Revolucion në komunikimin
bashkëkohor
eSIM – teknologji e re
për botën e re

Teknologjia e re eSIM është një mënyrë e re e lidhjes së pajisjeve celulare me rrjetin celular. Kjo zgjidhje e avancuar përdor një çip elektronik të integruar (eSIM) në vetë celularin ose një pajisje tjetër celulare që zëvendëson kartën standarde SIM. eSIM ka të njëjtin funksion si karta standarde SIM, ndryshimi është në mënyrën e aktivizimit. E vetmja gjë që ju nevojitet është një pajisje që mbështet teknologjinë eSIM në të cilën do të aktivizoni profilin eSIM në rrjetin celular të Telekomit. Aktivizimi bëhet përmes internetit - shpejt, lehtë dhe plotësisht sigurt.

еSIM është një zgjidhje e avancuar, e cila
ofron shumë avantazhe.

devices

Kompatibile me të gjitha pajisjet

Në vend që të përdorni madhësi të ndryshme të kartave SIM (mini, mikro, nano) për pajisje të ndryshme, eSIM është unike për secilën pajisje që mbështet këtë teknologji.

activate

Aktivizim i thjeshtë

eSIM aktivizohet thjesht duke skanuar një kod QR. Dhe kjo është e gjitha. Llogaria juaj eSIM krijohet automatikisht përmes internetit.

esim
watch

Mënyrë e re komunikimi

Me eSIM ju jeni më mirë të lidhur me orët inteligjente, biçikletat dhe pajisjet e tjera IoT, të cilat nuk kanë pse të kenë një vend/vrimë për kartë dhe funksionojnë të pavarur nga celulari.

eco

Zgjidhje ekologjike

eSIM nuk ka asnjë kartë fizike, paketim plastik, zarfe, etj. Përveç se është efektive, kjo teknologji kontribuon në ruajtjen e mjedisit.

Si të merrni një llogari eSIM në disa hapa të thjeshtë

eSIM është në dispozicion për të gjithë përdoruesit e rinj dhe ekzistues postpejd të rrjetit celular të Telekomit. Kushti i vetëm për aktivizimin eSIM është të keni një pajisje që mbështet teknologjinë eSIM.

Nëse keni një pajisje të tillë dhe dëshironi të shijoni përfitimet e teknologjisë eSIM, kërkoni:

  • Aktivizimin e linjës së re postpejd me eSIM ose
  • Zëvendësimin e kartës SIM me eSIM

    Zёvendёsimin e kartёs SIM nё eSIM mund ta bëni në çdo dyqan tё Telekomit ose duke telefonuar në Kontakt qendrën tone në numrin 122, pas së cilës do të merrni një kod pёr tё aktivizuar eSIM në e-adresën tuaj.

Pas plotësimit të kërkesës suaj, në adresën e postës elektronike të siguruar nga ju do të merrni udhëzime dhe kodin QR të nevojshëm për të aktivizuar profilin tuaj të përdoruesit

Për aktivizimin e profilit:

Sigurohuni që telefoni juaj po përdor versionin më të fundit të sistemit operativ dhe azhurnoni në versionin më të fundit nëse është e nevojshme

Identifikoni telefonin tuaj celular në çdo rrjet të disponueshëm pa tel. Procedura për shkarkimin e profilit eSIM është e koduar dhe e mbrojtur me certifikata sigurie, në mënyrë që aktivizimi të bëhet pa shqetësime përmes një rrjeti publik pa tel.

Skanoni kodin e aktivizimit QR që keni marrë nga Makedonski Telekom dhe llogaria juaj do të instalohet automatikisht në pajisje dhe do të identifikohet në rrjetin celular të Telekomit.

ORË SMART ME eSIM

ZGJIDHJE INOVATIVE
PËR KOMUNIKIM TË PËRKRYER

Me gjeneratën e re të orëve smart me eSIM të integruar, nuk do të keni më nevojë të lidheni me celularin tuaj për të qenë në internet dhe për të përdorur aplikacione.

Me eSIM gjithçka është ndryshe. Ora smart ka numrin e vet dhe mund ta përdorni në mënyrë të pavarur nga telefoni. Kjo është përparësia kryesore e teknologjisë eSIM - ju mund të bëni thirrje telefonike, të dërgoni mesazhe dhe të përdorni aplikacione edhe kur nuk e keni telefonin tuaj me vete.

Kurse lidhjen me telefonin mund ta mbani edhe kur pajisjet nuk janë të lidhura.

Orët smart janë në dispozicion vetëm me tarifën eSIM Plus


ZGJIDHNI NJË PAJISJE

LISTA E PAJISJEVE QË MBËSHTETIN eSIM E OFRUAR NGA MAQEDONSI TELECOM

PYETJE DHE PËRGJIGJE

eSIM është një kartë digjitale SIM e cila si softuer integrohet në pajisjen tuaj (smartphone ose orë). Me eSIM nuk ka më hapje të telefonit, nuk ka pikëpyetje nëse karta është mini, mikro, nano ... eSIM është një dhe e vetme për të gjitha pajisjet. Kërkoni llogarinë tuaj eSIM në dyqanet tona.

Po. Përdorimi i eSIM ofron nivelin më të lartë të sigurisë. Procedura për shkarkimin e profilit eSIM është e koduar dhe e mbrojtur nga certifikatat e sigurisë, në mënyrë që aktivizimi të bëhet pa shqetësime përmes një rrjeti publik WiFi.

Jo Të gjitha shërbimet celulare funksionojnë në të njëjtën mënyrë si përdorimi i një karte klasike.

Kodi i aktivizimit eSIM është kodi QR që merrni nga ne kur aktivizoni një linjë të re me eSIM ose kur ndryshoni kartën klasike eSIM. Kodi i aktivizimit ju duhet për të aktivizuar eSIM në pajisjen tuaj.

Jo, kodi i aktivizimit përdoret vetëm një herë. Kur e skanoni dhe instaloni në pajisjen tuaj, askush tjetër nuk mund ta përdorë atë. Nëse dëshironi të përdorni kartën tuaj në një pajisje tjetër, do t'ju duhet të kërkoni një kod të ri aktivizimi.

Po, eSIM ka saktësisht të njëjtat karakteristika si karta SIM klasike, përveç se ajo ka një kod QR Aktivizimi dhe një numër identifikimi EID në pajisje.
Memoria e brendshme e eSIM ju lejon të ruani kontakte si karta klasike SIM. Fshirja e profilit eSIM nga pajisja gjithashtu fshin të gjitha të dhënat e ruajtura në të.

Sigurisht. Nëse pajisja juaj mbështet teknologjinë eSIM, mund ta zëvendësoni SIM në eSIM në dyqanet e Telekom ose duke telefonuar Kontakt qendrën tonë në numrin 122, pas së cilës do të merrni një kod aktivizimi eSIM në e-adresën tuaj. Të gjitha shërbimet tuaja mbeten të pandryshuara. Përpara se të bëni ndryshimin, sigurohuni që të bëni një kopje të të gjitha kontakteve tuaja në mënyrë që më vonë, kur të aktivizoni llogarinë tuaj eSIM, t'i riktheni ato.

eSIM është në dispozicion me të gjitha tarifat Postpejd nga portofoli aktual.

Së pari fshini profilin eSIM nga pajisja e vjetër. Kërkoni një kod të ri QR për të njëjtin numër dhe aktivizojeni atë në pajisjen e re.

Nëse e humbni telefonin tuaj, raportojeni menjëherë në qendrën tonë të mbështetjes së klientit për të çaktivizuar shërbimin dhe për të parandaluar abuzimin. Pastaj mund të aktivizoni një llogari të re eSIM me numrin e vjetër në një pajisje të re. Nëse është një pajisje e dëmtuar që duhet të servisohet, profili fshihet nga pajisja para se të servisohet dhe profili i ri aktivizohet më pas ashtu si aktivizimi i parë.

Në këtë rast do të keni nevojë për një profil të ri.
Pas aktivizimit të profilit të pajisjes, do të jeni në gjendje të vazhdoni të përdorni shërbimet celulare. Sigurisht që me profilin e ri e mbani edhe numrin ekzistues të telefonit.

Po. Në një pajisje mund të përdoren më shumë profile eSIM, por në një kohë vetëm një profil mund të jetë aktiv.

Përdorimi i eSIM nuk ndikon në shpenzimin e Internetit.

Po, eSIM mbështet të gjitha rrjetet.

Po, eSIM mund të përdoret në roaming në të njëjtën mënyrë si një kartë standarde.

Po, nëse pajisja juaj mbështet standardin eSIM. Ne rekomandojmë përdorimin e pajisjeve eSIM nga oferta e Telekom, sepse pajisjet tona janë të testuara detajisht.

Sigurohuni që së pari të fshini llogarinë tuaj. Kërkoni një kod të ri QR për të aktivizuar një pajisje tjetër.

Sigurisht. Për të bërë ndryshimin, kontaktoni çdo dyqan të Makedonski Telekom.

Verzioni desktop