Bëhu parapagues në postpejd
Dokumentat e nevojshëm për postpejd parapaguesit e ri
Për person fizik:
Për të punësuar:
- Vërtetim për punësim jo më të vjetër se 30 ditë ose faturë të paguar nga Makedonski Telekom AD Skopje për muajin e kaluar pa detyrim të hapur të maturuar, që është në emër të Aplikantit.
- Një dokument të vlefshëm për identifikim (letërnjoftim ose pasaportë);
Për pensionistë:
- Çek pensional nga muaji i kaluar në shumë të barabartë ose më të madh se 5 000 denarë jo më të vjetër se 3 muaj, dhe
- Një dokument të vlefshëm për identifikim (letërnjoftim ose pasaportë);
Dokumentat e nevojshëm për persona të papunësuar:
- Një dokument të vlefshëm për identifikim (letërnjoftim ose pasaportë) dhe
- Deponim të mjeteve në të holla si garanci për shlyerjen e rregullt të faturave.(depozit)
Dokumentat e nevojshëm për nënshkrimin e postpejd kontratës së re për nënshtetas të huaj që kanë leje për qëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në Republika e Maqedonisë së Veriut:
- Dokument për identifikim personal në të parë (pasaportë ose letërnjoftim për nënshtetas të huaj nga të cilat mbahet një kopje mbi bazën e pajtueshmërisë së parapaguesit);
- Leje për qëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në Republika e Maqedonisë së Veriut në të parë (mbahet një kopje në bazë të pajtueshmërisë së parapaguesit); dhe
- Vërtetim për marëdhënie pune lëshuar nga ana e organizatës / kompanisë në memorandum ose deponim të mjeteve në të holla si garanci për shlyerjen e rregullt të faturave (depozit).
Dokumentat e nevojshëm për nënshkrimin e postpejd kontratës së re me nënshtetas të huaj që kanë leje për qëndrim në Republika e Maqedonisë së Veriut deri 3 muaj:
- Dokument për identifikim personal në të parë (pasaportë nga e cila mbahet një kopje mbi bazën e pajtueshmërisë së parapaguesit); dhe
- Deponim të mjeteve në të holla si garanci për shlyerjen e rregullt të faturave (depozit).
Dokumentat e nevojshëm për nënshkrimin e postpejd kontratës së re me nënshtetas të huaj me status diplomatik:
- Letërnjoftim zyrtar ose diplomatik (nga të cilat mbahet një kopje mbi bazën e pajtueshmërisë së parapaguesit)