Интернет без омраза

Për Internet pa urrejtje

Misioni ynë është që të gjithë të kenë qasje qasje në mundësitë e botës dixhitale dhe ne besojmë se askush nuk duhet të margjinalizohet apo përjashtohet. Megjithatë, urrejtja në internet përbën një kërcënim për themelet e një shoqërie të sigurt, të lidhur dhe gjithëpërfshirëse.

Kjo është arsyeja pse ne marrim një qëndrim të fortë kundër urrejtjes në internet dhe jemi të përkushtuar të bëhemi një katalizator për ndryshime domethënëse.

Ne fokusohemi veçanërisht te brezi i ri sepse të rinjtë pavarësisht aftësive të tyre në komunikimin dixhital, shpesh janë të pambrojtur nga efektet e dëmshme të urrejtjes dhe ngacmimeve në internet. Në këtë fazë të rëndësishme të rritjes dhe zhvillimit të tyre personal, është përgjegjësia jonë t'i mësojmë se si të rezistojnë dhe në të njëjtën kohë t'i inkurajojmë ata të bëhen aleatë proaktivë në krijimin e një kulture respekti dhe diskursi pozitiv në internet.

Младинско движење

Lëvizja e të rinjve për
internet pa urrejtje

Fondacioni Telekom për Maqedoninë dhe UNICEF kanë nisur një partneritet dyvjeçar për internet pa urrejtje dhe një lëvizje të udhëhequr nga të rinjtë për një botë më humane në internet. Qëllimi është krijimi i një lëvizjeje përmes së cilës të rinjtë do të luftojnë për internet pa dhunë nga bashkëmoshatarët dhe gjuhën e urrejtjes përmes edukimit, bashkë-krijimit dhe veprimeve konkrete. Të gjitha aktivitetet do të drejtohen nga të rinjtë të cilët do të frymëzojnë të tjerët për t'u bashkuar dhe zgjeruar lëvizjen në të gjithë vendin.

Letra e tualetit është
arma jonë

Në bashkëpunim të ngushtë me figura me ndikim në mediat sociale që përballen me urrejtje çdo ditë, ne kemi nisur një iniciativë për të luftuar përhapjen e saj. Të shkruara në letër tualeti janë komente të vërteta me urrejtje që ndikuesit marrin çdo ditë. Nëpërmjet videove interesante që shpërndajnë ata në mënyrë simbolike tregojnë se vendi i urrejtjes është në koshin e plehrave.

Тоалетна хартија
Младинска кампанја Bullying Bye Bye

Fushata e të rinjve „Bullying Bye Bye“

Iniciativa "Së bashku për internet pa urrejtje" në partneritet me UNICE filloi në vitin 2023. Të rinjtë janë në ballë të luftës për një internet pa urrejtje dhe, së bashku me profesionistë nga fusha të ndryshme, kanë krijuar një fushatë në rrjetet sociale për të rritur ndërgjegjësimin e bashkëmoshatarëve të tyre dhe publikut të gjerë. Ne u dhamë mjete, hapësirë dhe njohuri dhe ata filluan vetë ndryshimin pozitiv.

Verzioni desktop