5G Lajmet

22.06.2022

Rrjeti 5G i Makedonski Telekomit është në dispozicion thuajse në të gjitha vendbanimet më të mëdha të banuara

Rrjeti 5G i Makedonski Telekomit është në dispozicion thuajse në të gjitha vendbanimet më të mëdha në Maqedoni. Shkupi si edhe 15 qytete të tjera dhe rrethinat e tyre i përdorin shërbimet 5G, ndërsa nga qershori deri në tetor me pajisje prej gjeneratës më të re të pestë do të mbulohen edhe: Tetova, Gostivari, Kërçova, Dibra, Kumanova, Kriva Pallanka, Koçani, Vinica, Dellçeva dhe Berova.

Me rrjetin e parë komercial 5G që është në funksion që nga shkurti i këtij viti, abonuesit e Makedonski Telekomit tashmë i përdorin shërbimet 5G paralelisht dhe në kombinim me 4G, me teknologji të avancuar për përdorim dinamik të radio frekuencave ekzistuese. Menjëherë pas përfundimit të procesit të ndarjes së radiofrekuencave për radio valët 700MHz dhe 3.6GHz nga AKE, rrjeti 5G i Telekomit do ta ofrojë potencialin e plotë për internet super të shpejtë mobil në gigabit me shpejtësi deri në dhjetë herë më të larta se 4G.

Lista e telefonave të certifikuar 5G të Telekomit po rritet çdo ditë për t'u mundësuar abonuesve të zgjedhin nga sa më shumë pajisje. Risi janë Samsung Galaxy Fold 3 dhe Samsung Galaxy Flip 3, kështu që pothuajse të gjithë telefonat në portofolin e Telekomit që e kanë këtë opsion do të jenë të certifikuar për 5G.

Telekomi filloi me ndërtimin e rrjetit 5G në prill të vitit 2021 dhe me punë të përkushtuar në terren, deri në fund të tetorit do ta përmbushim planin dhe 26 qytete me rrethinat e tyre do të mbulohen me 5G ndërsa banorët e tyre do ta përdorin teknologjinë e gjeneratës së fundit.

Në vetëm një vit e gjysmë, e kemi ndërtuar rrjetin e parë dhe më të madh 5G në Maqedoni, me qëllim që të sigurojmë qasje në këtë teknologji për sa më shumë abonues dhe të mundësojmë zhvillimin e shërbimeve të papara deri më tani, të përshtatshme me epokën e re digjitale.

Më shumë informacione për mbulimin, tarifat dhe pajisjet 5G mund të merrni në linkun vijues.

Shihni lajmet e tjeraShihni lajmet e tjera

Çfarë është 5G?

5G është një gjeneratë e re e teknologjisë celulare që po revolucionarizon botën e telekomunikacionit dhe vazhdon evolucionin e rrjetit pa tel!

Mobile image 5g view
5g-icon

5G do të nxisë inovacionin dhe do të transformojë mënyrën se si jetojmë, punojmë dhe përdorim teknologjinë moderne.

Përparësitë e rrjetit 5G

Futja e rrjetit 5G, i cili mund të arrijë shpejtësinë 10 herë më të shpejtë se rrjeti i mëparshëm 4G, do të kontribuojë në përmirësimin e lidhjes me rrjetin, por gjithashtu do të krijojë mundësi të paparë për njerëzit dhe bizneset.

Gjithçka që mund të bëjmë përmes celularëve, tani, me rrjetin 5G, do të mund ta bëjmë edhe më shpejt dhe më mirë. 5G do të mundësojë lidhjen e një numri të madh pajisjesh dhe komunikimin e tyre të sigurt me vonesë minimale, gjë që hap një numër të madh mundësish për aplikimin e kësaj teknologjie.

100
100
100

Si deri në 5G

5G është këtu! Tani edhe ju mund të përjetoni përfitimet e teknologjisë superiore 5G në rrjetin më të mirë, të certifikuar nga përdoruesit.

Zgjidhni një tarifë sipas nevojave tuaja dhe bëhuni pjesë e botës drithëruese të 5G.

Magenta 1 Business Professional
Business Professional / Executive / Premium

5G të pëprfshirë
në parapagesë

Magenta 1 Business Standard /Business Standard

Aktivizoni 5G përmes aplikacionit Telekom MK,
Pa kompensim shtesë në periudhën promocionale*.

Vlen për të gjitha tarifat
e tjera standarde

Shërbim 5G
Paketë shtesë
99 den. me TVSH/muaj**

*Promocioni zgjat për periudhë të kufizuar kohore.
** Aktivizohet duke telefonuar në 120 ose nëpërmjet agjentit tuaj të shitjeve.

Për të përdorur rrjetin 5G në tarifat e listuara më sipër ju duhet:

  • të jeni në një zonë me mbulim 5G
  • të keni një pajisje 5G me përmirësimin e duhur të softuerit të ofruar nga prodhuesi i pajisjes
  • konfigurimi i rrjetit të pajisjes është vendosur në 5G

Pajisje të përputhshme me rrjetin 5G të Telekomit

Rrjeti i të ardhmes
është këtu

Rrjeti i
parë 5G
në Maqedoni

Finished state 5G подготвени
In progress state Во реализација
Во план

Korniza kohore 5G

Mundësitë 5G

Mundësitë e ofruara nga ky përparim revolucionar në teknologji, lidhja super e shpejtë, vonesa e reduktuar në mënyrë drastike dhe rritja e gjerësisë së brezit, do të kontribuojnë në zgjidhje të qëndrueshme sociale duke transformuar të gjitha industritë.

Po hapen mundësi të reja në drejtimin autonom, monitorimin në distancë dhe diagnostikimin e pacientëve, automatizimin e prodhimit, mbikëqyrjen më të sigurt dhe më të besueshme me video të zonave publike dhe bujqësore, etj.

5G можности

Shihni se si 5G do të na
lehtësojë jetën në:

Mjekësi

Industrisë

Muzikë

Industrinë e lojërave

Kujdesi për mjedisin

Teknologjia është aleati ynë më i rëndësishëm në luftën kundër ndryshimeve klimatike. Teknologjia e re 5G, e cila është baza e IoT dhe zgjidhjeve inteligjente, do të ndihmojë në reduktimin e emetimeve dhe përdorimit të burimeve natyrore dhe do të ndikojë në efiçencën e energjisë në industri në përgjithësi. Aplikimi i teknologjive dhe zgjidhjeve të gjeneratës së fundit ndikon drejtpërdrejt në mbrojtjen e mjedisit.

Pajisjet e gjeneratës së pestë më të fundit - 5G, janë në përputhje me të gjitha standardet e përcaktuara për sigurinë mjedisore.

5G грижа за животната средина
5G smart city icon

Pajtueshmëria me të gjitha standardet e sigurisë

Ne përdorim pajisjet e gjeneratës së fundit, në përputhje me standardet e përcaktuara të sigurisë të përcaktuara nga rregulloret ndërkombëtare dhe kombëtare. Matjet e ndikimit të pajisjeve të telekomunikacionit në mjedis kryhen nga institucionet përkatëse. Matjet e sigurisë së rrezatimit jojonizues të kryera nga AEK në rrjetin tonë të testimit tregojnë se rrezatimi total është vetëm 15% e vlerës kufi maksimale të lejuar.

Qëndrimi zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë
bazuar në hulumtimet e mbledhura deri më sot në mbarë botën është se nuk ka asnjë provë shkencore bindëse që sinjalet e dobëta nga stacionet bazë dhe rrjetet pa tela shkaktojnë efekte të pafavorshme shëndetësore.

Verzioni desktop