Të dashur klientë, partnerë dhe miq,
Me krenari ju prezantojmë raportin mbi rezultatet e jashtëzakonshme, inovacionet dhe aktivitetet shoqërore të Makedonski Telekom në vitin 2024. Këtë vit, ne konfirmuam rolin tonë si lider në sektorin e telekomunikimeve, inovator në teknologji dhe një urë drejt së ardhmes dixhitale, mbase çdo hap i yni ishte drejtuar kah ofrimi i përvojës më të mirë për përdoruesit, si dhe kujdesi për shoqërinë dhe mjedisin. Në vitin 2024, arritëm rritje të qëndrueshme në të gjithë treguesit kryesorë, kurse investimet kapitale (CAPEX) në fund të vitit arritën në 2,286 milionë denarë, duke konfirmuar përkushtimin tonë për modernizim dhe zhvillim të vazhdueshëm.
Ne vazhduam me investime masive për modernizimin dhe zgjerimin e rrjetit. Infrastruktura jonë është më e mira në vend, gjë që u konfirmua me fitimin e çmimit prestigjioz Ookla® për rrjetin më të shpejtë celular dhe fiks, si dhe cilësinë më të mirë të rrjetit celular. Përveç zhvillimit të rrjetit tonë 5G dhe rrjetit optik (fibra), ne kemi ndërmarrë gjithashtu një hap pionier në zhvillimin e infrastrukturës së telekomunikacionit në vend duke vendosur kabllon e parë nënujore me fibra optike në Maqedoni. Strategjia jonë synon të nxisë teknologjitë e reja për të ofruar përvojën më të mirë të përdoruesit. Prandaj, pozicioni numër një në treg u konfirmua nga indeksi i kënaqësisë së klientit TRI*M si dhe nga indeksi Love Brand.
Ne mbetemi një lider në transformimin dixhital të shoqërisë. Qendra jonë e zhvillimit të zgjidhjeve të avancuara ka përmirësuar të gjitha zgjidhjet inteligjente, duke përfshirë ato për një sistem inovativ telemjekësie, ndriçim inteligjent, matës inteligjentë, kontroll IoT për energjinë elektrike dhe ujin, si dhe shërbime të sigurisë kibernetike. Në vitin 2024, morëm certifikatën prestigjioze rajonale Employer Partner nga SELECTIO Group, si dhe çmimin për punëdhënësin më të parapalqyer në sektorin e telekomunikimeve sipas "Vrabotuvanje.com". Në vitin 2024, ne vazhduam të mbështesim sportin, kulturën dhe filantropinë maqedonase, me një fokus të veçantë tek të rinjtë dhe grupet vulnerabël. Përmes projekteve për të zvogëluar hendekun dixhital dhe për të krijuar një shoqëri dixhitale të barabartë, arritëm pothuajse 33,500 përdorues. Këtë vit, lëshuam në përdorim platformën e komunikimit #BëjVend, me të cilën hapëm temën e lidhjes së vërtetë dhe kapërcimit të sfidave me të cilat përballemi si shoqëri. Si pjesë e Grupit Deutsche Telekom, ne jemi të përkushtuar për të reduktuar ndikimin e dëmshëm në natyrë. Prandaj, me aktivitete ekologjike dhe përmes ekonomisë rrethore, ne po ndikojmë gjithnjë e më shumë në reduktimin e mbeturinave elektronike, kurse zgjidhjet tona për qytetet inteligjente po e bëjnë jetën urbane më të qëndrueshme.
Ne do të vazhdojmë të ndjekim strategjinë tonë afatgjatë në vitet në vijim. Ne mbetemi të përkushtuar ndaj rritjes, zhvillimit, inovacionit të vazhdueshëm dhe ofrimit të vlerës maksimale për klientët, punonjësit, partnerët dhe shoqërinë në tërësi. Makedonski Telekom nuk është vetëm një rrjet - ne jemi urë lidhëse drejt së ardhmes digjitale dhe partner në çdo moment tuajin. Me respekt,
Nikolla Ljushev, Sllavko Projkoski, Emilija Andonovska, Maja Milosavleva Naumovska dhe Marjan Bogatinovski.