MOBIPAY BILETA

Përdorni celularin tuaj edhe si biletë autobusi

Bileta MobiPay është një mënyrë e shkëlqyeshme për ta bërë pagesën pa para të gatshme të biletës suaj në autobusët e JSP - Skopje, përmes celularit drejtpërdrejt nga:

  • fatura postpejd e telefonit

Pagesa është e shpejtë dhe e lehtë. E tëra çfarë duhet të bëni është të thirrni në numrin 185 në telefonin tuaj dhe ta afroni afër pajisjes së leximit. Me rastin e një pagese të suksesshme, ju do të merrni sinjal zanor dhe me dritë nga pajisja e leximit, dhe si një konfirmim për pagesën tuaj - një SMS, të cilin duhet ta mbani deri në fund të udhëtimit.

Çmimi i biletës ditore të autobusit për një udhëtim është 40 denarë, kurse çmimi i biletës në mbrëmje është 50 denarë. Për përdorimin e shërbimit, nuk paguhet as komision për transaksion, as kompensim mujor.

Telekomi është operatori i parë celular në Maqedoni i cili e ofron shërbimin shërbimin biletë MobiPay drejtpërdrejt përmes faturës mujore të telefonit në postpejd ose faturës pripejd për biletë MobiPay, duke ju mundësuar kështu të gjithë përdoruesve të saj të paguajnë drejtpërdrejt nga telefoni i tyre celular në autobusët e Ndërmarrjes së transportit publik. Shërbimi vlen për të gjithë abonentët në postpejd dhe pripejd dhe është në dispozicion për cilindo lloj pajijse.

Aktivizimi në postpejd


Nëse nuk e keni aktivizuar ende këtë shërbim të Telekomit, atë mund ta bëni:

  • Me thirrje në numrin falas: 14 11 14
  • Duke dërguar SMS falas me tekst: START на 14 11 14
  • Me thirrje në Automatin vizual *180#
  • Me thirrje në Qendrën e kontaktit: 122
  • dyqanin më të afërt të Telekomit.

Kufiri mujor është 1.000 den.

Çaktivizimi


  • Duke dërguar SMS falas me tekst: STOP në 14 11 14
  • Me thirrje në Qendrën e kontaktit: 122
  • dyqanin më të afërt të Telekomit.
Verzioni desktop