За нас banner

TIMI I MENAXHERAVE

Nikolla Lushev

Drejtor kryesor ekzekutiv

Nikolla Lushev është Drejtor Kryesor Ekzekutiv i Makedonski Telekom nga 1 korriku i vitit 2018. Përvojën shumëvjeçare në industrinë e telekomunikimeve e ka ndërtuar sipas pozitave më të larta drejtuese në Grupacionin Dojçe Telekom, në Kosomofon si edhe në Grupacionin Telekom Austria.

Në Telekom vjen nga pozita Drejtor Kryesor Ekzekutiv i Telekomit të Malit të Zi (anëtare e Grupacionit Dojçe Telekom), ku arriti rezultate të shkëlqyera dhe rritje të kompanisë. Para se t’i bashkohet Grupacionit Dojçe Telekom, Lushev ka qenë në menaxhmentin më të lartë të Telekom Austria në Maqedoni si Drejtor Kryesor Ekzekutiv i operatorit Vip nga viti 2007 deri në vitin 2015, ndërsa pas bashkimit të Vip dhe One dhe drejtor ekzekutiv i one.Vip në periudhën 2015-2016. Karrierën e saj në telekomunikime e filloi pikërisht në Makedonski Telekom në vitin 1997.

Lushev është inxhinier i diplomuar në fushën e Elektroteknikës dhe telekomunikimeve, me arsimim të avancuar për menaxhment korrporativ në shkolla dhe universitete ndërkombëtare prestigjioze, në mesin e të cilave edhe Haruard, INSEAD, Universitetin në Çikago dhe të tjera. Magazina prestigjioze Global Telecom Business – Londër dy herë e ka zgjedhur, në vitin 2010 dhe 2011, për një prej dyzetë drejtorëve më të mirë ekzekutiv nën moshën 40-vjeçare në segmentin e Telekomunikimeve në korniza botërore.

Lexo më shumë
Nikola Ljusev
Slavko Projkovski

Slavko Projkoski

Drejtor kryesor i financave

Z. Projkoski karrierën e tij e ka filluar në Makedonski Telekom në vitin 1995, ku është emëruar në më shumë pozita udhëheqëse, kryesisht në fushën e financave, në mesin e të cilave drejtor ekzekutiv të Sferën për kontroll dhe Drejtor udhëheqës i financave. Pikërisht, për shkak të rezultateve të arritura në kuadër të punës së tij në Makedonski Telekom, ai në vitin 2007 është emëruar në pozitën Drejtor kryesor i Financave të Makedonski Telekom. Projkoski është elektroinxhinier i diplomuar dhe ka përvojë të madhe në industrinë telekomunikuese. Ai që nga 25 shkurti i vitit 2010 e kryen funksionin Drejtor kryesor për Financa në Makedonski Telekom.

Lexo më shumë

Branko Stançev

Drejtor kryesor komercial për abonues privatë

Branko Stançev është Drejtor kryesor Komercial per abonues privatë i Makedonski Telekom. Para se ta marrë funksionin, i kreu funksionet Drejtor Kryesor Operativ për abonuesit afaristë, si dhe Drejtor Kryesor për Çështje Korporative.

Stançev iu bashkua kompanisë në tetor të vitit 2002 dhe mbajti pozita menaxhuese në fusha të ndryshme, duke i përfshirë pozitat Drejtor i Marketingut dhe Komunikimeve, Drejtor për Çmime dhe CPRM, Drejtor Ekzekutiv për Marketing, Shërbime, Çmime, Shitje me Shumicë dhe Rregullativë dhe Drejtor për Shitje me Shumicë dhe Rregulaltivë.

Stançev ka përvojë mbi 18 vjeçare në pothuajse të gjitha sferat komerciale, duke i përfshirë këtu marketingun, shitjen, TIK dhe shitjen me shumicë, si edhe në fushat e teknologjisë dhe rregullativës. Karrierën e tij prej inxhinieri e filloi në vitin 1997 si menaxher për zgjidhje për projekte të mëdha korrporative, vazhdoi si inxhinier i TI në sektorin bankar, ndërsa më pas pasoi angahimi në sektorin për Hulumtim dhe zhvillim. Para se t’i bashkohet Makedonski Telekom, ai ishte pjesë e menaxhmentit të lartë të Agjencisë për Komunikime Elektronike.

Branko Stançev diplomoi në vitin 1997 në Fakultetin për Shkenca Elektroteknike në Shkup, ndërsa është magjistër i Telekomunikimeve dhe magjistër i Administrës së Biznesit.

Lexo më shumë
Branko Stanchev
Maja Milosavlevska Naumovska

Maja Millosavlevska Naumovska

Drejtoreshë kryesore e teknikës dhe TI-së

Maja Millosavlevska Naumovska është Drejtoreshë kryesore e teknikës dhe TI-së në Makedonski Telekom nga 1 gushti 2022.
Maja është inxhiniere e diplomuar e shkencave kompjuterike dhe teknologjisë informatike, profesioniste e dëshmuar, me përvojë 22-vjeçare në industrinë telekomunikuese në fushën e teknikës dhe TI-së. Ekspertiza e saj gjithëpërfshirëse dhe përvoja përfshin planifikim dhe zhvillim të rrjeteve, transformimin dhe integrimin e sistemeve, TI dhe operacione në rrjet, implementimin e radio rrjeteve celulare dhe fikse, zhvillimin e zgjidhjeve për data qendra e të tjera.

Lexo më shumë
Verzioni desktop