Pyetje më shpeshë të parashtruara

  1. Çka është MaxTV GO?

MaxTV GO është internet televizion të cilin mund ta shikoni kudo dhe nga cili do aparat (smartfon, tablet ose kompjutor).

  1. Cilat kanale janë në dispozicion në MaxTV GO?

Me MaxTV GO mundeni që kanalet që i ndiqni ti shikoni edhe në lëvizje. Në dispozicion janë TV kanale vendore dhe të huaja ndër të cilat edhe kanalet ekskluzive sportive Arena në HD. Të gjitha TV kanalet nga MaxTV GO mund ti shikoni këtu.

  1. Cilat funksionalitete i përfshin MaxTV GO?
  • TV drejtëpërdrejtë: Shikoni MaxTv kanalet e preferuara edhe kur jeni në lëvizje.
  • Përmbajtje ekskluzive sportive: Kanalet sportive Arena në HD.
  • TV guida: Informacione mbi programet nga 3 ditët paraprake dhe 7 ditët e ardhshme.
  • Pauzimi, ecja para-mbrapa: Pauzimi, ecja para-mbrapa dhe kthimi i përmbajtjeve të disa TV kanaleve të caktuara.
  • TV-teka: Pasqyrë e përmbajtjeve të emituara 3 ditët e fundit të disa TV kanaleve të caktuara (MTV 1, Sitel, Kanal 5, Telma, Alfa, Alsat M, Nova TV, Arena 1, 2, 3 dhe 4).
  • Videoteka: Kinemaja juaj shtëpiake në dispozicion në çdo kohë dhe kudo.
  • Përkujtuesi: Pranoni njoftim para fillimit të emisionit të preferuar.
  • Bashkëndarja në rrjetet sociale: Bashkëndani me miqtë atë që shikoni për momentin.
  • Mbrojtja prindërore: Mbroni fëmijët tuaj nga përmbajtjet e pahijshme.
  • TV Miks: Njëkohësisht shikoni 4 TV kanale drejtëpërdrejtë.
  • Ndryshimi i përkthimit/gjuhës: Aktivizoni përkthimin ose gjuhën (sinkronizim) të TV kanaleve sipas nevojave tuaja të cilët ofrojnë më shumë përkthime/gjuhë të ndryshme.
  1. Si përdoret?

Që të përdorni MaxTV GO, duhet që të regjistroni profil në Telekomi Im dhe të aktivizoni shërbimin nëpërmjet aplikacionit mobil MaxTV GO në smartfon ose tablet ose nëpërmjet kompjutorit në faqen www.maxtvgo.mk. Për momentin shërbimi është në dispozicion për shfrytëzuesit e Magenta 1, Internet&TV, 3 Max, 2 Max, MaxTV me Office Complete, 3 Max Office dhe Magenta 1 Business.

  1. Sa profile në Telekomi Im mund të regjistroj për MaxTV GO??
  • Çdo numër mobil nga Magenta 1 mund të krijojë profil personal në Telekomi Im. 
  • Me numër të njejtë fiks mund të krijohet një profil në Telekomi Im.
  1. Si mund të regjistroj profil në Telekomi Im??
  • Duke futur emrin, mbiemrin, emrin e përdoruesit (e-adresa) dhe parakalimi;
  • Duke konfirmuar regjistrimin në e-postën e pranuar;
  • Nëse jeni shfrytëzues i Magenta 1:
    • Duke futur numrin mobil Magenta 1 dhe duke konfirmuar me kodin e pranuar me SMS;
    • Duke aktivizuar shërbimin MaxTV GO.
  • Nëse jeni shfrytëzues Internet&TV, 3 Max ose TV shërbim tjetër fiks:
    • Duke futur çfarë do numër mobil dhe duke konfirmuar me kodin e pranuar me SMS;
    • Duke futur numër fiks në kombinim me konto numër;
    • Duke aktivizuar shërbimin MaxTV GO.
  1. Sa aparate mund të aktivizoj për shfrytëzimin e MaxTV GO?
  • Nëse jeni shfrytëzues i Magenta 1, MaxTV GO është në dispozicion në maksimum 2 aparate me një profil përdoruesi, me çrast  MaxTV GO mund të shikohet në vetëm një aparat njëkohësisht.
  • Nëse jeni shfrytëzues i Internet&TV, 3 Max, 2 Max, MaxTV GO është në dispozicion në maksimum 3 aparate me një profil përdoruesi, me çrast  MaxTV GO mund të shikohet në vetëm një aparat njëkohësisht.
  1. Si aktivizohet/regjistrohet aparati?

Kur të hyni me emrin tuaj të përdoruesit dhe parakalimin në aparat të ri (smartfon, tablet ose llaptop) ajo automatikisht regjistrohet dhe shtohet në listën e aparateve aktive.

  1. A mund të ndryshoj aparatin?

Nëse dëshironi të ndryshoni aparat aktiv, atë mund ta bëni nëpërmjet linkut „Aparate aktive” i cili gjendet në profilin tuaj të përdoruesit (në menynë në veb aplikacion). Ndryshim/fshirje të aparatit mund të bëni një herë në 90 ditë.

  1. Çka të bëj nëse e harroj emrin e përdoruesit (e-adresën) ose parakalimin?

Nëse e keni harruar emrin tuaj të përdoruesit (e-adresën) ose parakalimin, provoni ta ripërtrini nëpërmjet faqes Telekomi Im. Nëse edhe më tej keni problem, lajmërohuni në Kontakt qendrën në numrin 070 122.

  1. Ku mund ta gjej aplikacionin mobil MaxTV GO?
  • MaxTV GO aplikacioni për aparate Android (smartfon ose tablet) është në dispozicion në Google Play Store
  • MaxTV GO aplikacion për aparate iOS (iPhone dhe iPad) është në dispozicion në App Store.
  1. Në cilat smartfonë ose tabletë mund ta përdori shërbimin?

Në cilin do model të smartfonit ose tabletit me sistem operativ Android 4.3+ ose iOS 7+.

  1. Cilat janë kërkesat minimale sistemore për MaxTV GO në kompjutorin tim?

Kërkesat minimale sistemore janë këto: RAM 4GB, CPU Intel Core i3, internet lidhje me shpejtësi minimale prej 2 Mbps.

  1. Në cilët internet fletëkërkues (nëpërmjet kompjutorit) mund të shikoj MaxTV GO?

Për përvojë më të mirë ju rekomandojmë të përdorni internet fletëkërkuesin Chrome, por mund të përdorni edhe ndonjërin prej këtyre fletëkërkuesve: Internet Explorer 11 (Win 8+), Edge 11 & 14, Mozilla Firefox 44+, Safari 9+, Opera 36+.

  1. A mund të përdori MaxTV GO jashtë vendit?

Jo, sepse të drejtat e emetimit të TV përmbajtjeve kanë të bëjnë vetëm në territorin e R. Së Maqedonisë.

  1. Si është kualiteti i video përmbajtjeve në MaxTV GO?

Kualiteti i video përmbajtjeve automatikisht përshtatet varësisht nga aparati juaj dhe shpejtësia e internet lidhjes.

  1. Sa internet trafik shpenzohet gjatë shikimit të MaxTV GO?
  • Për 1 orë shikim të TV përmbajtjeve në SD rezolucion mund të realizohet deri 1 GB trafik varësisht nga kualiteti i Internet lidhjes.
  • Për 1 orë shikim të TV përmbajtjeve në HD rezolucion mund të realizohet deri 2 GB trafik varësisht nga kualiteti i Internet lidhjes.
  1. Çka është TV-teka?

Pasqyrë e përmbajtjeve të emituara 3 ditët e fundit në disa TV kanale të caktuara (MTV 1, Sitel, Kanal 5, Telma, Alfa, Alsat М, Nova TV, Arena 1, 2, 3 dhe 4).

  1. Më paraqitet porosia „keni regjistruar numër maksimal të aparateve. Që të lajmëroheni në këtë aparat, ju lusim që të largoni ndonjërin prej këtyre më poshtë “. Çka do të thotë kjo?

Do të thotë se keni paraqitur dy aparate me profilin e njejtë të përdoruesit. Nëqoftëse dëshironi të lajmëroheni nga aparat tjetër, duhet që të fshini ndonjërin prej atyre të mëhershmëve.

  1. Më paraqitet porosia „Momentalisht ndiqet MaxTV GO përmbajtje nga aparat tjetër. Nëqoftëse dëshironi të shikoni televizion në këtë aparat, deaktivizoni aparatin aktiv “. Çka do të thotë kjo?

Njëkohësisht nuk mund të shikoni në 2 ose më tepër aparate.

  1. U paraqit gabim „Aparat i paidentifikuar”. Çka të bëj?

Nëqoftëse përdorni kompjutor, mbyllni internet fletëkërkuesin dhe provoni përsëri të qaseni në veb faqen www.maxtvgo.mk.
Nëqoftëse përdorni aplikacion mobil, çkyqni aplikacionin dhe startoni përsëri.

Verzioni desktop