Shape

Siguria më e
lartë për biznesin tuaj

Qendra operativee sigurisë

EC

Qendra operative e sigurisë (SOC - Security Operation Center)

Kërcënimet online janë një dukuri shumë reale dhe e vazhdueshme në botën e biznesit digjital. Me zhvillimin e digjitalizimit, edhe kërcënimet në mjedisin online po evoluojnë. Prandaj, është thelbësore të kemi një mjet që do të lejojë monitorimin e vazhdueshëm të kërcënimeve online dhe ofrimin e një reagimi të shpejtë. Makedonski Telekom gjithmonë ka zgjidhje për një biznes të sigurt. Shërbimi Qendra Operative e Sigurisë ofron mbrojtje maksimale të stacioneve të punës, si kompjuterët dhe serverët, nga rreziqe të ndryshme në internet. Monitorimi i vazhdueshëm i stacioneve të punës, 24 orë në ditë, 365 ditë në vit, minimizon rrezikun e incidenteve të sigurisë që vijnë nga operacionet në internet.

SOC ofron një shërbim të vetëm, të unifikuar të bazuar në një platformë të provuar për zbulimin, analizën dhe rikuperimin nga një gamë e gjerë sulmesh kibernetike përmes:

  • Endpoint Detection and Response (EDR): zbulimi i ngjarjeve të sigurisë dhe përcjellja e tyre për përpunim të mëtejshëm
  • Network Traffic Analysis (NTA): zbulimi i anomalive në trafikun e rrjetit
  • User and Entity Behavior Analytics (UEBA): analiza e sjelljes së përdoruesit dhe sistemeve
  • Klasifikimi dhe përshkallëzimi i ngjarjeve prioritare të sigurisë
  • Krijimi i raporteve mujore me statistika dhe ngjarje të veçanta të sigurisë
  • Reagimi i automatizuar i incidentit

Siguria në Internet po bëhet gjithnjë e më komplekse

icon1

Sulme gjithnjë e më të sofistikuara që synojnë bizneset e të gjitha përmasave

icon2

Rritja e dëmeve financiare të shkaktuara nga sulmet në internet

icon3

Rrezikimi i reputacionit të kompanive si rezultat i sulmeve në internet

Pse SOC?

  • Rritja e sigurisë: monitorim i vazhdueshëm i incidenteve të sigurisë dhe përgjigje proaktive ndaj kërcënimeve
  • Kosto më të ulëta: shfrytëzimi i operacioneve të sigurisë SOC është një opsion më i levërdishëm sesa ndërtimi i ekipit tuaj të sigurisë që kërkon burime të konsiderueshme financiare dhe kohë
  • Ballafaqimi me sulmet duke përdorur një sërë teknologjish që përmirësohen automatikisht;
  • Duke u kursyer kompanive kohë dhe përpjekje për të blerë, integruar dhe menaxhuar zgjidhje të shumta sigurie
  • Klienti mund të qëndrojë i fokusuar në biznes ndërsa Telekomi kujdeset për sigurinë e TI-së
icon2

Për kë është i destinuar?

Shërbimi SOC është i destinuar për kompanitë që kanë:
  • Ekspertizë dhe burime të kufizuara të sigurisë së TI-së;
  • Mbrojtje e pjesshme aktuale (antivirus ose pajisje bazë sigurie), por me nevojë për mbrojtje të plotë;
  • Nevojë për investim në biznesin e tyre kryesor, në vend të kostove të mëdha të sigurisë së TI-së.
icon2

PAKETAT Paketat dhe shërbimet shtesë

Përmbajtja e paketës Silver

Raport mujor mbi kërcënimet e reja

Manualë globalë të personalizuar (Playbooks) të disponueshëm për të gjithë përdoruesit e SOC

Izolimi automatik i trafikut të dyshimtë sipas manualit të personalizuar

Njoftime me e-mail që përmbajnë raporte bazë për kërcënimet e reja

Mbështetje përdoruesi përmes e-mailit

Përmbajtja e paketës Gold

Raport mujor mbi kërcënimet e reja që mund të rregullohen sipas nevojave të përdoruesit

Manual i personalizuar (Playbooks) që krijohet sipas nevojave të përdoruesit

Izolimi automatik i trafikut të dyshimtë me heqjen e alarmeve false pozitive dhe masa të përfshira për sistemet kritike

Njoftime me e-mail që përmbajnë raporte bazë dhe mund të rregullohen sipas nevojave të përdoruesit

Qasja në konsolë (për përdoruesit që kanë mbi 50 pajisje fundore)

Mbështetje përdoruesi përmes e-mailit

Mbështetje përdoruesi përmes telefonit

Shërbime plotësuese me pagesë shtesë

  • Hetim forenzik
  • Reagim ndaj incidentit
Verzioni desktop