Siguri moderne kibernetike për vendin modern të punës

ÇFARË ËSHTË NET SECURITY?

Net Security është një shërbim që ofron siguri duke bllokuar hyrjen në faqet e internetit me përmbajtje keqdashëse, pavarësisht nëse jeni duke hyrë nga një rrjet fiks apo celular.

Duke aktivizuar shërbimin, opsionet e sigurisë janë tashmë të integruara në shërbimin/rrjetin fiks dhe celular të përdorur nga përdoruesi dhe nuk ka nevojë për pajisje shtesë ose konfigurim të cilësimeve të përdoruesit.

Pas shërbimit qëndron kompania lider në botë e teknologjisë Cisco Systems, një lider dhe novator në prodhimin e zgjidhjeve të avancuara të internetit.

PSE JU DUHET SHËRBIMI NET SECURITY?

  1. Për siguri më të madhe
    Pa pasur nevojë për instalimin dhe mirëmbajtjen e harduerit.
  2. Mbrojtje nga largësia
    Mbrojtje nga sulmet kibernetike pavarësisht nga vendi i punës (në terren apo nga zyra).
  3. Parandalim të sulmeve kibernetike
    Net Security bllokon aksesin në përmbajtje keqdashëse edhe para se të vendoset lidhja me faqen e internetit.

SI JU MBRON SHËRBIMI NET SECURITY?

Ai bllokon kërkesat për të hyrë në serverët që përmbajnë malware, si dhe faqet e internetit të komprometuara, përmes çdo aplikacioni, protokolli ose porti.

Parandalon hyrjen në faqet e rreme të krijuara për të vjedhur të dhënat personale (fjalëkalimet, detajet bankare, të dhënat personale...).

Ai bllokon domenet që shfaqin "sjellje të dyshimtë" dhe potencialisht mund të jenë pjesë e një sulmi.

Ai parandalon hyrjen në faqet që komunikojnë me serverët e hakerëve.

Çmimet

  • Çmimet me TVSH
  • Çmimet pa TVSH

Tabela: Parapagesa mujore (pa TVSH)

Paketa Net Security ABONIM MUJOR
(pa detyrime kontraktuale)
Paketa në të cilët është i
disponueshëm shërbimi
Net Security
99 117
den.
Business Internet
Business Office
Net Security me Magenta 1 Business
99 117
den.
Magenta 1 Business
Shërbime fikse
Net Security Mobile
59 70
den.
Magenta 1 Business Mobile
Business Mobile

Klientët që tashmë kanë një paketë aktive SafeNET nuk mund ta aktivizojnë paketën Net Security në të njëjtën kohë.

Cisco Partner
Verzioni desktop