percentage icon

Ktheni celularin tuaj të vjetër dhe përfitoni 3000 denarë zbritje Eko për celularin tuaj të ri T Phone 2 dhe T Phone 2 Pro

Të gjithë abonentët privatë ekzistues dhe të rinj me postpejd të cilët e lënë pajisjen e tyre të vjetër dhe zgjedhin T Phone 2 ose T Phone 2 Pro do të përfitojnë zbritje Eko prej 3000 denarë. Promocioni fillon nga data 02.09.2024.

Së bashku për mbrojtjen e mjedisit

Ndryshimet klimatike prekin të gjithë botën dhe ne kemi një përgjegjësi të përbashkët për të reduktuar ndikimin negativ në natyrë. Le të veprojmë tani dhe të bëjmë një ndryshim për një të ardhme më të mirë për të gjithë, me ju, abonuesit tanë, si partnerë në arritjen e qëllimit të përbashkët - një mjedis jetësor më të pastër.

Prandaj, në Ditën Globale të Riciklimit – 18 Mars, ne filluam një iniciativë për të ricikluar celularët e vjetër.
Në të gjitha dyqanet tona, në partneritet me “Zero Mbetje”, do të mbledhim celularë të vjetër për të përmirësuar së bashku me ju procesin e reduktimit të mbetjeve elektronike.

Nisma "Eko zbritje" është shprehje e përkushtimit të Telekomit, si një kompani e ndërgjegjshme për mjedisin, për të kontribuar në uljen e ndikimit të dëmshëm në natyrë dhe krijimin e një mjedisi jetësor më të shëndetshëm. Kjo nismë mban vulën e cilësisë, përgjegjësisë dhe qëndrueshmërisë #GreenMagenta

Green Magenta

Qëndrueshmëria e kombinuar me performancat

T Phone 2 dhe T Phone 2 Pro vijnë me një reduktim të konsiderueshëm të emetimeve të CO₂. Kjo arrihet përmes menaxhimit inteligjent të burimeve, pa u bërë kompromise në lidhje me performancën dhe disponueshmërinë.

Menaxhimi i zgjuar i burimeve është i dukshëm në T Phone 2 dhe T Phone 2 Pro përmes përdorimit të pjesshëm të energjisë së rinovueshme në procesin e prodhimit. Për më tepër, përdorimi i optimizuar i gjysmëpërçuesve i redukton dukshëm emetimet e CO₂ gjatë prodhimit të pajisjeve.

Përveç kësaj, paketimi i tyre karakterizohet nga mundësia mbi mesataren për reciklueshmëri dhe është bërë nga materiale pa plastikë me dimensione të minimizuara.

Suksesi i këtij menaxhimi inteligjent të burimeve dëshmohet nga rezultatet e shkëlqyera për eko rejting 88/100 (T Phone 2) dhe 84/100 (T Phone 2 Pro) sipas metodologjisë aktuale.

T Phone 2 dhe T Phone 2 Pro janë prezantuar pothuajse në të gjitha kompanitë kombëtare të Dojçe Telekomit dhe e mbajnë etiketën #GreenMagenta.

Kushtet dhe përfitimet

Për kë vlen zbritja ekologjike?
Promocioni vlen për të gjithë përdoruesit privatë ekzistues dhe të rinj me kontratë.

Me promocionin zbritje Eko për T Phone 2 dhe T Phone 2 Pro, ne plotësojmë procesin ekzistues të kthimit të celularëve të vjetër në këmbim të një zbritjeje që mund të përdoret vetëm për blerjen e një celular të ri me buxhet aktiv të kontratës familjare, në çdo dyqan të Telekomit

Periudha e vlefshmërisë

Zbritja Eko mund të përdoret nga një përdorues vetëm një herë në një periudhë prej 18 muajsh.

Mënyra e aktivizimit

Zbritja Eko për T Phone 2 dhe T Phone 2 Pro kur blini një smartphone të ri aktivizohet nga një përfaqësues i shitjeve në çdo dyqan të Telekomit


Shfrytëzoni zbritjen promocionale Eko
për blerjen e smartfonit tuaj të ri!

Shihni këtu listën e plotë.

* Lista e pajisjeve për të cilat vlen zbritja Eko është subjekt i ndryshimeve dhe plotësimeve. Promocioni zgjat për një periudhë të kufizuar kohore.

Nula otpad logo
Verzioni desktop