Nikolla Lushev

Shtyp

Shkarko

Nikolla Lushev është Drejtor Kryesor Ekzekutiv i Makedonski Telekom nga 1 korriku i vitit 2018. Përvojën shumëvjeçare në industrinë e telekomunikimeve e ka ndërtuar sipas pozitave më të larta drejtuese në Grupacionin Dojçe Telekom, në Kosomofon si edhe në Grupacionin Telekom Austria.

Në Telekom vjen nga pozita Drejtor Kryesor Ekzekutiv i Telekomit të Malit të Zi (anëtare e Grupacionit Dojçe Telekom), ku arriti rezultate të shkëlqyera dhe rritje të kompanisë. Para se t’i bashkohet Grupacionit Dojçe Telekom, Lushev ka qenë në menaxhmentin më të lartë të Telekom Austria në Maqedoni si Drejtor Kryesor Ekzekutiv i operatorit Vip nga viti 2007 deri në vitin 2015, ndërsa pas bashkimit të Vip dhe One dhe drejtor ekzekutiv i one.Vip në periudhën 2015-2016. Karrierën e saj në telekomunikime e filloi pikërisht në Makedonski Telekom në vitin 1997.

Lushev është inxhinier i diplomuar në fushën e Elektroteknikës dhe telekomunikimeve, me arsimim të avancuar për menaxhment korrporativ në shkolla dhe universitete ndërkombëtare prestigjioze, në mesin e të cilave edhe Haruard, INSEAD, Universitetin në Çikago dhe të tjera. Magazina prestigjioze Global Telecom Business – Londër dy herë e ka zgjedhur, në vitin 2010 dhe 2011, për një prej dyzetë drejtorëve më të mirë ekzekutiv nën moshën 40-vjeçare në segmentin e Telekomunikimeve në korniza botërore.

INFORMATA NGA BERZA

Makedonski Telekom AD Skopje

QASJE E SHPEJTË DERI:

Operatorët vendas

SHËRBIMI I SHFRYTËZUEYVE

122

kontakt@telekom.mk

Verzioni desktop