Posta folëse

Muaj
34,22 den.
Çmimi është me TVSH.

Përshkrimi

Shërbimi mundëson që të pranoni porosi folëse (me zë) na linjën tuaj telefonike pa sekretareshë telefonike. Porositë përveç në arkën folëse mundeni njëkohësisht ti pranoni edhe në e-mail. Në shtojcën e email-it do ta pranoni edhe porosinë folëse të cilën mund edhe ta dëgjoni. Shërbimi mundëson inçizimin e porosisë përshëndetje, deri te ata që ju kërkojnë, në kohëzgjatje prej 30 sekondave.

Pasiqë shërbimi të aktivizohet nga ana e Makedonski Telekom, me futjen e dy kodeve, mundeni edhe vetë të deaktivizoni ose të aktivizoni shërbimin.

  • Aktivizimi i arkës kur linja është e zënë: * 68 #
  • Deaktivizimi: # 68 #
  • Aktivizimi i arkës kur nuk i përgjigjeni thirrjes: * 62 #
  • Deaktivizimi: # 62 #

Arka folëse grumbullon maksimalisht 10 porosi, me gjatësi të porosisë deri 45 sekonda. Sistemi informon nëse ndonjëra prej kufizimeve është tejkaluar, dhe në atë rast duhet të fshihen disa prej porosive me qëllim të lirimit të vendit për porosi të reja. Porositë e padëgjuara në arkë ruhen 7 ditë.

Si të jeni në dijeni se keni pranuar porosi të re

Kur ta ngritni dëgjuesen, nëse në vend të tonit të zakonshëm që dëgjoni kur dëshironi të lajmëroheni aktivizohet ton special, kjo do të thotë se keni pranuar porosi të re në arkën folëse. Ky ton nuk ju pengon që të telefononi normalisht. Nëqoftëse dëshironi që ky ton të ndryshohet me ton të zakonshëm të thirrjes, pas dëgjimit të porosisë, porosinë e re duhet ta ruani ose ta fshini. Vetëm me dëgjim të porosisë toni special nuk do të ndryshohet.

Si ti dëgjoni porositë e pranuara

Porositë e pranuara mund ti dëgjoni nga telefoni personal falas, duke u lajmëruar në numrin 1210. Për të dëgjuar porositë nga telefoni personal nuk duhet fjalëkalim.

Nëse jeni dalur dhe porositë e pranuara dëshironi ti dëgjoni nga telefoni tjetër, duhet të zgjidhni numrin 1211 pastaj numrin tuaj të telefonit bashkë me kodin e qytetit, dhe të fusni fjalëkalim (fjalëkalimi sistemor është 1234, të cilën mund ta zëvendësoni me fjalëkalim tjetër deri në 7 shifra).

Për të dëgjuar porositë nga celulari ose nga ndonjë numër i huaj duhet të zgjidhni numrin tuaj të telefonit dhe, pasiqë të aktivizohet Posta folëse, të shtypni butonin # dhe të fusni fjalëkalimin.

Dëgjimi i porosive nga rrjet tjetër faturihet si thirrje nga ai rrjet drejt numrit të dhënë.

Pas dëgjimit të porosisë së re, i keni këto mundësi:

  • 1 për të dëgjuar përsëri porosinë,
  • 4 për inçizim, me çrast kaloni në dëgjimin e porosisë së ardhshme,
  • 5 për fshirje të porosisë, me çrast kaloni në porosinë e ardhshme,
  • 6 që të kaloni në porosinë e ardhshme,
  • 9 që të dilni nga sistemi i Postës folëse.

Për personalizimin e shërbimit, pas thirrjes në numrin 1210 (ose 1211), shtypni butonin #, pastaj butonin 3, me çka sistemi do ju udhëzojë për më tej:

  • 1 që të inçizoni porosinë tuaj përshëndetëse personale,
  • 2 që të inçizoni nënshkrimin tuaj folës (me zë) me gjatësi deri 5 sekonda, të cilin do ta përdorni për identifikim,
  • 4 për ndryshim të fjalëkalimit tuaj.

Çmimet

Shërbimi kushton 34,22 denarë/muaj.

Porositë ngelin pas sinjalit me zë, dhe tarifimi fillon pas sinjalit me zë.

Dëgjimi i porosive është falas, kurse dëgjimi nga telefon tjetër kushton 2,36 denarë për thirrje.

Lënia e Porosisë folëse direkte, pa cingërruar aspak telefoni kushton 2,36 denarë për thirrje në tarifën normale dhe 1,18 denarë në tarifën e lirë.

Verzioni desktop