SAFENET MOBILE

Më shumë mbrojtje për lundrim të sigurt nga celulari juaj

SAFENET

ÇFARË ËSHTË SAFENET?

SafeNet MOBILE është një shërbim që është i integruar në rrjetin celular të Telekomit, ai kontrollon automatikisht faqet e internetit që vizitoni dhe bllokon kërcënimet e mundshme, edhe para se ato të vijnë në kontakt me smartfonin ose tabletin tuaj.

Nëse vizitoni një faqe të sigurt interneti, atëherë as që vini re që SafeNet MOBILE po funksionon në sfond. Nëse hasni ndonjë kërcënim, do të merrni një njoftim dhe mund të vendosni vetë nëse do të ndaloni apo do të vazhdoni lundrimin në internet.

Karakteristikat

icon1

Ai ofron mbrojtje kundër programeve keqdashëse, viruseve, vjedhjes së identitetit (phishing) ose hakerimit.

icon2

Nuk kërkon instalime dhe përditësime në smartphone ose tablet.

icon3

Ai funksionon pavarësisht nga lloji i pajisjes celulare ose sistemit operativ.

Si të aktivizoj shërbimin SAFENET?

Për të aktivizuar shërbimin për të gjithë punonjësit, kontaktoni dyqanin më të afërt të Telekomit.

AKTIVIZONI SAFENET DHE PËRDORNI ATË FALAS PËR 4 JAVËT E ARDHSHME!

SafeNet MOBILE është i disponueshëm për të gjitha modelet tarifore celulare të biznesit, me internet të përfshirë në abonim.
Me aktivizimin e parë të shërbimit, përdoruesit e marrin atë falas për një periudhë prej 4 javësh. Pas përfundimit të periudhës falas, shërbimi tarifohet 29 denarë në muaj, për të cilin përdoruesi njoftohet me SMS.

Mbajtësit e numrave në paketat e biznesit mund ta aktivizojnë shërbimin në këtë mënyrë:

Pyetje dhe përgjigje

Zgjidhja SafeNet MOBILE është e integruar në rrjetin fiks të Telekomit në të cilin nuk ndikon lloji i pajisjes që keni, madje as sistemi operativ. Pavarësisht nëse përdorni Mac, PC, llaptop ose çfarëdo lloj pajisje tjetër, pavarësisht edhe nga sistemi operativ, mund të takoni faqe të rrezikshme interneti. Me SafeNet MOBILE gjithmonë jeni të mbrojtur.

Po. I gjithë trafiku juaj i të dhënave përmes rrjetit celular të Telekomit është i mbrojtur. Pra, nëse shfletoni nga tableti juaj, duke përdorur internetin nëpërmjet një hotspot Wi-Fi nga pajisja juaj celulare, shërbimi SafeNet MOBILE ende ju mbron.

Kur vendosni me vetëdije të vazhdoni të shfletoni në një faqe interneti të pasigurt, duhet të jeni të vetëdijshëm për rreziqet që po merrni. Kërcënimet mund të ndahen në kategoritë e mëposhtme:

  • Malware (softver keqdashës) mund ta infektojë celularin nga i cila lundroni me çrast do të shkarkohet përmes shfletuesit të internetit kur përdoruesi do të vizitojë ndonjë faqe të infektuar interneti. Softveri keqdashës mund të dizejnohet me qëllim që ta regjistrojë shtypjen e çdo butoni të tastierës së celularit;
  • Spyware (softver spiun) i ndjek aktivitetet online të pajisjes së infektuar;
  • Worm (krimb) e infekton pajisjen me çrast lidhja e internetit ngadalësohet për shkak se krimbi e shfrytëzon për të gjetur pajisje të tjera të lëndueshme në të cilat do të futet;
  • Phishing (vjedhja e të dhënave personale) është një përpjekje për të marrë informacione të ndjeshme të përdoruesit si emrat e përdoruesve dhe fjalëkalimet, të dhënat e kartës së kreditit, etj., për shkak të nevojave kriminale (zakonisht zhvatje parash). Përpjekja manifestohet përmes faqeve të rreme të internetit që duken si të vërteta.
  • Botnet attacks (sulme botnet) Hakerët shpesh kontrollojnë rrjete të pajisjeve të infektuara kompjuterike, të ashtuquajtura rrjete „zombi” ose „botnet”, që përdoren për t’i sulmuar pajisjet e tjera kompjuterike.

Rrjeti i internetit celular të Telekomit edhe më tej është i sigurt, por bëhet fjalë për atë se çka bëni në internet. Për shkak se asnjëherë nuk jeni të sigurt nëse linku ose faqja e internetit janë të sigurta, shërbimi SafeNet MOBILE është këtu për t’ju dhënë mbrojtje shtesë.

Shfletimi i sigurt në internet varet shumë nga ajo që bëni, por edhe nëse përdorni një lidhje të sigurt. Lidhja juaj Wi-Fi në shtëpi do të mbrohet mirë nëse e konfiguroni saktë. Një lidhje publike Wi-Fi mund të jetë e pasigurt, pasi nuk mund ta dini gjithmonë nëse lidhja është e sigurt dhe nëse jeni duke u lidhur me ruterin e duhur Wi-Fi. Jini gjithmonë të vetëdijshëm për këtë dhe mos zgjidhni opsionin e parazgjedhur të lidhjes me ruterin Wi-Fi kudo.

Tani për tani, ende jo. SafeNet MOBILE funksionon vetëm nëse shfletoni në rrjetin celular të Telekomit. Me të mund të lundroni pa u shqetësuar kur përdorni rrjetin tonë celular.

Jo, SafeNet MOBILE nuk funksionon në roaming.

Vërtetë, shumë shfletues të internetit, si Google Chrome, tashmë bllokojnë shumë faqe interneti të pasigurta. Por shërbimi SafeNet MOBILE kryen një kontroll shumë më të gjerë dhe kështu mund të zbulojë dhe bllokojë një numër shumë më të madh virusesh dhe kërcënimesh të tjera në internet.

Edhe kur me vetëdije përpiqeni të shfletoni vetëm në pjesën e sigurt të internetit, është gjithmonë e mundur të klikoni aksidentalisht në një lidhje phishing ose të merrni një virus. Gjithnjë e më shumë po shtohen faqet false që janë bërë aq profesionalisht sa është e vështirë t'i dallosh nga ato origjinalet. Me shërbimin SafeNet MOBILE ju merrni mbrojtje të vazhdueshme dhe do të merrni një paralajmërim në kohë sapo të zbulojmë një rrezik.

Me shërbimin SafeNet MOBILE , përmes mekanizmave të sofistikuar filtrimi kontrollojmë nëse një faqe interneti është e listuar në të ashtuquajturat "lista e zezë" e faqeve të internetit të pasigurta. Nëse faqja e internetit është shënuar si e rrezikshme, ne e bllokojmë atë.

Verzioni desktop