Maja Millosavlevska Naumovska

Drejtoreshë kryesore e teknikës dhe TI-së

Maja Millosavlevska Naumovska është Drejtoreshë kryesore e teknikës dhe TI-së në Makedonski Telekom nga 1 gushti 2022.

Maja është inxhiniere e diplomuar e shkencave kompjuterike dhe teknologjisë informatike, profesioniste e dëshmuar, me përvojë 22-vjeçare në industrinë telekomunikuese në fushën e teknikës dhe TI-së. Ekspertiza e saj gjithëpërfshirëse dhe përvoja përfshin planifikim dhe zhvillim të rrjeteve, transformimin dhe integrimin e sistemeve, TI dhe operacione në rrjet, implementimin e radio rrjeteve celulare dhe fikse, zhvillimin e zgjidhjeve për data qendra e të tjera.

Në karrierën e saj shumëvjeçare, Maja ka qenë në pozita të ndryshme menaxheriale në sektorin telekomunikues, në OneVip Maqedoni dhe A1 Maqedoni ndërsa në fillimet e karrierës së saj ka qenë pjesë e ekipit të T-Mobile. Para se ta marrë këtë funksion Maja ishte Drejtoreshë teknike e A1 Maqedoni, përgjegjëse për menaxhimin operativ dhe strategjik me fushën për teknikë në kompani.

Verzioni desktop