Menaxhim i plotë dhe efikas i flotës së automjeteve tuaja

FLEET MANAGEMENT

Kujt i shërben zgjidhja
FLEET MENAGEMENT?

Gjithçka nën kontroll, gjithmonë në kohë reale

Fleet Management është një zgjidhje inteligjente për menaxhimin e plotë të flotës suaj të automjeteve, e cila mundëson:

  • gjurmim efikas të automjeteve në kohë reale,
  • optimizim të itinerarit dhe ulje të kostove,
  • menaxhim të lehtë dhe praktik të një flote me çdo madhësi dhe lloj automjetesh.

Me Fleet Management, operimi i flotës suaj bëhet më efikas, më i sigurt dhe më ekonomik.

Për kë është dedikuar kjo zgjdhje e zgjuar?

Për çdo sektor me flotën e vet të automjeteve

Menaxhimi efektiv i flotës është thelbësor për kompanitë nga sektorë të ndryshëm ekonomikë, siç janë:

  • Transporti dhe spedicionimi
  • Shpërndarja dhe logjistika
  • Ndërtimi
  • Kompleksi agro-industrial dhe sektorë të tjerë, si dhe
  • Shteti dhe të gjitha institucionet e tjera me flotën e tyre pavarësisht nga madhësia dhe diversiteti i flotave të subjekteve të biznesit.

Sistemi është i shkallëzueshëm dhe po aq efektiv për flotat e vogla, të mesme dhe të mëdha.

Komponentët e zgjidhjes

Teknologji që punon për ju

Zgjidhja Fleet Management përbëhet nga disa elementë të lidhur, të cilët së bashku ofrojnë funksionalitet të plotë:

  • Pajisje GPS – gjurmimi dhe dërgimi i të dhënave në lidhje me pozicionin e automjeteve;
  • Karta SIM (internet celular) – transferim i sigurt dhe i vazhdueshëm i të dhënave;
  • Aplikacioni i bazuar në internet – monitorimi, kontrolli dhe administrimi i flotës, i arritshëm nëpërmjet çdo pajisjeje interneti dhe
  • Instalimi dhe mbështetja – të kryera nga një ekip i çertifikuar, diagnostikim në distancë dhe përditësime të rregullta të softuerit.

Funksionalitete

Gjithçka që ju nevojitet për menaxhimin e flotës së automjeteve

  • Vendndodhja dhe gjurmimi – pozicioni dhe lëvizja në kohë reale;
  • Menaxhimi i shoferit – orët e punës nëpërmjet RFID, komunikimi dykahësh;
  • Mirëmbajtja – njoftimi i shërbimit dhe regjistrimi i kostos;
  • Sensorë dhe kompjuter në bord – menaxhimi i të dhënave të marra nga sensorët e jashtëm (I/O, CAN, OBD, etj.) ose informacioni i marrë nga kompjuteri në bord i automjetit;
  • Vendndodhjet (Geo-fence) – kontrolli dhe përcaktimi i zonave të lëvizjes;
  • Administrimi i automjeteve dhe kompanive – evidencë dhe privilegje pë qasje.

video icon PËR FLEET MANAGEMENT

PYETJE DHE PËRGJIGJE

Sistemi i gjurmimit të automjeteve funksionon nëpërmjet një pajisjeje të integruar GPS dhe një rrjeti celular. Pajisja GPS e instaluar në automjet dërgon informacion mbi vendndodhjen në kohë reale dhe këto të dhëna transmetohen nëpërmjet rrjetit celular në serverin qendror. Nëpërmjet një uebi ose aplikacioni celular, ju mund të shihni vendndodhjen dhe lëvizjen e automjeteve në çdo kohë.

Jo. Pajisja integrohet pa ndryshime fizike ose dëmtime të automjetit.

Po, sistemi është i pajtueshëm me automjetet elektrike dhe ofron të dhëna mbi konsumin e tyre, gjendjen e baterisë dhe informacione të tjera relevante.

Çmimi varet nga madhësia e flotës, pajisjet e zgjedhura dhe funksionalitetet shtesë (për shembull: monitorimi i karburantit, sensorët e temperaturës, leximi i CAN). Për të marrë një ofertë të personalizuar të përshtatur sipas nevojave tuaja, klikoni në butonin "Dërgo kërkesë" dhe futni informacionin bazë.

Ekipi ynë do t'ju kontaktojë me një ofertë specifike.

Verzioni desktop