CILAT JANË MUNDËSITË E MAXТV?

Mësoni për të gjitha opcionet që ju ofron televizioni më i mirë digjital në Maqedoni.

OPCIONET E MAXTV

Opsionet kryesore të MaxTV: TV Guida, Videoteka Opsionet e avancuara të MaxTV: inçizim, pauzim dhe ecje para-mbrapa

TV GUIDA

TV Guida siguron informacione mbi TV programet e të gjitha kanaleve. Me vetëm një klikim do të merrni informacion për emisionet e të gjitha programeve për 11 ditët e ardhshme dhe për 2 ditët e kaluara.

TV-teka

Me TV-tekën mund ti ndiqni programet për 7 ditët e kaluara, pa rezervuar paraprakisht inçizimin e tyre. Në këtë arkiv gjendet i tërë programi nga 7 ditët e kaluara i këtyre kanaleve: MTV 1, Sitel, Kanal 5, Telma, Alfa, Alsat М, TV Nova, RTV 21 M dhe Arena Sport 1.

INÇIZIMI

Me opcionin Inçizimi, inçizoni serialin tuaj të preferuar dhe shikoni kur të dëshironi. Rezervoni inçizimin e përmbajtjes që e shikoni drejtpërdrejt duke shtypur butonin „Record“ nga telekomanda.

PAUZIMI

Pauzoni programin që ndiqni, ktheni mbrapa ose përpara dhe mos lejoni t’ju ik asnjë moment nga përmbajtja juaj e preferuar. Plus, verzioni i ri i përmirësuar i MaxTV ju ofron opsione plotësuese për interaksion më të lehtë dhe më të shpejtë.

VIDEOTEKA

Videoteka është kinemaja juaj shtëpiake në dispozicion 24/7 përmes së cilës huazoni numër të madh filmash nga zhanre të ndryshëm, seriale, emisione fëmijësh dhe përmbajtje të tjera. Mund ta bëni përmes menysë kryesore ose duke shtypur butonin nga telekomanda.

KËRKIMI

Thjeshtë, lokalizoni programin që dëshironi ta ndiqni. Përmes disa hapave të lehtë të kërkimit, menjëherë do ta gjeni përmbajtjen e dëshiruar.

KONFIGURIMET

Në këtë pjesë, mund të konfiguroni gjuhën e menysë dhe përkthimin e përmbajtjeve. Mund të aktivizoni „Kontrolli prindëror“ dhe të jeni të sigurtë se fëmijët tuaj nuk do të kenë qasje te emisionet dhe përmbajtjet që nuk janë të dedikuara për fëmijët.

Verzioni desktop