Rimbush pripejd kredi

Rimbushja e llogarisë

Për çdo rimbushje përmes aplikacionit Telekom MK fiton 500 MB internet.

Makedonski Telekom të mundëson të rimbushësh kredi në pripejd llogarinë tënde ose në pripejd llogarinë e cilit do shfrytëzues tjetër.

Rimbushja e llogarisë pripejd mund të kryhet:

Në rrjetin e zgjeruar të shitjeve të kuponëve, duke përfshirë:

  • kiosqe
  • markete
  • shitore lokale
  • pikat e karburantit
  • shitoret e Makpetrolit.

Rimbushje të pripejd llogarisë së shfrytëzuesit tjetër

Pripejd llogarinë mund ta rimbush edhe shfrytëzues postpejd mobil i Makedonski Telekom në njërën prej këtyre mënyrave:

  • drejtpërdrejtë nga telefoni mobil i tij, nëpërmjet automatit folës në 070 122
  • drejtpërdrejtë nga telefoni i tij mobil, nëpërmjet shërbimit Menyja ime, me thirrje në *122#.
  • Nëpërmjet profilit të tij në Telekomi Im
  • Nëpërmjet aplikacionit TELEKOM MK

Pripejd llogarinë mund ta rimbush edhe shfrytëzues fiks i Makedonski Telekom në njërën prej këtyre mënyrave:

  • drejtpërdrejtë nga telefoni fiks i tij, nëpërmjet automatit folës në 122.
  • Nëpërmjet profilit të tij në Telekomi Im
  • Nëpërmjet klientit të MaxTV
  • Nëpërmjet aplikacionit TELEKOM MK

Rimbushje të pripejd llogarisë mund të kryej secili, pa marrë parasysh a është shfrytëzues i Makedonski Telekom:

  • Nëpërmjet bankomatit – Shko deri te bankomati më i afërt i Stopanska banka ose NLB Tutunska banka, zgjidh menynë për shërbime shtesë dhe përcjelli udhëzimet në ekran;
  • Vizito pikën shitëse më të afërt të vauçerave, ku do duhet vetëm të zgjidhet shuma e dëshiruar dhe të tregohet numri i shfrytëzuesit, llogaria e të cilit po rimbushet.
  • Nëpërmjet aplikacionit TELEKOM MK

Validiteti i vauçerave pripejd:

Vlera e vauçerit Kohëzgjatja
150 den. 30 ditë
200 den. 30 ditë
250 den. 30 ditë
300 den. 30 ditë
590 den. 90 ditë
900 den. 360 ditë
2.000 den. 360 ditë