PËR ORDINANCË SHËNDETSORE BASHKËKOHORE
ZGJIDHJE NGA ZGJIDHJET DIXHITALE
MË TË MIRA NGA TELEKOMI

TELEKOM – PARTNER I SIGURT DIGJITAL
PËR ORDINANCËN TUAJ

Rritni efikasitetin dhe lehtësoni funksionimin e përditshëm të punës suaj duke zgjedhur shërbimet më të përshtatshme telekomunikuese dhe digjitale nga Telekomi për institucionet e kujdesit shëndetësor. Me ta, pa investime të shtrenjta në infrastrukturën TI, ju merrni shërbime të larta telekomunikuese, siguri të përkryer të të dhënave digjitale, oferta promocionale dhe privilegje të tjera.

Digjitalizoni ordinancën tuaj shpejt dhe lehtë, me partnerin më të mirë për këtë - Telekomin.

ÇFARË PËRFITONI?
SHËRBIMET MË TË MIRA
TELEKOMUNIKUESE NË TREG

Në ditët e sotme, pa një internet të shpejtë dhe të qëndrueshëm, është e pamundur që të funksionojë një ordinancë shëndetësore. Zgjidhni një paketë interneti të Telekomit në mënyrë që të përqendroheni plotësisht në gjëra shumë më të rëndësishme - siç është shëndeti i pacientëve tuaj.

Me Magenta 1 Business ju merrni shërbime celulare, internet fiks dhe shërbime Cloud në një llogari. Na kontaktoni për të zbuluar se cilat përfitime shtesë kemi përgatitur posaçërisht për ju!

Te paketat Magenta 1 Business

Nëse keni nevojë vetëm për internet fiks dhe Cloud, atëherë zgjidhni nga shërbimet tona Business Office, me një zbritje shtesë promocionale vetëm për ju! Plus, ju merrni mbrojtjen më të re dhe të fundit SafeNet Office pa pagesë shtesë për 6 muajt e parë.

Te paketat Business Office

MBROJTJE
CILËSORE DIGJITALE

Konfidencialiteti i informacionit me të cilin funksionojnë ordinancat shëndetësore dhe siguria e tyre është një përparësi absolute

Prandaj, Telekomi ju ofron më shumë zgjidhje sigurie që do të lehtësojnë punën tuaj - nga verifikimi digjital i recetës, deri te siguria e plotë e të dhënave tuaja, falë standardeve më moderne digjitale.

MBROJTJE ANTIVIRUS PËR 6 MUAJ
PA KOMPEMSIM SHTESË

Mos harroni promocionin dhe merrni 6 muaj përdorim falas të shërbimit Anti-Malware Emsisoft që siguron mbrojtje të plotë lokale dhe të centralizuar të pajisjeve të lidhura me Internet nga të gjitha llojet e kërcënimeve në Internet.

Aktivizo tani Mëso më shumë

NË KONTAKT ME TË GJITHË
PACIENTËT TUAJ, NË TË NJËJTËN KOHË

Me shërbimin MESAZHE MASOVIKE SMS ju do të përcillni lehtësisht informacion të rëndësishëm për të gjithë pacientët tuaj në të njëjtën kohë. Me këtë vegël, ju mund të dërgoni një mesazh SMS te mbi 100 pacientë tuaj në të njëjtën kohë.

PAJISJE/APARATE TË REKOMANDUARA

Zgjidhni një pajisje me buxhetin e disponueshëm dhe përmirësoni punën në ordinancën tuaj.

Oferta të tjera
Verzioni desktop