Posta folëse me zë

Pa marrë parasysh a jeni në mbledhje, pushoni ose argëtoheni posta juaj personale folëse do ti regjistrojë të gjithë thirrjet që ju kanë ikur. Çdoherë kur telefoni juaj nuk është në dispozicion, posta folëse i regjistron të gjith thirrjet e humbura dhe i inçizon të gjithë porositë që kanë lënë ato që ju kanë kërkuar. Posta folëse është në dispozicion 24 orë në ditë.

Si ta përdorni postën folëse...

Aktivizimi i postës folëse është falas. Duhet që të dërgoni SMS me përmbajtje MEJLI START në numrin 070 142 510 ose të kërkoni ndihmë në shitoren më të afërt.

Të gjithë porositë e lëna për ju mund ti dëgjoni falas duke thirrur në numrin 070 125 ose në 070 12 12 12 duke i përcjellur udhëzimet e operatorit.

Dëgjimi i porosive tuaja folëse në Maqedoni është falas. Nëse gjendeni jashtë shtetit, dëgjimi kushton njejtë sikur thirrja drejt Maqedonisë, kurse për dëgjim më të shpejtë në këtë rast thirrni në 070 12 12 12.

Nëse dëshironi të çkyqni postën folëse, dërgoni SMS me përmbajtje MEJLI STOP në numrin e telefonit 070 142 510.

Shërbimi Posta Folëse automatikisht do të çkyqet nëse nuk e shfrytëzoni asnjëherë për dy muaj. Nëqoftëse dëshironi që përsëri të aktivizoni arkën tuaj, duhet që ti përcillni instruksionet e lartëpërmendura për aktivizim.

Që të jenë të sigurt ata që ju kanë kërkuar se kanë marrë numrin e vërtetë, lajmërohuni në numrin e telefonit 070 121 302 dhe inçizoni porosinë tuaj personale dhe origjinale.


Verzioni desktop