Miroslav Jovanoviq

Shtyp

Shkarko

Miroslav Jovanoviq është Drejtor kryesor për teknikë dhe IT në Makedonski Telekom prej 1 janar 2016.

Z-ri Jovanoviq është ekspert në pjesën e teknologjive informative me diplomë të inxhinierit për teknologji kompjuterike dhe informative. Gjatë karrierës së tij profesionale ka qenë i angazhuar në pozita të ndryshme në Republikën e Maqedonisë dhe Serbi, kryesisht në implementimin dhe futjen në përdorim të sistemeve të mëdha të TKI-së në sektorin publik. Si drejtor për teknologji informative në Ministrinë e financave ka qenë meritor për implementimin e suksesshëm të shumë projekteve, ndër të cilët është ai për thesarin, e-buxheti i borxhit publik. Në Makedonski Telekom vjen në vitin 2009 kur u emërua si Drejtor teknik kryesor, ndërsa nga tetori 2011 e deri në fund të vitit 2015 e ka kryer funksionin e Drejtorit kryesor për teknologji informative-IT. Si Drejtor kryesor për IT, z-ri Jovanoviq me ekipin e tij ka realizuar më tepër projekte për konsolidim dhe transformim në fushën e infrastrukturës së IT-së, sistemet BSS dhe ERP, si dhe projekte në fushën e TKI-së. Gjatë periudhës së angazhimit tij Makedonski Telekom e përforcoi me sukses pozitën si ofrues i shërbimeve dhe diturive për sisteme mediatike në kuadër ta grupit Deutsche Telekom.

INFORMATA NGA BERZA

Makedonski Telekom AD Skopje

QASJE E SHPEJTË DERI:

Operatorët vendas

SHËRBIMI I SHFRYTËZUEYVE

122

kontakt@telekom.mk

Verzioni desktop