Besueshmëria KSN+ është certifikatë e avancuar kualifikuese me përdorim të tokenit, e cila siguron siguri më të madhe të ruajtjes së certifikatës. Kjo është certifikata më e sigurt për përdorim të gjerë. Ka karakteristikat e njejta si Besueshmëria KSN, por ruhet në token. Është e dedikuar për aplikacione të avancuara dhe mund të përdoret për:
- E-postë të sigurt
- enkriptim/dekriptim të fajllave
- nënshkrim dixhital
- sigurimin e çfarëdo lloji të të dhënave dixhitale
- Autorizim VPN
- Autorizim të domenit
- E-pagesa /E-tregti
Pakoja përfshin dy palë çelësa. Vlefshmëria kohore e certifikatës është një vit me mundësi për ripërtrirje për edhe një vit (maksimum 4 ripërtrirje me rradhë). Certifikata është e siguruar në shumë vjetore prej 200.000 €.