За нас banner

Operator telekomunikues lider

Makedonski Telekom është operator lider i telekomunikacionit, pjesë e Grupacionit Dojçe Telekom që nga viti 2001. Kompania ofron shërbime për përdoruesit privatë dhe afaristë: shërbime zanore dhe të dhëna përmes rrjetit celular dhe fiks, rrjet, shërbime interneti, shërbime konvergjente, televizion digjital dhe zgjidhje të avancuara Cloud dhe TIK.

Makedonski Telekom u zhvillua dhe u pozicionua vetem në një kompani që e udhëheq digjitalizimin e shoqërisë dhe krijon vlera të qëndrueshme për të gjithë.

E ndërtojmë rrjetin e së ardhmes

Një parakusht i domosdoshëm për digjitalizimin e një shoqërie është infrastruktura e rrjetit të avancuar, të qëndrueshëm dhe të dpëshmuar dhe investimet në teknologjitë më të fundit. Kjo është arsyeja pse ne vazhdojmë të ndërtojmë rrjetin më të mirë në Maqedoni dhe të jemi të parët që prezantojmë teknologjitë më të fundit në treg. Makedonski Telekom e lansoi rrjetin e parë komercial 5G dhe e mbuloi shumicën e zonave urbane me teknologjinë e gjeneratës së fundit. Paralelisht me rrjetin celular, po zhvillohet edhe rrjeti optik dhe numri i qasjeve optike po rritet vazhdimisht.

Ne mbetemi të përkushtuar ndaj zhvillimit të rrjetit dhe teknologjive më të fundit për të siguruar komunikim dhe lidhje të vazhdueshme për të gjithë përdoruesit.

Partner i besueshëm i bizneseve

Ne jemi një partner i besueshëm i bizneseve në epokën digjitale, duke krijuar produkte dhe zgjidhje inovative, të besueshme, të thjeshta për transformim, rritje dhe zhvillim digjital më efikas. Përzgjedhja e madhe e zgjidhjeve TIK dhe inteligjente, si dhe siguria e të dhënave është garanci për suksesin e çdo kompanie.

Ne jemi të përkushtuar të krijojmë zgjidhje TIK dhe inteligjente si platformat e qyteteve inteligjente që do ta bëjnë jetën më të lehtë, do të përmirësojnë ekonominë dhe do të krijojnë një mjedis më të shëndetshëm.

Të përkushtuar ndaj mjedisit jetësor

Ambicia jonë është të përdorim teknologjinë për të tejkaluar sfidat e imponuara nga kohët moderne. Kjo është arsyeja pse ne marrim pjesë aktive në luftën kundër ndryshimeve klimatike, nëpërmjet: përdorimit efektiv të burimeve, digjitalizimit të proceseve, reduktimit të mbetjeve dhe restaurimit të biodiversitetit.