Goran Markoviq

Drejtori Kryesor Ekzekutiv

Goran Markoviq

Goran Markoviq është Drejtor Kryesor Ekzekutiv i Makedonski Telekomit.

Ai është menaxher me përvojë të gjerë ndërkombëtare, që përfshin më shumë se 20 vjet në pozicione drejtuese në industrinë e telekomunikacionit, kryesisht të fituar në tregje të ndryshme ndërkombëtare. Gjatë karrierës së tij, Gorani ka mbajtur pozicione të larta në dy nga kompanitë kryesore shumënacionale në industri – Grupacioni DojçeTelekom dhe Grupacioni Telenor.

Karriera e tij përfshin një gamë rolesh, nga udhëheqja e njësive nacionale të biznesit deri te funksionet strategjike në nivel grupacioni dhe anëtarësime në borde, duke i dhënë atij një perspektivë të gjerë në dimensionet operacionale, tregtare dhe të korporatave. Ai ka menaxhuar me sukses programe kyçe dhe iniciativa transformimi me përmasa të mëdha, duke arritur rezultate të matshme. Me përvojë të pasur në fushat komerciale, duke përfshirë marketingun, komunikimet dhe markën, si dhe shitjet, ai sjell ekspertizë të plotë në udhëheqjen e transformimit të biznesit, përmirësimin e rezultateve dhe rritjen e qëndrueshme.

Ai i bashkohet Makedonski Telekomit nga T-Mobile Poloni, ku mbajti pozicionin e Drejtorit Kryesor Komercial dhe anëtarit të Bordit të Drejtorëve. Ai është i diplomuar në Shkenca Kompjuterike të Aplikuara dhe Menaxhim dhe Administrim Biznesi, ndërsa i ka përfunduar edhe disa programe të nivelit të lartë ndërkombëtar për lidership.

Verzioni desktop