Kushtet e përgjithshme dhe informacione

  • Shfrytëzuesit e shërbimeve mobile të cilët në emër të tyre posedojnë poena të përfituara në më shumë fatura, munden bashkarisht ti shfrytëzojnë gjatë porosisë së dhuratave nga katalogu i Klubi im.
  • Poenat nuk mund të zëvendësohen me të holla.
  • Nëse një parapagues shfrytëzues i shërbimeve mobile e bart linjën në atë të ndërmarrjes, poenat që ka përfituar si parapagues individual do të humben.
  • Nëse parapagues i ndërmarrjes, shfrytëzues i shërbimeve mobile, e bart linjën në parapagues individual dhe nëse parapaguesi i ndërmarrjes nuk ka qenë përgjegjës për pagesën e faturës, atëherë të gjithë poenat e fituara do të mbeten në llogarinë e ndërmarrjes. Nëse bëhet fjalë për person përgjegjës për pagesën e faturës së tij në kuadër të ndërmarrjes, atëherë të gjithë poenat do ti barten atij, në llogarinë individuale.
  • Produktet nga katalogu mund të ndryshojnë në ngjyrë dhe madhësi.
  • Produktet mund të jenë të ndryshme nga muaji në muaj.
  • Produktet nga Katalogu mund të tërhiqen vetëm me poena.
  • Porosi mund të bëjnë vetëm shfrytëzuesit aktiv të shërbimeve mobile.
  • Disponibiliteti produkteve varet nga stoqet në dispozicion në shitoret e Telekom-it.
  • Gjendjen e poenave mund ta kontrolloni në:
    • Faturën mujore të fundit;
    • Duke u lajmëruar në Kontakt qendrën 122;
    • Në ndonjërën prej shitoreve të telekomit ose duke hyrë në portalin Telekomi Im;
    • Duke dërguar SMS në numrin 070 142 566 me përmbajtje KlubiIm (për shfrytëzuesit e shërbimeve mobile).
  • Për shfrytëzuesit e shërbimeve mobile ekziston mundësia për dërgimin e dhuratave në adresën e njejtë ku dërgohet fatura mujore .Çmimi i shërbimit është 50 den. për çdo lokacion në Maqedoni

Makedonski Telekom e mban të drejtën për ti ndryshuar rregullat në çdo kohë pa paralajmërim paraprak.

* Shërbimi pagesë me urdhërpagesë të përhershme mund ta aktivizoni duke plotësuar formularin në cilën do shitore të Telekomit ose të ekspoziturës së Stopanska Banka AD, Komercijalna Banka AD, NLB Tutunska, Prokredit Banka, Uni Banka ose Diners Club International.

Verzioni desktop