BOTA E MAXTV NË DISPOZICION KUDO
QË TANI EDHE PËRMES ANDROID TV BOX

SI FUNKSIONON MAXTV PËRMES ANDROID TV BOX?

Shërbimi MaxTV që tani do të jetë në dispozicion edhe përmes aplikacionit MaxTV, i instaluar vetëm në pajisje Android TV box të cilën përdoruesi e furnizon nga Makedonski Telekom. Pajisja Android TV box lidhet me TV-në me anë të kabllos HDMI, kurse në internet përmes Wi-Fi ose kabllo rrjeti. TV-ja nuk duhet medoemos të jetë Smart TV. Duhet të ketë vetëm lidhje HDMI.

Aplikacioni MaxTV automatikisht instalohet në pajisje, menjëherë pasi të lidhet në internet. Me hapjen e aplikacionit, ju do të mund t’i ndiqni pandërprerë përmbajtjet e MaxTV. Aplikacioni e përdor internetin e përfshirë në abonim, sikur çdo aplikacion tjetër i instaluar në pajisjen Android TV box.

ÇFARË PËRMBAJTJESH JU OFRON MAXTV ANDROID TV?

Me MaxTV преку Android TV përfitoni 84 kanale të kategorive të ndryshme (kombëtare, sportive, filmike, dokumentare, muzikore, rajonale, lifestyle).

  • Janë të përfshira edhe Sport Klub 1, 2, 3, 4, 5, 6 dhe Arena 1, 2, 3, 4, 5
  • 22 kanale HD (të gjitha kanalet kombëtare dhe sportive që kanë versione HD)
  • Mundësi për aktivizimin e paketës HBO, Tring. dhe Arena Premium
  • Dizajn posteri në menu
  • Guidë programore
  • ТV-teka dhe pasqyrë sipas kategorive duke shfaqur përmbajtjet e 10 kanaleve nga 3 ditët e fundit
  • Pauzë, ecje para-mbrapa të 10 kanaleve
  • Videotekë me përmbajtje falas
  • Mundësi për zgjedhje të gjuhës së aplikacionit: maqedonisht, shqip dhe anglisht
Lista e kanaleve

Guida
programore

Pauzë /
para-mbrapa /
nis nga fillimi

ТV-teka me përmbajtje
nga 3 ditët
e fundit

Pasqyrë sipas
kategorive

Videotekë
Falas

CILAT JANË PËRFITIMET PËR PËRDORUESIT E APLIKACIONIT MAXTV ANDROID TV?


  • Kënaqësi të shikoni MaxTV, madje edhe në lokacione ku ka qenë e pamundur deri më tani.
  • Televizion në vilat tuaja ose në lokacione të tjera jashtë shtëpisë
  • Alternativë e shkëlqyeshme për përdoruesit e Internet ose Magenta 1 që nuk e kanë të aktivizuar televizionin
  • Mund t’i ndiqni përmbajtjet e MaxTV në interfejs të ri dhe bashkëkohor
  • Me pajisjen Android TV box, secili televizor shndërrohet në Smart TV
  • Një interfejs për të gjitha mediat (Tv lineare, përmbajtje On Demand, media streaming, streaming në rrjet lokal, cast, DVB-T).

MAXTV PËRMES ANDROID TV ME KONTRATË 24-MUAJSHE

Magenta 1 Business pa TV
Business Office pa TV, Business Internet

399
denarë në muaj

Përmbajtjet kulmore dhe cilësia HD e ofruar nga televizioni digjital më i mirë tani janë me ju kudo, të disponueshme kudo që të shkoni në vendin tonë! Nëse jeni përdorues i shërbimit dhe keni tashmë një pajisje Android TV box, tani mund ta merrni me vete.

Internet sipas nevojës

Aktivizoni MaxTV për Android TV sipas nevojës për vetëm 399 denarë, me çaktivizimin automatik të shërbimit pas 30 ditësh, pasi të keni aktivizuar njërën nga paketat e internetit sipas nevojës.

Ofertë

PËR MAGENTA 1 BUSINESS ME TV DHE BUSINESS OFFICE ME TV

Shërbimi MaxTV për Android TV ofrohet për Magenta 1 Business dhe Business Office pa pagesë shtesë. Për përdoruesit e Magenta 1 Business TV, kutia Android TV ofrohet me një buxhet fleksibël ose me një çmim të rregullt me pagesë një herë, në 12 ose 24 këste. Për përdoruesit e Business Office pajisja disponohet vetëm me çmim të rregullt me mundësi pagese njëherësh, me 12 ose 24 këste mujore. Instalimi është shumë i thjeshtë - gjithçka që duhet të bëni është ta lidhni pajisjen me rrjetin lokal të internetit.

INFORMACIONE PLOTËSUESE PËR PAJISJEN

  • Modeli: KAON KSTB6077
  • Interfejs i përdorimit: Google interfejs me aplikacionet MaxTV dhe HBO GO në dy vendet e para të rreshtit me aplikacionet e preferuara
  • Sistem i hapur Android: identifikohuni me emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin e llogarisë suaj Google dhe instaloni aplikacione të tjera Android nga Google Store
  • Telekomandë Bluetooth që nuk është medoemos të jetë i drejtuar kah pajisja
  • Versioni i sistemit operativ Android: OS Android TV 8.0 – Oreo
  • Asistenti Google: kontroll me zë përmes telekomandës
  • Funksion i integruar Chromecast
  • Konfigurues i integruar DVB-T2
  • Lidhje me internetin përmes WiFi 802.11ac 2x2 dual band, ose kabllo rrjeti
  • UHD 4K 60fps video procesim

Çmimet e pajisjes:

në faturën e parë të telefonit ose me para të gatshme

5.199
den.

në faturën e telefonit

449
den. 12x këste

në faturën e telefonit

229
den. 24x këste

Çmimet janë me TVSH

A mund ta përdor pa internet shërbimin MaxTV për Android TV?

Shërbimi MaxTV për Android TV sigurohet përmes aplikacionit të instaluar në pajisjen Android TV, furnizuar nga Makedonski Telekom. Ajo e përdor internetin e përfshirë në abonim, sikur çdo aplikacion tjetër i instaluar në pajisjen Android TV. Nëse e keni shpenzuar internetin në pako, nuk do të mund ta përdorni aplikacionin.

Sa internet shpenzon MaxTV për aplikacionin Android TV?

Nëse ndiwni TV mesatarisht 5 orë në ditë gjatë muajit, nëse ndiwni kanal SD, do të shpenzoni rreth 110 GB, kurse për kanale HD rreth 230 GB në muaj.

A mund ta përdor pajisjen Android TV në çfarëdo lidhje interneti brenda dhe jashtë shtetit?

Po, pajisja mund të përdoret në çfarëdo lokacioni me lidhje interneti, por shërbimi MaxTV për Android TV me të gjitha përmbajtjet mund të përdoret vetëm në rrjetin fiks të Makedonski Telekom dhe teknologjitë zëvendësuese (4G ose ruter hibrid).

A mund të ndjek MaxTV për Android TV në rrjet që nuk është rrjet fiks i Makedonski Telekom?

Në një rrjet fiks në Maqedoni, që nuk është rrjet fiks i Makedonski Telekom, me aplikacionin MaxTV mund të ndiqni vetëm 17 kanale kombëtare maqedonase.

A mund të ndjek MaxTV për Android TV jashtë shtetit?

Shërbimi MaxTV për Android TV nuk është në dispozicion jashtë Maqedonisë.

A mund të instalohet MaxTV për aplikacionin Android TV në pajisje Android TV që nuk është i blerë nga Makedonski Telekom?

Jo. Aplikacioni është në dispozicion vetëm në pajisjen Android TV, furnizuar nga Makedonski Telekom.

A mund ta instaloj aplikacionin në telefon celular?

Jo. Aplikacioni është kompatibil vetëm për platformën Android TV. Për telefon celular në dispozicion është një aplikacion i ngjashëm, MaxTV GO.

Çka nëse apllikacionin e fshij rastësisht?

Aplikacioni mund të instalohet përsëri nëse kërkohet në Google Play Store përmes pajisjes Android TV, furnizuar nga Makedonski Telekom. Për qasje në Play Store ju duhet llogari përdoruesi e Google.

A do të ketë versione të reja të aplikacionit MaxTV?

Versionet e reja të aplikacionit do të jenë në dispozicion në Google Play Store. Nëse dëshironi që gjithmonë ta keni versionin më të ri të aplikacionit, identifikohuni me pajisjen tuaj Android TV me llogarinë tuaj të përdoruesit në Google dhe aplikacioni automatikisht do të përditësohet kur të ketë version të ri.

A mund të abonohem në TV pako shtesë?

Për momentin, një mundësi e tillë nuk ekziston. Po punojmë të ofrojmë një funksionalitet të tillë në të ardhmen.

Çfarë shpejtësie interneti më duhet për t’i ndjekur përmbajtjet e aplikacionit MaxTV?

Për një përvojë të mirë përdorimi, duhet të keni në dispozicion të paktën 3,5Mbps shpejtësi interneti.

A mund ta kthej mbrapa një përmbajtje që ka kaluar?

Po. Kjo është e mundur në 10 kanale. Në ato kanale mund të ndiqni përmbajtjet e 3 ditëve të kaluara. Kjo është e mundur në këto kanale: MTV1, Sitel, Kanal 5, Telma, RTV 21, Alsat М, Arena Sport 1, Arena Sport 2, Arena Sport 3 dhe Arena Sport 4.

A mund të instaloj aplikacione të tjera në pajisjen Android TV?

Nëse keni llogari përdoruesi në Google dhe identifikoheni përmes pajisjes, mund të instaloni aplikacione të tjera nga Google Play Store.

A mund t’i regjistroj përmbajtjet e MaxTV për aplikacionin Android TV?

Përmes aplikacionit nuk mund të regjistrohet.