Emilija Andonovska

Drejtor kryesor komercial për abonues privatë

Emilija Andonovska është drejtoreshë kryesore komerciale për përdoruesit privatë, nga 1 korriku 2023.

Ajo është profesioniste e dëshmuar me më shumë se 20 vjet përvojë në Telekomin e Maqedonisë. Ajo ka punuar në disa pozicione të ndryshme menaxheriale në segmentin komercial dhe financiar.

Ajo e ka filluar karrierën e saj në fushën e kontrollit dhe analizës, më pas në fushën e financave, fillimisht si drejtoreshë e financave të përdoruesve dhe më pas si drejtoreshë e financave korporative të grupacionit. Ajo vazhdon të ndërtojë përvojën e saj në fushën e përdoruesve, ku drejtonte Sektorin për Shërbime Teknike dhe të Shitjes, i cili është i një sektor i sapokrijuar dhe gjithashtu njësia më e madhe në kompani.

Emilija Andonovska është ekonomiste e diplomuar dhe ka magjistruar në menaxhment të përgjithshëm.

Verzioni desktop