PËR LOJËN

Që t’u ndihmojmë shkencëtarëve që të gjejnë ilaç për demencinë, e kemi krijuar Sea Hero Quest – një lojë ndryshe për celularë. Nga pinguinët deri te mamutët të fshehur në akull, çdo element është bërë që të jetë po kaq argëtues dhe i mahnitshëm, sa është edhe shkencërisht i justifikuar. Shkencëtarët do t’i analizojnë të dhënat që ta përmirësojnë mundësinë për zhvillim të shenjave më të hershme të demencisë.

SHKENCA PRAPA
DETËRAVE

Njerëzit shpenzojnë 3 miliardë orë në javë duke luajtur lojëra. Imagjinoni çka mund të bëhet nëse një pjesë e kësaj kohe i kushtohet një qëllimi të mirë! Me 2 minuta lojë Sea Hero Quest krijoni sasi të njëjtë të të dhënave, për të cilat shkencëtarëve u nevojiten 5 orë që t’i mbledhin.

Shkarkojeni lojën falas nga App Store ose Google Play dhe luani për qëllim të mirë!

LUAJTJE
PËR QËLLIM TË MIRË

Dojçe Telekom beson në ndarje. Kushtoni kohë dhe luani për qëllim të mirë. Të dhënat për këtë se si gjendeni në hapësirë incizohen të sigurt dhe ruhen që të krijohet baza më e madhe e të dhënave nga njerëzit nga mbarë bota. Në këtë mënyrë do të vendosen standardet për orientimin njerëzor në hapësirë.

Prej tash, loja është në dispozicion edhe në realitetin virtuel për Samsung-un tuaj Gear VR.

Për më shumë informacione vizitojeni ueb faqen www.seaheroquest.com
pageArea reserved, leave empty!!!