Thirrje në pritje duke mbajtur lidhjen

Çmimi
23,60 den.
Çmimi është me TVSH.

Përshkrimi

Shërbimi mundëson që të mos t’ju ik thirrja e dytë derisa bisedoni në telefon. Gjatë thirrjes së shfrytëzuesit derisa ju bisedoni, do të pranoni informacion për thirrje nëpërmjet sinjalit me zë BIP.

Shfrytëzuesi i dytë që ju thërret pranon ton të ziles sikur në rastet kur linja është e lirë.
Mundeni përkohësisht ta ndërprisni bisedën në vijim, bashkëbiseduesin ta lini në pritje, të realizoni lidhjen me thirrësin ose të kaloni ndërmjet dy thirrjeve.

Mënyra e përdorimit

Derisa bisedoni, në dëgjuese do të dëgjoni sinjalin BIP

  • Shtypni butonin (FLASH) në aparatin tuaj telefonik
  • Pasiqë të dëgjoni ton të vazhdueshëm, shtypni butonin 2 që të merrni lidhjen me shfrytëzuesin e dytë që ju thërret
  • Nëqoftëse dëshironi që përsëri të kaloni në thirrjen e parë që është në pritje, përsërisni dy hapat e mëparshëm.

Shërbimin sipas nevojës mundeni ta aktivizoni ose deaktivizoni duke futur kodin përkatës.

Aktivizimi: * 43 #
Deaktivizimi: # 43 #

Pasiqë në telefonin tuaj do të fusni kodin duhet që ta dëgjoni porosinë me zë ose tonin për konfirmim se shërbimi është aktivizuar ose deaktivizuar.

Çmimet

Çmimi i shërbimit është:

23,60 denarë /muaj

  • Për linjat telefonike me 2 kanale folëse shërbimi është i përfshirë në parapagesë.
pageArea reserved, leave empty!!!