Tash çdokush mund të bëhet regjisor

Shëndrroi videot dhe fotografitë tuaja në super cool filma!

Njohtohu me Magisto – aplikacion i shkëlqyeshëm i cili i shëndrron videot dhe fotografitë nga smartfoni ose kompjutori juaj në një video përrallë të bukur!

Me vetëm disa klikime Magisto automatikisht i zgjedh pjesët më të mira nga videot dhe fotografitë tuaja, shton muzikë përkatëse dhe video efekte dhe bën filma të shkurtër, plotë me emocion dhe eksitim.

Aplikacioni është falas*, i shpejtë dhe i lehtë për shfrytëzim.
Deri tash 40 milionë shfrytëzues kanë bërë mbi 250 milion video.
Bindu edhe ti në mundësitë e këtij aplikacioni hit – shkarkoje, provoje dhe bashkëndaji Magisto videot me miqtë dhe të afërmit tuaj.

http://itunes.apple.com/us/app/magisto/id486781045?ls=1&mt=8

https://play.google.com/store/apps/details?id=com.magisto

*Verzioni bazik i aplikacionit është falas. Verzioni Premium kushton 60 denarë në muaj, dhe me të mundesh të krijosh video të gjata të pabrenduara me rezolucion të lartë, në dispozicion për shkarkim në smartfonin tuaj. Për të gjithë shfrytëzuesit e T-Mobile, verzioni premium është falas për 2 muajtë e parë nga aktivizimi.

Teknologjia që qëndron pas Magisto-s

I thjeshtë për shfrytëzim në mënyrë të përkryer, aplikacioni Magisto pas vetes ka teknologji komplekse:

  • Emotion Sense Technology – mënyrë inovative me të cilën Magisto i identifikon emocionet e fotografive dhe videove që i ngjet, dhe duke shtuar muzikë përkatëse dhe filtra i jep jetë filmit tuaj të ri.
  • Analizë vizuele – Magisto thellësisht i analizon fotografitë dhe videot nga lëvizja e kamerës, nëpërmjet detektimit të gjësendeve, deri te identifikimi i fytyrave, dhe di saktësisht se cila pjesë e videos është më interesante, dhe ku duhet stabilizim shtesë, korrigjim të ngjyrës ose përmirësim tjetër.
  • Stili i rregullimit – Në bazë të dy proceseve paraprake, me këtë hap Magisto vendos se cili stil i regjisë është më i mirë për përmbajtjen tuaj, respektivisht për dinamikën e tij, shpejtësinë e skenave, tonalitetin e muzikës dhe akcentimin e disa elementeve të caktuar.

Si të bëj film me Magisto?

Regjistrohu dhe përcilli këto hapa të thjeshtë:

1. Ngjiti fotografitë dhe videot

2. Zgjidh stilin e videos tënde të re

3. Zgjidh muzikën në prapavijë nga ato në dispozicion, ose ngjit muzikë personale

4. Zgjidh emrin e filmit tënd të ri. Kjo mund të paraqitet në fillim të filmit, (ose jo, nëse nuk dëshiron) dhe filmi yt është gati!

Bashkangjitu MAGISTO-s, shiko çka bashkëndajnë të tjerët, dhe bashkëndani filmat tuaj në albumin tonë, nëpërmjet hashtagëve #сподели, #spodeli:
http://www.magisto.com/album/spodelidozivuvanja


Verzioni desktop