Informacione të përgjithshme për lojën

Aplikacioni Telekom Fantasy Football për argëtim dhe kënaqësi me futbollin më të mirë në televizionin më të mirë

  • Onlajn lojë përmes së cilës shfrytëzuesit e Telekomit do të kenë mundësi unikale të jenë menaxherë të futbollistëve më të mirë në botë
  • Me aplikacionin, çdo shfrytëzues formon ekipin e tij ideal Champion League dhe grumbullon poena
  • Përdoruesi me më tepër poena për çdo xhiro fiton PlayStation 4 dhe video lojë FIFA18, ndërsa për menaxherin më të mirë të sezonit janë të rezervuara dy bileta për finalen e Ligës së Kampionëve

Onlajn loja e popullarizuar Fantasy Football prej tash do të luhet edhe në Maqedoni. Makedonski Telekom ka krijuar aplikacionin Telekom Fantasy Football i cili prej sot është në dispozicion për të gjithë adhuruesit e flaktë të futbollit. Me lojën onlajn shfrytëzuesit e Makedonski Telekom kanë mundësi unikale të jenë menaxherë të futbollistëve më të mirë të botës. Çdo shfrytëzues ka buxhet virtual me të cilin formon ekipin e tij ideal futbollistik nga lojtarë që luajnë në klubet aktuale që garojnë në Ligën e Kampionëve.

Ideja është që të krijohet ekip nga lojtarë me ndihmën e të cilëve do të grumbullohen poena nga çdo ndeshje e Ligës së Kampionëve. Shfrytëzuesi i cili do të grumbullojë më tepër poena në çdo xhiro fiton PlayStation 4 dhe video lojë FIFA18, ndërsa menaxheri më i mirë i sezonit 2017/2018 fiton dy bileta për kënaqësi në finalen e madhe që do të mbahet në Kiev vitin e ardhshëm.

Deri në fund të vitit do të mbahen 4 xhiro të Ligës së Kampionëve deri kur shfrytëzuesit e Makedonski Telekom do të mund të fitojnë 4 shpërblime të vlefshme PlayStation 4 dhe video lojë FIFA18. Onlajn loja Telekom Fantasy Football do të jetë në dispozicion deri në fund të sezonit futbollistik 2017/2018. Me aplikacionin e ri Telekom Fantasy Football, adhuruesit e flaktë të futbollit përveç që do të argëtohen dhe fitojnë shpërblime, njëkohësisht do të kënaqen me futbollin më të mirë në televizionin më të mirë.

Aplikacioni Telekom Fantasy Football për shfrytëzuesit e Android është në dispozicion në këtë link, ndërsa për shfrytëzuesit e iOS në këtë link.

Rregullat e përgjithshme

MEKANIZMI I LOJËS

Zgjedhja e formacionit fillestar
Që ti bashkoheni lojës, zgjidhni ekip prej 15 lojtarëve të përbërë nga:

  • 2 portierë
  • 5 lojtarë mbrojtës
  • 5 lojtarë mesfushorë
  • 3 sulmues

Buxheti
Vlera totale e formacionit tuaj fillestar nuk mund të tejkalojë 100 milionë euro.

Lojtarë për ekip
Mund të zgjedhni deri tre lojtarë nga një ekip gjatë kohës së fazës së grupeve. Kjo do të rritet në katër lojtarë në rrethin e 16 më të mirëve, pastaj ju takojnë nga pesë lojtarë në të katërtën e finales, gjashtë në gjysëmfinale dhe tetë në finale.

Udhëheqja e ekipit tuaj
Zgjedhja e 11-shes fillestare
Nga ekipi juaj prej 15 lojtarëve, zgjidhni 11 lojtarë para afatit përfundimtar të ndeshjes. Të gjitha poenat tuaja për ndeshjen do të arrihen nga këta 11 lojtarë; nëse një ose më tepër nuk luajnë atëherë ata automatikisht do të zëvendësohen me lojtarët në pankinë.
Ekipi juaj mund të luajë në çdo formacion, me çka një portier, sëpaku dy mesfushorë, sëpaku tre mbrojtës dhe sëpaku një sulmues janë të zgjedhur në çdo kohë.

Zgjedhja e kapitenit
Nga formacioni juaj fillestar prej 11 lojtarëve mund të zgjidhni lojtarin kapiten, rezultati i të cilit do të dyfishohet në çdo ndeshjes. Nëse kapiteni juaj nuk luan asnjë minutë atëherë rezultati i lojtarit nuk do të dyfishohet.

Zëvendësimet
Zëvendësimet kryhen deri në fund të afatit përfundimtar – një orë para fillimit të të gjitha ndeshjeve të xhiros të martën. Deri atëherë, mundeni të:

  • Zëvendësoni ndonjë lojtar (përveç nëse nuk ka marrë karton të kuq) me ndonjë prej pankinës;
  • E ndryshoni kapitenin tuaj (përveç nëse nuk ka marrë karton të kuq) me lojtar tjetër nga ekipi juaj;
  • Lojtarët që zëvendësohen dhe gjenden në pankinë do të marrin 0 poena.
  • Bëni numër të pakufizuar të zëvendësimeve brenda lojtarëve të caktuar të ekipit, edhe pse nuk mund të bëhen pas afatit përfundimtar të zëvendësimeve dhe transfertave – e kjo është 1 orë para fillimit të ndeshjes së parë të xhiros;

Kryerja e transfertave
Mund të blini dhe shisni lojtarë në tregun e transfertave edhe atë pakufizuar dhe pa shpenzime, por vetëm deri në afatin tuaj përfundimtar të xhiros si dhe gjatë fazave të grupeve dhe fazave nokat.

Numri i transfertave të lira
Numri i transfertave të lira
Para xhiros së tretë të fazës së grupeve: pakufizuar
Ndërmjet xhirove të mbetura të fazës së grupit: 1 transfertë
Ndërmjet fazës së grupit dhe të tetës së finales: pakufizuar
Para rrethit të dytë të tetës së finales: 2
Para rrethit të parë të katërtës së finales: 5
Para rrethit të dytë të katërtës së finales: 2
Para rrethit të parë të gjysëmfinales: 5
Para rrethit të dytë të gjysëmfinales: 2 Para finales: 5

Çmimet e lojtarit
Çmimet e lojtarëve do të mbeten të njejta, gjatë tërë kohës së kohëzgjatjes së lojës.

Afatet
Shfrytëzuesi mund të krijojë ekipin e tij, të bëjë zëvendësime dhe transferta deri në afatin përfundimtar – një orë para fillimit të të gjitha ndeshjeve të xhiros të martën.
Të gjitha transfertat duhet të kryhen deri në afatin përfundimtar për xhiron, me qëllim që të hyjnë në fuqi për atë set të ndeshjeve..
Afatet përfundimtare janë lëndë të ndryshimit dhe do të jenë në kohën e fillimit të ndeshjes së parë të xhiros.

Afatet përfundimtare për çdo xhiro:
Xhiro 1 - 17 tetor, 20.45
Xhiro 2 - 31 tetor, 20.45
Xhiro 3 - 21 nëntor, 18.00
Xhiro 4 - 5 dhjetor, 20.45
Xhiro 5 - 13 shkurt – e teta e finales, rrethi i parë
Xhiro 6 - 6 mars – e teta e finales, rrethi i dytë
Xhiro 7 - 3 prill – e katërta e finales, rrethi i parë
Xhiro 8 - 10 prill – e katërta e finales, rrethi i dytë
Xhiro 9 - 24 prill – gjysëmfinale, rrethi i parë
Xhiro 10 - 1 maj – gjysëmfinale, rrethi i dytë

Bodimi
Gjatë sezonit, lojtarët tuaj do të fitojnë poena mbi bazën e performanseve të tyre.
Performans / poena
Pjesëmarrje në ndeshje / +1
Luajtje sëpaku 60 minuta në lojë (përfshirë edhe poenat për pjesëmarrje) /+2
Gol i shënuar nga portieri ose lojtari mbrojtës / +6
Gol i shënuar nga lojtar mesfushor / +5
Gol i shënuar nga sulmues / +4
Për çdo asistim / +3
Portieri nuk pranon gol derisa është në fushë (patjetër të luaj sëpaku 60 minuta) / +4
Lojtari mbrojtës nuk pranon gol derisa është në fushë (patjetër të luaj sëpaku 60 minuta) / +4
Lojtari mesfushor nuk pranon gol derisa është në fushë (patjetër të luaj sëpaku 60 minuta) / +1
Lojtari mbi të cilin është kryer penallti / +2
Lojtari që ka bërë faullin për penallti / -1
Penallti e dështuar nga lojtari / -2
Penallti e mbrojtur nga portieri / +5
Për çdo dy gola të pranuar nga portieri ose mbrojtësi / -1
Karton i verdhë / -1
Karton i kuq (përfshin heqjen e poenave negative nga kartoni i mëparshëm i verdhë) / -3
Çdo tri mbrojtje të bëra nga portieri / +1
Autogol i realizuar / -2

Poena për asistime
Lojtarit do ti jepen poena për asistim kur të shënohet gol / e luan pasimin përfundimtar, gjuajtje me kokë ose gjuajtje që sjell deri te realizimi i golit. Kjo do të zbatohet edhe për asistimet nga ndërprerja e lojës (për shembull, gjuajtje nga këndi, gjuajtje të lira, aute etj.).
Përveç kësaj, tentativë që mbrohet nga kuadri i golit, portieri ose mbrojtësi mund të llogaritet si asistim, nëse ai top shkon drejt golit.
Kur pasimi, gjuajtja ose driblingu nga ana e sulmuesit përfundon në gol, sulmuesit i jepen poena si për asistim.

  • Vetëm një lojtar mund të jetë meritor për asistim për golin e shënuar
  • Nuk i jepet asistim lojtarit mbi të cilin është akorduar penallti
  • Asistim nuk i jepet lojtarit i cili krijon mundësi të tij për realizimin e golit (për shembull, solo kalim / dribling)

Minutat e luajtura
Minutat e luajtura llogariten mbi bazën e minutës së plotë të përfunduar; për shembull, nëse ndonjë lojtar është zëvendësuar në minutën e 60, i gjykohet sikur ka luajtur 59 minuta.

Të tjera
Numërohen poenat e realizuara në 90 minutat e rregullta. Lojtarët gjatë vazhdimeve dhe gjatë penalltive nuk marrin poena.

Koha e mbajtjes së ndeshjes
Garimi mbahet në periudhën prej 17.10.2017 deri 02.05.2018,
Të ndara në këto 10 xhiro:
Xhiro 1 - Nga 17.10.2017 deri 18.10.2017;
Xhiro 2 - Nga 31.10.2017 deri 01.11.2017;
Xhiro 3 - Nga 21.11.2017 deri 22.11.2017;
Xhiro 4 - Nga 05.12.2017 deri 06.12.2017;
Xhiro 5 - Nga 13.02.2018 deri 21.02.2018;
Xhiro 6 - Nga 06.03.2018 deri 14.03.2018;
Xhiro 7 - Nga 03.04.2018 deri 04.04.2018;
Xhiro 8 - Nga 10.04.2018 deri 11.04.2018;
Xhiro 9 - Nga 24.04.2018 deri 25.04.2018;
Xhiro 10 - Nga 01.05.2018 deri 02.05.2018;

Rezultatet llogariten nga dita e parë respektivisht nga xhiro përkatëse prej orës 00:00 deri në ditën e fundit, respektivisht deri në xhiron përkatëse deri ora 23:59, kur bëhet edhe ndarja finale për atë javë.

Shpërblimet
Shpërblimi për fituesin në xhiron х10: PlayStation 4 + FIFA18
Shpërblimi kryesor х1: Udhëtim dhe akomodim në Kiev për dy persona, plus dy bileta për ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve në futboll më 26 maj 2017.

Shpërndarja e shpërblimeve:
Shpërblimet nuk do ju jepen përdoruesve të parë të ranguar në çdo xhiro, respektivisht në finalen e madhe, nëse:

  • ai/ajo nuk ka mundësi të tërhjek/shfrytëzojë në afatin e paraparë (në rast të sëmundjes, forcës mbinatyrore ose situatave të ndryshme të paparashikueshme);
  • nuk i dorëzon të dhënat e kërkuara në afat prej 5 (pesë) ditëve nga marrja e njoftimit për tërheqjen e shpërblimit;
  • ai/ajo nuk dorëzon dokument valid për identifikim personal (letërnjoftim ose pasaportë) gjatë shpërndarjes/tërheqjes së shpërblimit;
  • ai/ajo në ndonjë mënyrë i ka shkelur rregullat e lojës gjatë pjesëmarrjes në aplikacion, me cilën do sjellje të tij/saj.

Makedonski Telekom AD Skopje do i dërgojë njoftim fituesit kur dhe ku ta tërhjek shpërblimin.

Nëse shpërblimi nuk mund ti shpërndahet shfrytëzuesit të parë, atëherë do ti shpërndahet fituesit të dytë të ranguar. Kjo procedurë përsëritet deri në mbarimin e listës së pjesëmarrësve me rradhë, në raport me pozicionin e tyre përfundimtar. Nëse shpërblimi nuk mund ti shpërndahet pjesëmarrësve në javën konkrete, respektivisht finalen e madhe, i njejti ngelet në dispozicion të Makedonski Telekom AD Skopje.

Secili prej fituesve të shpërblimit duhet ti dorëzojë të dhënat e tij (emrin dhe mbiemrin, adresën dhe NVAQ) në afat prej 5 (pesë) ditëve nga marrja e njoftimit për tërheqjen e shpërblimit, në mënyrë të kërkuar nga Makedonski Telekom.

Shpërblimet javore duhet të tërhiqen në afat prej 30 ditëve nga marrja e njoftimit për tërheqjen e shpërblimit, ndërsa shpërblimi kryesor duhet të tërhiqet më së voni deri në ditën e 10 nga marrja e njoftimit për fituesin. Shpërblimet nuk mund të zëvendësohen për mjete në të holla. Nga momenti i tërheqjes së shpërblimit nga ana e fituesit në aplikacion, ose nga ana e personit i cili është i autorizuar pë tërheqjen e shpërblimit, mbarojnë të gjitha obligimet, respektivisht ingjerencat nga ana e Makedonski Telekom.
Me të dhënat personale të grumbulluara që fituesit ti jepet shpërblimi do të veprohet në pajtim me aktet e vlefshme në këtë fushë në Republikën e Maqedonisë. Të njejtat do të përpunohen deri në plotësimin e qëllimit për çka edhe janë marrë, pastaj do të fshihen.

Të drejtat e pjesëmarrjes
17+ Të drejtë pjesëmarrjeje në këtë garim kanë vetëm personat mbi 17 vjet,
që janë nënshtetas të Republikës së Maqedonisë, me vërejtje se fituesi i shpërblimit kryesor në moshë deri 18 vjet nuk do të mund të udhëtojë pa shoqërues dhe për atë është i lejuar që shpërblimi ti kalohet qytetarit tjetër të moshës madhore.

Diskualifikimi
Makeonski Telekom ka autorizim që të diskualifikojë çdo përdorues, për të cilin dyshon se nuk ka marrë pjesë në përputhje me kushtet e pjesëmarrjes. Vendimet e Makedonski Telekom në raport me diskualifikimet e mundshme janë përfundimtare.

Në rast se Makedonski Telekom vëren sjellje mashtrimi me të cilën përdoruesi përfiton përparësi ndaj përdoruesve të tjerë, ka të drejtë të plotë në të njejtin moment atij përdoruesi ti ndalojë që përsëri të merr pjesë në aplikacionin „Telekom Fantasy Football“.

Bartës i lojës
Bartës i aplikacionit „Telekom Fantasy Football“ është kompania Makedonski Telekom AD Skopje. Makedonski Telekom e mban të drejtën që në çdo kohë dhe pa paralajmërim paraprak, të abrogojë ose të ndryshojë cilën do pjesë të Kushteve për përdorim.

Apple Inc. nuk është sponzor i këtij garimi, as që Apple në çfarëdo mënyre është i ndërlidhur me këtë aplikacion.


KUSHTET PËR PËRDORIMIN E APLIKACIONIT

Fituesit



Fitues Xhiro 1: Shenoll Shaini

Fitues Xhiro 2: Филип Гиноски

Fitues Xhiro 3:

Fitues Xhiro 4: Давид Марашевиќ

Fitues Xhiro 5: Бошковски Александар

Fitues Xhiro 6: Петар Чавдаревиќ

Fitues Xhiro 7:

Fitues Xhiro 8: Кире Илиевски

Fitues Xhiro 9: Марко Михаилоски

Fitues i xhiros së 10-të: Саше Станишковски

Fitues i shpërblimit kryesor: Бленди Вејсели

Verzioni desktop