TIMI I MENAXHERAVE

Goran Markoviq

Drejtori Kryesor Ekzekutiv

Goran Markoviq është Drejtor Kryesor Ekzekutiv i Makedonski Telekomit. Ai është menaxher me përvojë të gjerë ndërkombëtare, që përfshin më shumë se 20 vjet në pozicione drejtuese në industrinë e telekomunikacionit, kryesisht të fituar në tregje të ndryshme ndërkombëtare

Lexo më shumë
Goran Markovic
Slavko Projkovski

Slavko Projkoski

Drejtor kryesor i financave

Z. Projkoski karrierën e tij e ka filluar në Makedonski Telekom në vitin 1995, ku është emëruar në më shumë pozita udhëheqëse, kryesisht në fushën e financave, në mesin e të cilave drejtor ekzekutiv të Sferën për kontroll dhe Drejtor udhëheqës i financave. Pikërisht, për shkak të rezultateve të arritura në kuadër të punës së tij në Makedonski Telekom, ai në vitin 2007 është emëruar në pozitën Drejtor kryesor i Financave të Makedonski Telekom. Projkoski është elektroinxhinier i diplomuar dhe ka përvojë të madhe në industrinë telekomunikuese. Ai që nga 25 shkurti i vitit 2010 e kryen funksionin Drejtor kryesor për Financa në Makedonski Telekom.

Lexo më shumë

Emilija Andonovska

Drejtor kryesor komercial për abonues privatë

Emilija Andonovska është drejtoreshë kryesore komerciale për përdoruesit privatë, nga 1 korriku 2023.
Ajo është profesioniste e dëshmuar me më shumë se 20 vjet përvojë në Telekomin e Maqedonisë. Ajo ka punuar në disa pozicione të ndryshme menaxheriale në segmentin komercial dhe financiar.

Ajo e ka filluar karrierën e saj në fushën e kontrollit dhe analizës, më pas në fushën e financave, fillimisht si drejtoreshë e financave të përdoruesve dhe më pas si drejtoreshë e financave korporative të grupacionit. Ajo vazhdon të ndërtojë përvojën e saj në fushën e përdoruesve, ku drejtonte Sektorin për Shërbime Teknike dhe të Shitjes, i cili është i një sektor i sapokrijuar dhe gjithashtu njësia më e madhe në kompani.

Emilija Andonovska është ekonomiste e diplomuar dhe ka magjistruar në menaxhment të përgjithshëm.

Lexo më shumë
Emilija Andonovska
Maja Milosavlevska Naumovska

Maja Millosavlevska Naumovska

Drejtoreshë kryesore e teknikës dhe TI-së

Maja Millosavlevska Naumovska është Drejtoreshë kryesore e teknikës dhe TI-së në Makedonski Telekom nga 1 gushti 2022.
Maja është inxhiniere e diplomuar e shkencave kompjuterike dhe teknologjisë informatike, profesioniste e dëshmuar, me përvojë 22-vjeçare në industrinë telekomunikuese në fushën e teknikës dhe TI-së. Ekspertiza e saj gjithëpërfshirëse dhe përvoja përfshin planifikim dhe zhvillim të rrjeteve, transformimin dhe integrimin e sistemeve, TI dhe operacione në rrjet, implementimin e radio rrjeteve celulare dhe fikse, zhvillimin e zgjidhjeve për data qendra e të tjera.

Lexo më shumë

Marjan Bogatinovski

Drejtor i përgjithshëm komercial për abonuesit afaristë

Marjan Bogatinovski është Drejtor i përgjithshëm komercial për abonuesit afaristë nga 1 maji 2023. Ai është profesionist me përvojë në fushën e menaxhimit të produkteve dhe zhvillimit afarist me një përvojë prej tri dekadash në telekomunikimet, integrimin e sistemit dhe softuerin afarist.

Ai karrierën e tij e filloi si asistent për Telekomunikime në Fakultetin e Elektroteknikës të UCM, ndërsa vazhdoi ta ndërtojë atë në disa kompani të njohura botërore si KPN Research holandez, TNO Telecom dhe kompaninë polake Asseco SEE, në pozicione të ndryshme përgjegjëse që lidhen me inovacionin, konsulencën për biznesin dhe menaxhimin e sektorëve për produkte të reja. Ka punuar edhe në Makedonski Telekom, në segmentin e abonuesve afaristë, përgjegjës për zhvillimin e VoIP për abonues të mëdhenj, zgjidhje softuerike për shitje, produkte të integrimit sistemor dhe për udhëheqjen e ekipit për shitje tek abonuesit kyç.

Në këtë pozitë vjen nga pozita e Drejtorit ekzekutiv për menaxhim me produkte dhe zhvillim afarist të Datamajoris, kompani rajonale me zhvillim personal të zgjidhjeve të plota IoT për abonuesit afaristë.

Bogatinovski është elektroinxhinier i diplomuar në UCM ku, gjithashtu, e ka marrë edhe diplomën e magjistraturës në drejtimin e Telekomunikimeve.

Lexo më shumë
Marjan Bogatinovski
Verzioni desktop