Lundroni sigurt!

Si të mbroheni në Internet

Përmbajtja

Hyrje

Në kohën e sotme, është shumë e vështirë të paramendohet jeta pa Internet. E shfrytëzojmë për: blerje, komunikim me miqtë në anën tjetër të botës, shikimin e filmave... Interneti, përkrah këtyre përparësive të jetës bashkëkohore sjell edhe rreziqet e tij. Nuk ekziston mundësia e vetme dhe më e mirë për mbrojtje nga mashtruesit në Internet, por me këto këshilla të thjeshta do ju ndihmojmë të përmirësoni sigurinë Tuaj dhe sigurinë e të dhënave Tuaja derisa jeni „onlajn“

Siguria e kompjutorit tuaj dhe mbrojtja bazike

Si ti mbroni të dhënat e Juaja private

Gjithmonë mbani llogari se sat ë ndieshme janë të dhënat tuaja

Mos fusni të dhëna të besueshme/t[ ndieshme kur përdorni kompjutorë publikë. Asnjëherë nuk dihet vallë janë të mbrojtur nga viruset, kuajt trojan dhe softverave të tjerë keqdashës. Mbroni kompjutorin/telefonin/tabletin tuaj nga sytë kurreshtarë. Mbani llogari se kush do mund të shihte përmbajtjen në ekranin apo tastaturën tuaj, veçanërisht para se të fusni të dhëna të ndieshme të llojit e-mail adresa, emra përdoruesish, fjalëkalime...

Ruajeni sistemin tuaj në verzionin e fundit të softverit

Prodhuesit e softverave vazhdimisht bëjnë përpjekje për përmirësimin e sigurisë së produkteve të tyre. Për këtë shkak, për mbrojtje më të mirë nga sulmet, gjithmonë përpiquni të përdorni verzionin e fundit të softverit. Kjo është e rëndësisë së veçantë te programet antivirusale.

Konfigurimet bazike të sigurisë

Gjithmonë të keni të instaluar softver antivirusal. Gjithashtu, e rëndësisë së veçantë është të keni Firewall në kompjutorin Tuaj, për mbrojtje derisa jeni në Internet. Te kompjutorët e bazuar në Windows, aktivizoni sëpaku Windows Firewall-in e integruar gjatë lidhjes në rrjet, zgjidhni llojin përkatës për të (rrjet shtëpiak ose rrjet publik). Shfrytëzoni opcionin për mbrojtje antivirusale në e-mail servisin tuaj, nëse e mbështet. Punët e përditshme në kompjutorin tuaj kryeni si shfrytëzues që nuk ka privilegje të administratorit.

Shkarkimi dhe ngjitja e dokumentave

Njëra ndër mënyrat më të shpeshta nga të cilat shpërndahen virusat kompjuterik është nëpërmjet dokumantave të ngjitura në e-mail porositë. Bëhuni të kujdesshëm gjatë hapjes së tyre. Kontrolloni se a është nga dërgues që e njihni ose në kontektin që edhe prisni. Ngjashëm është edhe me shkarkimet. Nëse faqja nuk ju duket e besueshme, mos shkarkoni asgjë prej aty.

Mbroni kompjutorin Tuaj me fjalëkalimа

Rekomandohet që gjithmonë të përdorni fjalëkalime për mbrojtje të kompjutorit tuaj (me këtë edhe të dhënat tuaja) nga qasja e joautorizuar. Zgjidhni fjalëkalim të sigurt i cili nuk është trivial për gjetje. Të gjithë sistemet operative të njohura kanë mundësi për mbyllje automatike pas një periudhe të caktuar për shkak të joaktivitetit. Për të vazhduar me punë, duhet që të futet fjalëkalimi. Zgjidhni periudhën e mbylljes që nuk është tepër e gjatë dhe përshtatet nevojave tuaja. Rekomandohet që të jetë periudhë ndërmjet 5 dhe 15 minuta. Gjithashtu, mund të inicohet mbyllje momentale të kompjutorit, pa e pritur periudhën e joaktivitetit. Te sistemet operative Windows, kjo bëhet duke klikuar në Ctrl-Alt-Del dhe duke zgjedhur opcionin „Lock Workstation“/„Mbyll“ ose drejtpërdrejtë me Win+L.

Interfejs pa tel dhe siguria e tyre

Rekomandohet që të çkyqen të gjithë interfejsat pa tel të rrjetit që për momentin nuk i shfrytëzoni. Nëqoftëse nuk jeni në shtëpi gjatë kohë, çkyqni opcionin WLAN në ruterin tonë shtëpiak. Disa modele kanë buton të jashtëm me këtë funksionalitet. Në mënyrë alternative, nëse ka edhe shfrytëzues të tjerë në rrjetin tuaj, çkyqni sëpaku pranuesin WLAN në kompjutorin tuaj. Bluetooth funksionalitetin kyqni vetëm kur e përdorni. Njësoj është edhe me funksionalitetet WLAN dhe Bluetooth në telefonin tuaj të mençur ose tablet. Mos harroni të mbroni rrjetin tuaj WLAN me fjalëkalim të sigurt dhe jotrivial.

Siguria e të dhënave tuaja

Mbroni të dhënat tuaja me kryerjen e rregullt të kopjeve rezervë të të dhënave kryesore. Shfrytëzoni pajisje të jashtme memorike (CD-ROM/DVD, disqe të jashtme ose USB memorje) ose ndonjë servis onlajn për ruajtjen e të dhënave.

Si të zgjidhni fjalëkalim të sigurt

Fjalëkalim sa më të mirë, aq mbrojtje më të mirë

Rregulla e parë dhe bazike gjatë zgjedhjes së fjalëkalimit: НMos shfrytëzoni si fjalëkalime termine që jantë të afërta ose janë të afërta me jetën tuaj, siç janë emra dhe mbiemra të anëtarëve të familjes, data të lindjes, emra kafshësh si dhe fjalë të nxjerra nga këto termien. .Si deri te ky fjalëkalim? Ja një truk të thjeshtë: Zgjidhni një fjali që lehtë do të mbani mend. Mund të jetë diçka që për momentin e shihni ose titull I librit, varg nga vjersha, çfarëdo. Për shembull fjalia „Çdo mëngjes blej ¼ burek me mish, kurse të premten burek me spinaq “ “ mund të shëndrrohet në fjalëkalim në mënyrë shumë të lehtë relative. Me kombinimin e dy shkronjave të para ose togfjalësh të fjalëve të fjalisë, si dhe me përdorimin e numrave dhe shkronjave të mëdha mund të fitohet , për shembull Suk14bsmavPetbss. Alternativisht, me qasje të ndryshme, duke përdorur fjalë të tëra mund të fitohet SekoeUtroKupuvam1/4Burek. Edhe, nëse sistemi ku lajmëroheni e mbështet, fjalët mund të ndahen edhe me vend të zbrazët. Të dy fjalëkalimet janë komplekse: janë të gjata, përdorin shkronja të mëdha, shkronja të vogla dhe numra ose shenja speciale, kurse nga ana tjetër janë të lehtë për të mbajtur mend.

Rregulla e dytë gjatë zgjedhjes së fjalëkalimit: Sa më e gjatë të jetë fjalëkalimi, aq më i mirë është fjalëkalimi. Ekspertët rekomandojnë minimum 8 shenja dhe përdorim të kombinimit të shkronjave të mëdha dhe të vogla dhe numrave ose shenjave speciale.

Përdorni fjalëkalime të veçanta për çdo qëllim. Siguria e fjalëkalimit Tuaj nuk varet gjithmonë vetëm nga ju, por edhe nga siguria e shërbimeve që shfrytëzoni. Nëse fjalëkalimi Juaj në ndonjë shërbim kompro mitohet, dhe përdorni fjalëkalim të njejtë kudo, efektivisht u janë komprometuar TË GJITHË fjalëkalimet.

Ruajeni fjalëkalimet tuaja në të sigurt. Diku ku vetëm ju keni qasje. Vendi më i sigurt është në kokën tuaj. Më pasigurtë është diku në fletë të ngjitur në monitor ose të ruajtura në internet kërkuesin tuaj. Nëse, patjetër duhet ti shënono diku, përdorni programe adekuate për këtë qëllim (Password Safe, Keypass, 1Password dhe të tjera).

Ndryshoni fjalëkalimet. Ndryshimi periodik i fjalëkalimeve e redukton rrezikun nga keqpërdorimi i të dhënave tuaja. Ekspertët rekomandojnë ndryshim të rekomandimeve në çdo 3 deri 6 muaj.

Kompleksitetit i fjalëkalimeve duhet të zgjidhet në përputhje me qëllimin. Fjalëkalimi për forumin e peshkatarëve nuk ka peshë të njejtë me fjalëkalimin për qasje deri te llogaria juaj bankare ose e-maili Juaj. Gjatë zgjedhjes së fjalëkalimit, periudha e ndryshimit dhe mënyra e shfrytëzimit, gjithmonë të keni parasysh pasojat potenciale në rast se fjalëkalimi ju kompromitohet.

Internet tregtia

Në çka duhet të keni kujdes kur tregtoni në Internet

Si edhe te tregtimi tradicional, bleni te tregtarë të cilëve ju besoni. Para se të lëshoheni në internet transakcion, pyetni miqtë për përvojën e tyre tek ndonjë tregtar individual, kontrolloni reputacionin e tij nëpër forume etj.

Kontrolloni vallë Internet vendi shitës shfrytëzon mënyrë të sigurtë për hyrje dhe regjistrim të pagesës. Nëqoftëse adresa fillon me https:// (në vend se me http://, si për shembull https://moj.telekom.mk), tregtari shfrytëzon mënyrë të sigurtë të lidhjes.

Gjithmonë kur dëshironi të vizitoni ndonjë Internet shitore, shkruani adresën me dorë ose përdorni shënues (bookmark) të cilin ju e keni vendosur. Përcjellja e lidhjeve nga e-mail porositë ose nga rezultatet e kërkimit mund tju dërgojnë te faqet e rrejshme, qëllimi i së cilave është vjedhja e të dhënave tuaja personale ose financiare.

Fjalëkalimi për qasje deri te Internet shitorja duhet të përdoret vetëm për një gjë, hyrje në sistemin e shitores. Onlajn servisi respektabil asnjëherë nuk do ju kërkojë fjalëkalimin me anë të e-mailit ose nëpërmjet telefonit. Nëse prapëseprap pranoni kërkesë të tillë, me shumë gjasë bëhet fjalë për kërkesë të rrejshme ose e a.q sulm Phishing.

Telefonat e mençur dhe pajisjet tablet

Si ti mbroni të dhënat në pajisjet Tuaja të mençura

Telefonat mobil të mençur dhe pajisjet tablet janë edhe më shumë prezente. Përdorimi i tyre masiv është motiv që ata të jenë cak i virusave dhe softverave të tjerë keqdashës.

Konceptet themelore të cilët vlejnë te kompjutorët janë të zbatueshme edhe këtu:

  • Gjithmonë përdorni verzione të fundit të softverit sistemor dhe aplikativ
  • Përdorni fjalëkalime për hapjen e pajisjes, si dhe mbylljen automatike gjatë joaktivitetit
  • Keni kujdes kur hapni dokumenta të ngjitura dhe shkarkoni dokumente dhe programe nga Interneti
  • Çkyqni serviset pa tel kur nuk i përdorni
  • Çkyqni serviset lokalizuese për aplikacione për të cilat mendoni se nuk duhet të kenë lokacionin tuaj.
  • Shfrytëzoni onlajn servise që të bëni kopje rezervë të të dhënave tuaja
  • Shfrytëzoni mundësitë e integruara për enkriptim të të dhënave në pajisjet tuaja mobile (nëse pajisja juaj e mbështet atë).

Fshini të dhënat nga telefonat që nuk i shfrytëzoni më

Çka kur të zëvendësoni telefonin me të ri? I vjetri zakonisht mbaron në sirtar, por mund edhe të dhurohet ose shitet familjarëve, miqve, por edhe të panjohurve. Por, edhe po të mbarojë në sirtar, rekomandohet që të dhënat nga telefoni të fshihen..

Mënyra më e thjeshtë për ti fshirë të gjithë të dhënat nga telefoni është që të ktheni telefonin në konfigurimet e fabrikës. Mos harroni të hiqni dhe të fshini edhe kartelën memorike (nëse e ka).

Shfrytëzim të sigurt të aplikacioneve për pajisje të mençura (telefonë/tabletë)

Gjatë instalimit të aplikacioneve në pajisje të bazuara në Android, merrni informacion se deri te cilat të dhëna e njëjta duhet të ketë qasje. Numri më i madh i aplikacioneve kanë nevojë për Internet qasje dhe të njejtën do ta shihni gjatë instalimit. Disa aplikacione kërkojnë qasje edhe deri te disa lloje të tjera të të dhënave, siç është adresari juaj, lista e thirrjeve ose të dhënat e lokacionit. Pajisjet e bazuara në iOS, në kuadër të konfigurimeve sistemore, ofrojnë mundësi të lejoni ose jo, në disa aplikacione të caktuara qasje deri te të dhënat e lokacionit.

Mbani llogari kur ndonjë aplikacion kërkon privilegje speciale për qasje deri te disa të dhëna (si për shembull adresari i telefonit etj), sepse të njejtat mund të dërgohen deri te palët e treta. Lexoni politikat e privatësisë ose kontratën e shfrytëzuesit të aplikacionit dhe të prodhuesit. Atje do duhet të ketë spjegim pse dhe si përdoren të dhënat deri te cilat aplikacioni ka qsje. Nëqoftëse këto spjegime nuk përputhen me qëllimin e aplikacionit, mos e instaloni.

Mbani llogari për shpenzimet e fshehura gjatë shfrytëzimit të aplikacioneve të caktuara nëpërmjet opcioneve për riblerjen e shtesave në kuadër të vetë aplikacionit ose nëpërmjet sistemeve të parapagimit.

Fshehja e gjurmëve të lëna gjatë shfrytëzimit të Internetit


Gjithmonë kur përdorim Internet, lëmë gjurmë nga aktivitetet tona në formën e „ cookies “, Internet datoteka të përkohshme, identifikues të kërkuesit/shfletuesit, Flash objekte, fjalëkalime të ruajtura etj. Disa nga to ruhen në pajisjen Tuaj, disa në serviset ku qaseni, kurse disa në të dy vendet. Që të ruani privatësinë, rekomandohet që kohë pas kohe ti fshini këto gjurmë.

„Cookies“

„Cookies “ paraqesin datoteka të vogla, të cilët nëpërmjet Internet shfletuesit, ruhen në kompjutorin tuaj nga ana e faqeve që i vizitoni. Kanë për qëllim ruajtjen e të dhënave tuaja dhe konfigurimin e të njejtave. Nga shportat konsumatore, nëpërmjet konfigurimit të pamjes dhe gjuhës në faqe të caktuar, deri te të dhënat për hyrje. Nëpërmjet përdorimit të këtyre „ cookies “ Internet shpallësit mund ti përcjellin aktivitetet tuaja në Internet, me qëllim që tju servojnë reklama adekuate me interesin tuaj. Internet shfletuesit modern, Internet Explorer, Firefox, Opera dhe Chrome, kanë opcione dhe shtojca që ju mundësojnë kontroll mbi atë se cila faqe, çfarë „ cookies “ kanë për Ju, si dhe mundësi ti pranoni ato ose jo.

Me shfrytëzimin e shfletuesve të ndryshëm, për qëllime të ndryshme, mund të formoni onlajn identitete virtuele të ndryshme. Për shembull, një për nevojat tuaja zyrtare, tjetër për ato private.

Përveç shtojcave të shfletuesve, ekzistojnë edhe vegla softverike të specializuara që ju ndihmojnë ti identifikoni dhe ti fshini gjurmët e Internet identitetit tuaj. Kësisoj softverë, janë për shembull, , Spybot Search&Destroy(https://www.safer-networking.org/mirrors/) ose Ccleaner (http://www.piriform.com/ccleaner/download/standard).

Phishing

„Gjah“ të të dhënave Tuaja (e-mail adresa, fjalëkalime, të dhënat personale) me ndihmën e e-mail porosive dhe faqeve të rrejshme.

Termi Phishing është formuar nga fjalët në anglisht password (fjalëkalim) dhe fishing (peshkim), që paraqet strategji që përdorin Internet mashtruesit me qëllim që të arrijnë deri te të dhënat tuaja të ndieshme. Ata përdorin e-mail porosi të rrejshme dhe vendosin faqe të rrejshme në Internet, me qëllim që tju shtyejnë ti futni të dhënat tuaja në faqen e rrejshme, të cilat ngjajnë me faqe të vërteta të bankave, rrjeteve sociale dhe kompanive të tjera. Këshillat në vazhdim do ju ndihmojnë di identifikoni dhe ti mënjanoni kurthet që i vendosin.

Nëqoftëse pranoni porosi që paraqitet se është nga mbështetja teknike e kompanisë ose Internet servis që ju nuk e përdorni, është probabiliteti i madh se ka të bëjë me porosi të rrejshme. Nëqoftëse nga ana tjetër jeni shfrytëzues, ekzistojnë shenja të tjera se ka të bëjë me porosi të rrejshme:

  • Porosia ka shenja të urgjencës dhe nga Ju kërkohet ti vërtetoni të dhënat tuaja. Kjo shpesh përcillet me paralajmërim se, nëse nuk veproni sipas udhëzimeve, servisi/portali juaj do të çkyqet
  • Në porosi nuk ju drejtohen personalisht, nëpërmjet emrit dhe mbiemrit tuaj por me fjalë të përgjithshme të llojit „I nderuar shfrytëzues “. Nëqoftëse me të vërtetë bëhet fjalë për kompani ku edhe ju jeni shfrytëzues, do duhej tju drejtohen drejtpërdrejtë, me emër dhe mbiemër
  • Gjuha në të cilën është shënuar porosia nuk përputhet me kompaninë/servisin ose nuk përshtatet me porositë e mëhershme që keni pranuar nga to. Për shembull kompani nga Maqedonis Ju drejtohet në gjuhën angleze. Ekzistojnë edhe situata kur gjuha është maqedonisht, por është e keqe dhe gramatikisht e pasaktë dhe sugjeron se janë përdorur onlajn vegla për përkzhim.
  • Adresa dhe emri i dërguesit nuk përputhen njëra me tjetrën ose nuk përputhen me përmbajtjen.
  • Nëqoftëse nga ju kërkohet të vizitoni ndonjë faqe që të mbaroni me procedurën, mbani llogari vallë ajo që është shkruar përgjigjet me adresën ku ju shpie përcjellja e lidhjes. Kontrolloni vallë faqja ka adresë që përshtatet me adresat publike të njohura të kompanisë.

Nëqoftëse dyshoni se ndonjë porosi është e rrejshme, kontaktoni kompaninë nëpërmjet telefonit ose e-mailit dhe kërkoni verifikim. Shfrytëzoni kontakt informacione në Internet faqet zyrtare të kompanisë. Për qasjen deri te faqja zyrtare, mos përcjellni lidhje nga porosia, por shkruani me dorë adresën në Internet shfletuesin.

Inxheneringu Social


Inxheneringu social është teknikë të cilën e shfrytëzojnë mashtruesit, me qëllim që të marrin qasje te të dhënat tuaja ose te financat tuaja. E shfrytëzojnë mashtrues në Internet dhe jashtë internetit. Bazohet në keqpërdorimin e cilësive pozitive të karakterit të reaksioneve normale të njerëzve siç është solidariteti, bashkëmëshira, paniku, raporti ndaj autoritetit etj. Mashtruesit më shpesh janë të informuar për elemente nga jeta private ose profesionale e viktimës. Mu për këtë, këto mashtrime ndonjëherë janë shumë të rënda për tu identifikuar.

  • Jeni të dyshimtë drejt e-mail porosive ose thirrjeve telefonike ku identiteti në anën tjetër nuk mund të përcaktohet
  • Mos zbuloni informacione personale. Të njejtat mund të shfrytëzohen për zhvillim të mëtutjeshëm të mashtrimit.
  • Kërkoni informacione për identitetin dhe kontakt të dhënat dhe provoni ti verifikoni nëpërmjet burimit kredibël para se të vazhdoni më tutje. Numrin e telefonit kontrolloni në veb faqen publike të institucionit nga e cila paraqitet pala tjetër. Ose lajmërohuni deri te institucioni dhe kërkoni tju lidhin me personin që kinse ju ka kontaktuar.

Rrjetet sociale

Në çfarë duhet të keni kujdes në rrjetet sociale

Rrjetet sociale janë Internet servise që na ndihmojnë të jemi në kontakt me familjarët, miqtë nga shkolla, kolegët nga vendet e mëhershme të punës … Nëqoftëse nuk kujdesemi si i shfrytëzojmë, mund të zbulojmë detaje nga jeta private ose profesionale të personave për të cilët nuk është dashur apo nuk është guxuar të ndodh. Këto detaje mund tju ndihmojnë mashtruesve të shumtë dhe ti përdorin kundër Jush ose kundër ndonjë të afërmi tuaj.

  • Publikoni sa më pak është e mundur informacione personale dhe kontakti në pjesën publike të profilit. Këtu bëjnë pjesë e-mail adresat, numrat e telefonit, datat e lindjes, fotografitë private etj.
  • Përdorni opcionet për kufizimin e qasjes deri te materialet e shpërndara private vetëm për persona që i keni të afërt.
  • Pranoni për miq vetëm persona të cilët me të vërtetë i njihni dhe identitetin e të cilëve lehtë mund ta verifikoni.
  • Keni kujdes kur publikoni informacion mbi lokacionin apo gjendjen tuaj momentale. Duke publikuar për momentin se jeni në pushim me familjen tuaj, në shtet tjetër, është informacion, e cila bashkë me adresën tuaj të banimit jep lokacionin e shtëpisë ku për një kohë të caktuar nuk do të jetë askush dhe si i tillë është cak potencial për vjedhësit.
Verzioni desktop