Për verzionin mobil të faqes, klikoni.
Paguaj onlajn
iPhone 8 ju prezanton njё dizajn tё ri tёrёsisht nga xhami. Kamera mё e popullarizuar nё botё tani ёshtё edhe mё e mirё. Me çipin mё të fuqishëm dhe më të mençur deri tani të paparë në një telefon të mençur. Me karikim pa tel pa asnjëlloj mundimi. Përjetim i paparë deri tani me funksionin për realitet të zmadhuar. iPhone 8. Gjenerata e re e iPhone.
Dizajn
iPhone nga xhami
Dizajn tërësisht nga xhami
Xham më i qëndrueshëm i parë ndonjëherë tek smartfonët, para dhe pas. Korniza nga alumini që përputhet me ngjyren e hapësirës ajrore. Efekt i ri gri, argjendi dhe ari.
Rezistent ndaj ujit dhe pluhurit
I projektuar saktësisht të mos lëshojë ujë dhe pluhur.1
Karikim pa tel
Pjesa e pasme prej xhami mundëson karikim të lehtë pa tel.2
Me dy madhësi
Ekrane të reja 4.7 - inç dhe 5.5 - inç Retina HD.3
Ekran Retina HD
Retina HD.
Tani me True Tone.
Ekran plotësisht i ri
Ekran Retina HD, më i bukur se asnjëherë më parë. Me True Tone, paletë të gjerë të ngjyrave dhe 3D Touch.
True Tone
Teknologjia True Tone me automatizëm rregullon balansin e dritës së bardhë, që të mund të përshtatet me ndriçimin rreth jush. Për përvojë edhe më të mirë të shfrytëzimit të ekranit në të gjitha mjediset.
Ngjyra brilante
Me ndihmën e paletës së gjerë të ngjyrave dhe nuancimit më preciz të ngjyrave në industri, ekrani shfaq fotografi edhe më brilante dhe më pitoreske.
Kënde të gjera të shikimit
Rrjeti i dyfishtë nga pikselët mundëson kënd të shkëlqyeshëm të shikimit nga cilado perspektivë.
Kamerat
Kamera më e popullarizuar në botë. Tani edhe më e mirë.
Sensor tërësisht i ri
iPhone 8 ka kamerë edhe më të avancuar me rezolucion prej 12MP. Me sensor më të madh dhe më të shpejtë. Filtër të ri të ngjyrave. Pikselë më të thellë. Stabilizim optik të fotografive dhe videove.
Regjimi i portretit
Regjimi i portretit tek iPhone 8 Plus është edhe më i mirë. Për detaje më të ashpra në plan të parë dhe mjegullim natyral të sfondit.
Dritë për portret (Beta versioni)
Kamerat e dyfishta dhe vizatimi i ri i fytyrës krijojnë efekte dramatike studiuese të ndriçimit në regjimin e portretit. 4
Zum optik
Këndi i gjerë dhe thjerrëzat telefoto tek iPhone 8 Plus mundësojnë zum optik, por edhe digjital deri 10 herë për foto dhe 6 herë për video.
A11 Bionic
Çipi më i fuqishëm dhe më i mençur i bërë ndonjëherë për smartfon.
CPU më të shpejtë
Ju prezantojmë A11 Bionic. Me katër bërthama të efikasitetit, të cilat janë deri 70 për qind më të shpejtë nga A10 Fusion. Por, edhe me dy bërthama punuese më të shpejta deri 25 për qind.
Karikim efikas
Kontrolluesi i performansave nga gjenerata e dytë mundëson më shumë fuqi kur keni nevojë për të. E njëkohësisht fitoni jetëgjatësinë e njëjtë të baterive.4
GPU e dizajnuar nga Apple
GPU e re tribërthamore e dizajnuar nga Apple është deri 30 për qind më e shpejtë nga A10 Fusion.
Realiteti i rritur
A11 Bionic mundëson aplikacione të pabesueshme për realitet të rritur dhe për lojëra, të cilat do ta ndryshojnë perceptimin tuaj për botën.
Karikim pa tel për botë pa tela.
Duke pasur parasysh se nuk nevojitet kabllo për karikim, iPhone 8 është telefon i vërtetë celular për ardhmërinë e transmetimit pa tel.2
Bota pa tel
Karikoni me ndihmën e stacioneve pa tel dhe shtresat e caktuara që do ti gjeni në hotele, kafeteri dhe nëpër aeroporte në botë.
AirPower (në dispozicion nga viti 2018)
u prezantojmë shtresën AirPower. Vetëm vendosni iPhone, Apple Watch dhe AirPods tuaj kudo në shtresë që ti karikoni pa tel.5
iOS11
Hapërim gjigant për iPhone.
iOS
iOS është sistemi operativ më i avancuar, më intuitiv dhe më i sigurtë për pajisje celulare në botë. Është projektuar për t'ju ndihmuar të merrni më të mirën nga iPhone juaj.
Risi në iOS 11
Hapni aplikacione me më pak klikime, nëpërmjet porosive.* Lejoni Siri të ju bëhet përkthyes. Dhe zbuloni muzikë të re me miqtë në Apple Music.6
Luani lojëra të mahnitshme me realitet të rritur (AR) dhe shfrytëzoni aplikacione në platformën më të madhe në botë për realitet të rritur.
* Vje në vjeshtë
1. iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus janë rezistent ndaj spërkatjes, ujit dhe pluhurit dhe janë të testuar në kushte të kontrolluara laboratorike me rangim nga IP67 sipas standardit IEC 60529. Rezistenca ndaj spërkatjes, ujit dhe pluhurit nuk paraqet kushte të përhershme, e kjo rezistencë mund të zvogëlohet si rezultat i vjetërimit normal. Mos u përpiqni të karikoni iPhone të lagur. Shikoni udhëzuesin për shfrytëzim që ti shihni instruksionet për pastrim dhe tharje. Dëmtimet nga gjërat e lëngshme nuk përfshihen në garanci.
2. Shtresat kompatibile pa tel shiten ndaras.
3. Shitet ndaras.
4. Kohëgjatësia e baterisë dhe cikli i mbushjes ndryshojnë sipas përdorimit dhe konfiguracionit. Për më shumë informacione vizitoni web faqen www.apple.com/batteries.
5.Shitet ndaras. Nevojiten iPhone, Apple Watch ose AirPods kompatibil. AirPods me mundësi për karikim pa tel do të paraqiten në treg në vitin 2018.
6. Për Apple Music nevojitet parapagim.
Funksionet e caktuara nuk janë në dispozicion në të gjitha vendet ose rajonet.
Sky App do të jetë në dispozicion në vjeshtë të vitit 2017. Mund të mos jetë në dispozicion në të gjitha App Stores.