kjo qasje që na ka sjellë njohje lokale për punën tonë, pasi Telekomi u shpall punëdhënësi më i dëshirueshëm në kategorinë e operatorëve të telekomunikacionit nga "Vrabotuvanje.com".
filluam projektin #BëjVend për shprehi të shëndetshme dhe së bashku me të gjithë punonjësit u përqendruam në rëndësinë e një jete të përditshme të shëndetshme dhe të ekuilibruar. Me aktivitete të ndryshme dhe këshilla nga ekspertë si nutricionistë dhe psikologë, kemi arritur të rrisim ndërgjegjësimin për rëndësinë e aktivitetit fizik, shëndetit mendor dhe të ushqyerit të shëndetshëm. Ekipi i Telekomit e tregoi shpirtin e tij sportiv këtë vit dhe mori pjesë në Maratonën e 20-të jubilare të Uiz Er Shkup. Dhe në frymën e argëtimit sportiv, si pjesë e Grupacionit Dojçe Telekom, patëm mundësinë të ishim pjesë e euforisë së futbollit të quajtur EURO 2024. Dojçe Telekom është partneri zyrtar kombëtar i EURO 2024, ndërsa kolegët tanë patën mundësinë ta ndjenin nga afër euforinë e këtij spektakli të jashtëzakonshëm futbolli dhe të brohorisnin drejtpërdrejt nga tribunat.
Me programin Smart Start, ne vazhdojmë të investojmë në talentet e reja. Kjo iniciativë për praktikë ofron mundësi për zhvillim karriere, fitimin e aftësive praktike dhe pjesëmarrjen në projekte kuptimplote. Deri më tani, nëpërmjet këtij programi, shumë studentë janë bërë pjesë e ekipit dhe kanë filluar rrugën e tyre profesionale në një nga kompanitë më inovative në vend. Punonjësit shpërblehen për rezultate dhe përkushtim të shkëlqyer, ndërsa aktivitetet e zhvillimit, të tilla si mentorimi, trajnimi dhe projektet ndërkombëtare, mundësojnë rritje të vazhdueshme personale dhe profesionale.
Telekomi jo vetëm që po ndërton shoqërinë digjitale, por po krijon edhe një kulturë të re korporative, në të cilën njerëzit janë në fokus.
Shpërblime:
Punëdhënësi më i mirë; Employer Partner
„Sot jetojmë në një botë ku jemi më të lidhur teknologjikisht se kurrë më parë. Por a jemi vërtetë të lidhur? Po humbasim besimin tek njëri-tjetri, besimin tonë në një të ardhme më të mirë, po izolohemi dhe mbyllemi në vetvete, dhe jemi gjithnjë e më të prirur ndaj konfliktit dhe jotolerancës. Brendet e mëdha luajnë një rol të madh në shoqëri, dhe kjo është arsyeja pse ndiejmë përgjegjësi për t'u hapur rreth këtyre sfidave me të cilat përballemi si shoqëri dhe për të ndërmarrë hapa konkretë drejt lidhjes së vërtetë“.
Le të bëjmë një vend për t'u lidhur vërtet
Në botën në të cilën jetojmë sot, njerëzit krijojnë lidhje të shumta, bizneset janë të lidhura si kurrë më parë dhe shoqëritë janë të ndërthurura me njëra-tjetrën. Por a jemi vërtet të lidhur? Këtë vit, e filluam platformën e komunikimit #BëjVend, me të cilën e hapëm temën e lidhjes së vërtetë dhe kapërcimit të sfidave me të cilat përballemi si shoqëri.
Roli ynë me këtë iniciativë ishte t’i frymëzonim njerëzit që të linin vend në botën e tyre të brendshme, emocionale, por edhe në botën e tyre fizike. Një vend që do të jetë i mbushur me më shumë mirëkuptim, empati dhe afërsi, gjë që do të na ndihmojë të lidhemi vërtetë. Fushata është frymëzuar nga veprat e autorit ikonik Goran Stefanovski, të cilat janë të skalitura në kujtesën tonë dhe janë po aq të forta dhe të vërteta edhe sot. Puna e tij është një kujtesë se ka më shumë gjëra që na lidhin sesa na ndajnë.
Iniciativës iu bashkuan një numër figurash të famshme nga vendi, muzikantë të suksesshëm, sportistë, aktorë, punonjës të medias dhe aktivistë, të cilët i treguan historitë e tyre dhe i bënë thirrje publikut të lirojë hapësirë për më shumë të mira në jetën e tyre. Ai stimuloi reflektim mbi një numër problemesh në shoqëri, hapi tema të ndjeshme dhe punoi drejt pranimit të dallimeve midis njerëzve.
Si pjesë e kësaj iniciative, u promovua kënga "Vendi" nga artistët e rinj Young Dadi, Matej Foltz dhe Zee Bomb, e cila u frymëzua nga ideja kryesore e #BëjVend dhe vepra e Goran Stefanovskit. Kjo këngë, përmes zërit të brezit të ri, tregon historinë e problemeve të vjetra, tensionit, trazirave shoqërore dhe diversitetit. Por, në vend që thjesht të kritikojë, ajo i bën thirrje të gjithë brezit që të gjejnë më të mirën tek vetja, tek të tjerët, në situatën në të cilën ndodhemi.
Si kulminacion i gjithë iniciativës, e realizuam edhe një nga projektet më të mëdha kulturore dhe sociale të Makedonski Telekomit deri më sot, me mbështetjen e plotë që i dhamë shfaqjes "Imagjino një botë të re" e cila u vu në skenë në Teatrin Kombëtar të Maqedonisë. Projekti teatror "Imagjino një botë të re" i sjell në jetë fjalët e Stefanovskit rreth vlerave të përjetshme si njerëzimi, mirëkuptimi dhe lidhja, cilësi që shpesh humbasin në përditshmërinë e sotme. Shfaqja u realizua në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Maqedonisë, me regji nga Nela Vitosheviq dhe prodhim nga Sektor Film, me një kast të shkëlqyer aktorësh. Me shfaqjen “Imagjino një Botë të Re”, jo vetëm që i përfunduam aktivitetet e nismës #BëjeVend, por edhe një herë e demonstruam mbështetjen tonë për kulturën vendore, për vlerat e qëndrueshme dhe për artistët që kanë lënë një gjurmë të përhershme në trashëgiminë tonë kulturore.
Në botën e sotme të lidhur, përgjegjësia është jashtëzakonisht e rëndësishme. Një përgjegjësi që shkon një hap më tej sesa krijimi i një infrastrukture superiore. Përgjegjësi për qëndrueshmërinë dhe ruajtjen e burimeve natyrore, përgjegjësi për shoqërinë, për zvogëlimin e hendekut dixhital dhe një shoqëri dixhitale të barabartë. Përgjegjësi për një të ardhme të përbashkët dhe të qëndrueshme.
Ne e kuptojmë në mënyrë serioze rolin tonë si një brend i madh në komunitet dhe veprojmë për të ndërtuar një shoqëri më të mirë për të gjithë. Angazhimi ynë strategjik është ta mbështesim sportin, kulturën dhe filantropinë, me fokus tek të rinjtë dhe grupet e cenueshme.
Sporti vendor është një nga segmentet ku ne vazhdimisht ofrojmë mbështetje aktive, gjë që tradicionalisht ka vazhduar edhe gjatë vitit të kaluar. Në vitin 2024, e vazhduam partneritetin tonë me Reprezentacionin e Hendbollit, i cili ka vazhduar për të tetin vit radhazi dhe i mbështetëm lojtarët e ekipit që morën pjesë në Kampionatin Botëror në Katar.
Ne gjithashtu e mbështesim e-sportin, përmes kampionatit T-esport, i cili angazhon entuziastë të rinj dhe lojtarë gjysmëprofesionistë të sporteve elektronike nga Evropa Lindore-Qendrore. Kjo është një mundësi për lojtarët e rinj që të shfaqin aftësitë e tyre në një skenë të madhe dhe të fitojnë përvojë të paçmuar në botën e sporteve elektronike. Makedonski Telekom është mik i manifestimit Vera e Ohrit për tre dekada, një ngjarje që është një nga promovuesit më të mëdhenj të kulturës sonë nacionale.
Dhe si një ngrohje për sezonin e verës, i ftuam të rinjtë të jenë pjesë e "Verës për t'u kujtuar", e shoqëruar nga 10.000 përvoja muzikore falas në të gjithë Evropën dhe një ngjarje unike e organizuar nga Telekom Electronic Beats me DJ HEARTSTRING dhe Sugababes. "Vera për t'u kujtuar" është një ngjarje e krijuar për të rinjtë nga vendet evropiane ku Dojçe Telekom është e pranishme, për t'u ofruar atyre qasje në përvoja të larmishme muzikore. Qëllimi është që të rinjtë nga e gjithë Evropa të lidhen me njëri-tjetrin dhe të krijojnë kujtime që do t'i kujtojnë për një kohë të gjatë.
NNe e përdorim teknologjinë për të siguruar një cilësi më të mirë jetese përmes projekteve të tilla si "Butoni i emergjencës", në partneritet me Kryqin e Kuq. "Butoni i emergjencës" synon të ofrojë një reagim të shpejtë për individët e moshuar ose të dobët duke shtypur thjesht një buton të vendosur në një pajisje në formën e orës së dorës.
Në vitin 2024, Fondacioni Telekomi për Maqedoninë filloi bashkëpunimin me shoqatën Konekt për platformën e donacioneve në grup www.opop.mk , e cila synon të ndihmojë shumë organizata të shoqërisë civile në vend, të cilat luftojnë për një jetë më të mirë për grupet e cenueshme të qytetarëve, një mjedis të shëndetshëm dhe zgjidhjen e problemeve lokale, për të mbledhur fonde, por edhe për t'u lidhur me partnerë dhe donatorë të mundshëm në të ardhmen. Të gjitha projektet në platformë kanë një ndikim të gjerë dhe/ose afatgjatë në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve dhe përmirësimin e jetës së komuniteteve lokale. Ky është një mekanizëm strategjik filantropik që u lejon donatorëve të përforcojnë ndikimin e tyre në një nivel më të lartë duke bashkuar donacionet. Mbetemi të përkushtuar për të mbështetur vlerat e vërteta, të motivuar për t'i dhënë diçka mbrapsht komunitetit në të cilin veprojmë.
Si pjesë e Grupacionit Dojçe Telekom, ne jemi të përkushtuar për ta zvogëluar ndikimin e dëmshëm në mjedis. Ndryshimet klimaterike na prekin të gjithëve dhe kemi përgjegjësi të përbashkët për ta bërë ndryshimin. Kemi arritur neutralitet të plotë të CO2 në punën tonë, ndërsa nëpërmjet ekonomisë rrethore, po ndikojmë gjithnjë e më shumë në reduktimin e mbetjeve elektronike. Përmes aksionit tonë lokal për reduktimin e mbetjeve elektronike, i cili mban etiketën Green Magenta, deri më tani janë mbledhur 40.000 pajisje të vjetra celulare.
Madje 60% e të gjithë energjisë elektrike që e përdorim sot vjen nga burime të rinovueshme, ndërsa ne mbetemi të përkushtuar për t'u bërë një kompani më e qëndrueshme në çdo aspekt të operacioneve tona.
Duke zëvendësuar një shifër të jashtëzakonshme prej 84.14% të (faturave) në letër me ato elektronike, arritëm të kursejmë deri në 55 ton letër gjatë 365 ditëve të fundit. Jemi krenarë që në vitin 2024 prezantuam paketimin biodegradues për të gjitha pajisjet që i lëshojmë në shitje. Ky është një hap i madh drejt heqjes dorë nga mbetjet që vijnë nga paketimet e pariciklueshme dhe është edhe një masë më shumë në përputhje me moton e Dita e Planetit Tokë të vitit të kaluar, e cila është "Planeti kundër plastikës". Përveç kësaj, gjatë vitit 2024, kemi ricikluar deri në 9.600 telefona celularë përmes nismave tona ekologjike, siç është Eko Zbritja. Funksionaliteti i Telekom Cloud na ka mundësuar të arrijmë kursime të mëdha të energjisë elektrike deri në 80%. Nga ana tjetër, zgjidhjet për qytetet inteligjente e përmirësojnë cilësinë e jetës dhe mundësojnë që jeta urbane të bëhet më e qëndrueshme duke e ulur konsumin e energjisë dhe ndotjen nga drita dhe zhurma, si dhe duke ulur emetimet e CO2. Kjo është pikërisht ajo që nevojitet urgjentisht, pasi qytetet janë përgjegjëse për më shumë se 70 për qind të emetimeve globale të CO2.
Përveç sigurimit që puna jonë të jetë e orientuar drejt mjedisit, ne gjithashtu inkurajojmë iniciativa që tërheqin dhe i bëjnë thirrje të gjithë komunitetit të bashkohet me eko-misionin për një botë më të pastër, më të shëndetshme dhe më të bukur, dhe me mjetet dhe zgjidhjet digjitale që zhvillojmë, krijojmë mundësi që ky vizion të bëhet realitet.
Inovacionet që po zhvillohen në sistemin tonë në të ardhmen do të na lejojnë jo vetëm të kursejmë, por edhe të jemi më efikasë, më të sigurt dhe të kemi kontroll më të madh mbi punën tonë. Angazhimi ynë strategjik është afatgjatë dhe i përcaktuar qartë - të jemi operator digjital kryesor i përkushtuar ndaj një të ardhmeje të qëndrueshme të përbashkët.
Rinovimi i burimeve natyrore dhe mbrojtja e tyre do të jetë fokusi ynë, por edhe detyrimi ynë, në vitet që vijnë. Qëllimi ynë është të punojmë së bashku për të krijuar një mjedis më të shëndetshëm dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë.
Makedonski Telekom e përmbylli vitin 2024 me rezultate të suksesshme, duke shënuar rritje të vazhdueshme gjatë gjithë vitit. Puna e suksesshme bazohet në strategjinë e teknologjive të reja pionere dhe përvojës më të mirë të abonuesve. Të ardhurat nga shitjet u rritën me 2 për qind, ndërsa fitimi operativ para interesave, tatimit dhe amortizimit (EBIDTA) me 0.3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Fitimi neto u rrit madje për 7.6 për qind, ndërsa investimet totale kapitale (CAPEX) në fund të vitit 2024 arritën në 2.286 milionë denarë.
Vazhduam të investojmë në infrastrukturën e rrjetit dhe në teknologjitë më të fundit, të cilat e forcuan statusin tonë si rrjeti më i mirë. Ne mbetëm liderë në mbulimin me optikë dhe në fund të vitit 2024 kishim 344 mijë qasje në optikë, që është 9.6 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rrjeti ynë 5G është i disponueshëm për 93 për qind të popullsisë në Maqedoni me shpejtësi gigabit në pothuajse të gjitha qytetet. E kemi fituar përsëri çmimin prestigjioz Ookla® për rrjetin më të mirë. Rezultatet treguan për shpejtësinë më të lartë në rrjetet celulare dhe fikse, si dhe cilësinë më të mirë të rrjetit celular.
Përvoja superiore e abonuesit vazhdoi trendin e rritjes së numrit të abonuesve në të gjitha segmentet. Numri i abonuesve të internetit me shtrirje të gjerë u rrit me 3.5 përqind dhe arriti në 218 mijë, ndërsa numri i përgjithshëm i qasjeve në internet u rrit me 3.7 përqind. Në telefoninë fikse, Makedonski Telekom, me një pjesëmarrje në treg prej 62,2 përqind dhe 233 mijë abonuesish, është lider në treg. Në segmentin celular, pjesa e tregut është 48.1 për qind me një bazë të qëndrueshme prej 1.28 milionë përdoruesish.
Programi i parë digjital i shpërblimeve dhe përfitimeve për abonuesit, Magenta Moments, arriti në 280 mijë abonues dhe pozicioni numër një në treg u konfirmua nga indeksi TRI*M për matjen e kënaqësisë së abonuesve, si dhe indeksi Love Brand. Edhe këtë vit, kemi punuar në mënyrë aktive drejt një shoqërie digjitale të barabartë dhe reduktimit të ndikimeve të dëmshme në mjedis. Përmes projekteve për të zvogëluar hendekun digjital dhe për të krijuar një shoqëri digjitale të barabartë, kemi arritur pothuajse 33.500 mijë abonues. Edhe këtë vit, e vazhduam fushatën tonë ekologjike për mbledhjen dhe riciklimin e pajisjeve të vjetra dhe kontribuuam në uljen e emetimeve të dëmshme të CO2 duke qenë një kompani neutrale ndaj CO2. Ekipi ynë është nxitësi i progresit tonë dhe këtë vit u emëruam punëdhënësi më i dëshirueshëm midis kompanive të telekomunikacionit në të gjithë vendin. Me atë rast, na u dha certifikata prestigjioze e Employer Partner.
Kjo është strategjia jonë afatgjate dhe është pjesë e agjendës sonë ESG që do të vazhdojmë ta ndjekim në vitet në vijim.
Në ueb-faqen tonë, ne përdorim biskota dhe teknologji të ngjashme për të ruajtur, lexuar dhe përpunuar informacione në pajisjen tuaj. Duke vepruar kështu, ne e përmirësojmë përvojën tuaj, e analizojmë trafikun e faqes dhe ju shfaqim përmbajtje dhe reklama që ju interesojnë. Për këtë qëllim, në ueb-faqe dhe pajisje krijohen profile abonuesish. Këto teknologji i përdorin edhe partnerët tanë. Duke zgjedhur "Pranoi vetëm të domosdoshmet", ju i pranoni vetëm biskotat që mundësojnë funksionimin e duhur të faqes sonë të internetit.
"I pranoj të gjitha" do të thotë që ju lejoni qasje në informacione në pajisjen tuaj dhe përdorimin e të gjitha biskotave për qëllime analitike dhe marketingu nga ne dhe partnerët tanë. Të dhënat tuaja më pas mund të transferohen në vende të treta jashtë Bashkimit Evropian, ku ne nuk mund të garantojmë të njëjtin nivel të mbrojtjes së të dhënave si ai i aplikueshëm në BE dhe në Maqedoninë e Veriut (shih nenin 53 të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nr. 42, 16 shkurt 2020 dhe Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nr. 294/21). Në seksionin "Cilësimet", mund të përcaktoni gjithçka në detaje dhe të ndryshoni pëlqimin tuaj në çdo kohë.
Më shumë informacion mund të gjeni në Politika e Cookies dhe në Listën e Partnerëve.
Në ueb faqen tonë, ne përdorim biskota dhe teknologji të ngjashme për të ruajtur, lexuar dhe përpunuar informacione në pajisjen tuaj. Këto teknologji i përdorin edhe partnerët tanë. Ne dhe partnerët tanë mund t'i përdorim këto teknologji për qëllime analitike dhe marketingu vetëm me pëlqimin tuaj.
Përdorni butonat për të treguar pëlqimin tuaj, si dhe për ta tërhequr atë në çdo kohë. Gjithmonë mund ta hapni faqen aktuale nga fundi i faqes sonë të internetit.
Pëlqimi juaj është gjithashtu bazë për transferimin e të dhënave në vendet që nuk janë anëtare të BE-së (neni 53 i Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nr. 42, 16 shkurt 2020 dhe Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nr.294/21). Makedonski Telekom SHA-Shkup nuk mund të ofrojë të njëjtin nivel të mbrojtjes së të dhënave si në BE. Për shembull, ekziston mundësia që autoritetet lokale të kenë qasje në të dhënat tuaja. Ushtrimi i të drejtave tuaja për mbrojtjen e të dhënave mund të jetë gjithashtu i kufizuar. Nëse doni të dini më shumë, lexoni informacionet tona mbi përpunimin e të dhënave në vendet joanëtare të BE-së dhe listën tonë të #partnerëve
Këto biskota janë gjithmonë aktive dhe të nevojshme për funksionimin e duhur të ueb-faqes sonë
Këto cookie janë të domosdoshme për funksionimin e duhur të funksioneve bazë të faqes së internetit, të tilla si navigimi, blerjet online, përfundimi i pagesës, optimizimi i përmbajtjes, etj. Ato zakonisht vendosen si përgjigje ndaj një ndërveprimi specifik që keni me faqen e internetit, siç janë rregullimet për Cilësimet e cookie-ve, hyrja në llogari ose plotësimi i formave elektronike. Këto cookie nuk përmbajnë asnjë informacion personal dhe nuk mund të çaktivizohen me këto cilësime. Më shumë opsione në lidhje me përdorimin e cookie-ve mund të rregulloni në shfletuesin tuaj të internetit në mënyrë që ai t’i bllokojë ose t’ju njoftojë për këto cookie, ku disa pjesë të faqes së internetit nuk do të funksionojnë siç duhet.
Këto biskota na ndihmojnë ta përmirësojmë të kuptuarit tonë të sjelljes së abonuesve.
Ne përdorim biskota dhe teknologjitë analitike për të kuptuar më mirë se si përdoret ueb-faqja jonë. Ato na ndihmojnë t’i optimizojmë shërbimet tona digjitale. Për shembull, ne mund të përcaktojmë se sa njerëz e vizitojnë ueb-faqen tonë ose një shërbim të caktuar. Ato janë gjithashtu të dobishme për vlerësimet statistikore që na tregojnë se si njerëzit i përdorin shërbimet tona digjitale. Analiza bazohet në informacione të pseudonimizuara.
Ne i përdorim këto biskota për t'ju shfaqur reklama të personalizuara dhe përmbajtje që janë të rëndësishme për ju.
Ne dhe partnerët tanë i përdorim këto biskota për t'ju shfaqur reklama të personalizuara dhe përmbajtje që janë të rëndësishme për ju. E shkyçur Lexoni më shumë Biskota dhe teknologji të ngjashme marketingu sigurojnë që të shihni vetëm reklama që përputhen me interesat tuaja, në vend të reklamave të rastësishme. Ne përdorim gjithashtu teknologjitë e marketingut për të kontrolluar se sa mirë marrin përdoruesit një reklamë të caktuar. Kjo na ndihmon t’i përmirësojmë vazhdimisht reklamat tona. Teknologjitë e marketingut përdoren gjithashtu në faqet e internetit të partnerëve tanë reklamues. Kjo quhet ritargetim. Kjo na lejon t'ju tregojmë reklama përkatëse edhe në faqe të tjera.
Duke përdorur teknologjitë e marketingut, ne krijojmë profile pseudonime të përmbajtjes dhe reklamave që i shihni. Ky informacion na ndihmon të kuptojmë se çfarë ju intereson. Ato na mundësojnë gjithashtu t'ju shfaqim reklama përkatëse në ueb-faqet e tjera.