Regjistrimi i domeneve
Makedonski Telekom – regjistrar i autorizar i domeneve .mk
Regjistrimin e domeneve të ri dhe riregjistrimin e domeneve ekzistues .mk mund ta bëni edhe në Makedonski Telekom, i cili me liberalizimin e tregut, u bë regjistrar i autorizuar për menaxhimin me .mk domene.
Përveç regjistrimit të domeneve primare .mk, Makedonski Telekom është i autorizuar edhe për regjistrimin e domeneve sekondare: edu.mk, org.mk, com.mk, net.mk, inf.mk.
Çka nevojitet për regjistrimin dhe riregjistrimin e parë të domenit
- Plotësoni kërkesë me të dhëna të besueshme, me vulë dhe e nënshkruar nga personi i autorizuar i subjektit juridik, respektivisht nga personi regjistrues nëse bëhet fjalë për person fizik.
- Duhet që të parashtroni letërnjoftimin, nëse jeni shfrytëzues privat, ose Ekstrakt nga Regjistri qendror, nëse jeni shfrytëzues afarist.
- Ekstrakti nga regjistri qendror (gjendja momentale e subjektit juridik) i cili duhet të jetë origjinal dhe jo më i vjetër se 6 muaj (në rast se nuk ka vulë nga ana e regjistruesit).
Ku të aplikoni?
Dokumentacionin e nevojshëm për regjistrim dhe riregjistrim të domenit mund ta dorëzoni në Telekom shitoren më të afërt ose tek agjenti ynë shitës.
Çmimet
Kurseni kohë dhe të holla dhe regjistroni domenin tuajin për periudhë më të gjatë se një vit.
(*) Sigurojmë regjistrim njëvjeçar falas dhe riregjistrim për shfrytëzuesit e shërbimeve veb hosting dhe produkteve: Business Office, Business Internet, Magenta 1 Business si dhe për shërbimet e të dhënave.